Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek tigani me patate, qumësht dhe vezë / Bollgur me salçiçe dhe vezë omletë / Sheqerpare të shpejta.
Virtuozi i skenave ndërkombëtare Olen Cesari rikthehet në Tiranë me ‘ushtrinë e tij’, "International Clandestine Orchestra", për koncertin e madh që do të mbahet në datat 18, 19, 20 Prill në Pallatin e Kongreseve. Të ftuar specialë do të jenë Sergio Cammariere, Marsela Çibukaj, Carlos Paz dhe Gaz Paja.
"Kapiten" Cesari rrëfeu në Rreze Dielli edhe pasionin e tij të vjetër për lundrimin me barkë. Prej 5 vitesh ai zotëron barkën personale "Situation" me të cilën arratiset në vende të largëta, së bashku me vëllain e tij. Vetëm pak kohë më parë, Olen Cecari realizoi performancën e rradhës brenda Koloseut në kuadër tē projektit ambicioz për të performuar në shtatë mrekullitë e botës dhe destinacioni i tij i radhës është tempulli indian Taj Mahal, e po ashtu Machu Pichu etj. I pyetur se çfarë do i thoshte vetes së tij 20 vjeçare, Oleni u shpreh se i vetmi peng i rinisë është udhëtimi dhe eksplorimi i botës. Ai zbuloi se prej kujt e ka marë këshillën më të vyer në jetë dhe marrëdhënien e veçantë me nënën e tij, njëkohësisht zysha e parë e violinës. Përmes një rrëfimi prej bohemi dhe autoktoni, Olen Cesari u ndal tek disa momente të sikletshme në skenë gjatë koncerteve në skenat botërore e po ashtu tek rituali i veçantë që ai dhe skuadra e tij bëjnë para shfaqjeve. Në mbyllje, një interpretim ekskluzivisht për Rreze Dielli, me pjesën "Love" performancë të cilën Oleni e ka luajtur brenda Murit Kinez vite më parë, për të cilën rrëfeu edhe vështirësitë apo sfidat e realizimit teknik dhe artistik të shfaqjes.