-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 17 prill
Titujt e gazetave për sot, nga a i ka ikur mendja Metës te historike Kosovës i hapet rruga për anëtarësim në KiE e deri tek Mbape përmbys Barçën , PSG-ja rigjen Dortmundin.
-
VIDEO
4 fëmijë pa baba,nëna dëbohet nga i vëllai në rrugë/ ’Kur më vdiq burri, familja më...’
Bardha Gjika është një 50-vjeçare nga Golloborda e cila u njoh me shkuesi me Mafiz Adilin nga Dibra, 16 vite më të madh të cilit i kishte ndërruar jetë bashkëshortja. Të dy nisën të jetonin bashkë ndërsa Zoti i bekoi me ardhjen në jetë të 4 fëmijëve, 3 vajzave dhe një djali. Pas 7 vitesh bashkëjetesë, në vitin 2013 Mafizi u sëmur rëndë ndërsa para se të ndërronte jetë u la amanet familjarëve dhe të shoqes që 4 fëmijët të merrnin mbiemrin e tij, Adili pasi ato figuronin me mbiemrin e Bardhës.
-
VIDEO
Edhe Bardhi ‘la jashtë’ Berishën nga grupi i PD-së? Nikollës s’i çoi një listë deputetësh! (16 prill 2024)
-
VIDEO
Edhe Bardhi ‘la jashtë’ Berishën nga grupi i PD-së? Nikollës s’i çoi një listë deputetësh! Analisti: Pse s’i kërkoi llogari Kuvendit! Meçe: Situata absurde
Sali Berisha ka mbetur jashtë grupit parlamentar të PD edhe pse u kthyen të gjithë të përjashtuarit. Kuvendi thotë se sipas kërkesës së Gazment Bardhit, në grupin e PD janë kthyer vetëm të përjashtuarit gjatë kësaj legjislature. Sali Berisha u përjashtua nga Basha më 9 shtator, një ditë para nisjes së legjislaturës
-
VIDEO
Sekretari i Omonias: Ligji shqiptar s'e pengon Belerin të jetë eurodeputet dhe kryetar i bashkisë! Fitoi pikë me qëndrimet kundër qeverisë shqiptare
Marin Suli Sekretari i Përgjithshëm i Omonias në një intervistë për “Frontline Interview” në Report tv u shpreh se sipas ligjit shqiptar kandidimi i Fredi Belerit për eurodeputet nuk ia mohon të drejtën për të qenë dhe kryetar i bashkisë së Himarës
-
VIDEO
Largimi i Braimllarit nga PL, Braho në Report Tv: Nesër do të dalë edhe Elona Guri, e ka përzënë Meta! Ka paranoja, dyshon edhe për Monikën
Pas përplasjeve në distancë me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, nënkryetari i kësaj partie, Endrit Braimllari dha dorëheqjen nga posti që mbante. Ish-deputeti socialist Spartak Braho në një intervistë për emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv, tha se pas tij nesër do të largohet Elona Guri, e cila është në parti ndihmës kasaforta e tij
-
VIDEO
Shefqet Gjana, 3 dosjet e zhdukura të Sigurimit, sot në 20:00 Dosja K në Report Tv
Shefqet Gjana, Ishte vetëm 7 vjeç kur pa të atin të arrestuar me hekura në duar, një kujtim i hidhur që i shenjoi pothuajse gjithë jetën në vijim. Pas të atit do t’i arrestonin edhe gjyshin 70 vjeç.
-
VIDEO
Kandidat për eurodeputet, studiuesi Bido: Nga dje, Fredi Beleri politikan i shtetit grek! Duhet t’i hiqet shtetësia shqiptare
Përfaqësues të klasës politike të shtetit grek e ka quajtur studiouesi Ardit Bido, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin tashmë që është zyrtarizuar nga Demokracia e Re në Greqi si kandidat për Eurodeputet.
-
VIDEO
Avokati Beqiri: Meta ka vjedhur floririn e Krrabës dhe është kapur me presh në dorë me CEZ-DIA! Kalaja: Filozofia e tij, të mbrohet duke sulmuar
Sulmet e Ilir Metës nda Prokurorisë së Posaçme, po vijnë sepse po i vjen fundit! Kështu thotë avokati Idajet Beqiri i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, ku theksoi se ndaj Metës ka akuza konkrete siç është rasti i vjedhjes së floririt të Krrabës në ’99 si dhe për dosjen CEZ-DIA
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 16 Prill 2024 – Receta/ Olen Cesari dhe 'ushtria' e tij koncert madhështor në Tiranë, rrëfimi i virtuozit përtej notave të violinës…
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek tigani me patate, qumësht dhe vezë / Bollgur me salçiçe dhe vezë omletë / Sheqerpare të shpejta.
Virtuozi i skenave ndërkombëtare Olen Cesari rikthehet në Tiranë me ‘ushtrinë e tij’, "International Clandestine Orchestra", për koncertin e madh që do të mbahet në datat 18, 19, 20 Prill në Pallatin e Kongreseve. Të ftuar specialë do të jenë Sergio Cammariere, Marsela Çibukaj, Carlos Paz dhe Gaz Paja.
"Kapiten" Cesari rrëfeu në Rreze Dielli edhe pasionin e tij të vjetër për lundrimin me barkë. Prej 5 vitesh ai zotëron barkën personale "Situation" me të cilën arratiset në vende të largëta, së bashku me vëllain e tij. Vetëm pak kohë më parë, Olen Cecari realizoi performancën e rradhës brenda Koloseut në kuadër tē projektit ambicioz për të performuar në shtatë mrekullitë e botës dhe destinacioni i tij i radhës është tempulli indian Taj Mahal, e po ashtu Machu Pichu etj. I pyetur se çfarë do i thoshte vetes së tij 20 vjeçare, Oleni u shpreh se i vetmi peng i rinisë është udhëtimi dhe eksplorimi i botës. Ai zbuloi se prej kujt e ka marë këshillën më të vyer në jetë dhe marrëdhënien e veçantë me nënën e tij, njëkohësisht zysha e parë e violinës. Përmes një rrëfimi prej bohemi dhe autoktoni, Olen Cesari u ndal tek disa momente të sikletshme në skenë gjatë koncerteve në skenat botërore e po ashtu tek rituali i veçantë që ai dhe skuadra e tij bëjnë para shfaqjeve. Në mbyllje, një interpretim ekskluzivisht për Rreze Dielli, me pjesën "Love" performancë të cilën Oleni e ka luajtur brenda Murit Kinez vite më parë, për të cilën rrëfeu edhe vështirësitë apo sfidat e realizimit teknik dhe artistik të shfaqjes.
-
VIDEO
Irani sulmoi Izraelin, eksperti zbërthen skemën: Dolën të kënaqur të dyja! Shqetësim mbetet koalicioni i vendeve anti-perëndimore
Eksperti i sigurisë, Arben Çuko ishte i ftuar ditën e sotme në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, ku zbërtheu sulmin iranian ndaj Izraelit dy ditë më parë.
-
VIDEO
Magjia me notat e violinës, Olen Cesari luan ‘Love’ në Rreze Dielli
Olen Cesari interpreton ekskluzivisht për Rreze Dielli, pjesën ‘Love’ performancë të cilën e ka luajtur brenda Murit Kinez