Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Trileçe me karamel / Mish viçi me makarona kërmill / Kungulleshka me rikota.
Në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike flasim për një nga organet më të rëndësishme të trupit tonë, mëlçinë, e cila quhet si ‘truri’ ynë i tretë. Cilat janë funksionet e mëlçisë në organizëm? Cilat janë sëmundjet e mëlçisë? Si të kuptojmë shenjat paralajmëruese të mëlçisë së dhjamosur? Cilat janë burimet e yndyrës në mëlçi, çfarë duhet të bëjmë për mëlçinë e yndyrshme? A rigjenerohet plotësisht mëlçia dhe në sa kohë? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i marrim nga Altin Joka, i cili ndan këshillat naturopatike për shërimin e mëlçisë së dhjamosur si dhe disa receta pastrimi për mëlçinë.
Dhe pak ditë na ndajnë nga Pashkët ortodokse dhe tashmë në shtëpitë e të gjithë atyre që e festojnë përgatitjet kanë nisur. Në një lidhje skype për studion e “Rreze Dielli” amvisa korçare që jeton në Amerikë, Xheni Fundo, na tregon disa mënyra natyrale të ngjyrosjes së vezëve me ndihmën e çorapeve të holla, majdanozit dhe koperës.