4 fëmijë pa baba,nëna dëbohet nga i vëllai në rrugë/ ’Kur më vdiq burri, familja më...’

16 Prill, 18:00

 

Bardha Gjika është një 50-vjeçare nga Golloborda e cila u njoh me shkuesi me Mafiz Adilin nga Dibra, 16 vite më të madh të cilit i kishte ndërruar jetë bashkëshortja. Të dy nisën të jetonin bashkë ndërsa Zoti i bekoi me ardhjen në jetë të 4 fëmijëve, 3 vajzave dhe një djali. Pas 7 vitesh bashkëjetesë, në vitin 2013 Mafizi u sëmur rëndë ndërsa para se të ndërronte jetë u la amanet familjarëve dhe të shoqes që 4 fëmijët të merrnin mbiemrin e tij, Adili pasi ato figuronin me mbiemrin e Bardhës.