• VIDEO

    Paketë e re fiskale për të rinjtë, aktivistët në 'Përballje': E pamjaftueshme! Të rinjtë duan arsim dhe treg pune konkurrues

    Ministri Mete tha se do të ulet tatimi për pagat e të rinjve nën moshën 29 vjeç si dhe të ulen tatimet për ata që kanë fëmijë nën moshën 18 vjeç. Për aktivistët e ftuar në ‘Përballje’ në Report Tv, kjo është e pamjaftueshme dhe nuk zgjidh problemin e madh të të rinjve lidhur me largimin e tyre jashtë apo punësimin e tyre në Shqipëri.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 Prill 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla/ Infeksionet mykotike, trajtimi bimor nga Ylli Merja

    Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mish me qepujka / Qofte me bukë të ndjenjur.

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 15-21 prill për të gjitha shenjat e zodiakut duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Pulla theksoi se kjo javë mund të quhet java më e mirë e vitit, pasi ka ndikime të forta planetare të cilat japin shumë mundësi dhe favorizojnë si në marrjen e vendimeve të rëndësishme, në çështjet ekonomike financiare, në dokumentacione, në punë dhe karrierë, gjithashtu dhe në fushën shpirtërore.

    Infeksioni i Candida është një infeksion fungual që shkaktohet nga një lloj kërpudhe e quajtur Candida. Candida mund të shkaktojë infeksione në lëkurë, në gojë, në organe gjenitale, ose edhe në sistemin e tretjes. Në pjesën më të madhe të rasteve, Candida albicans është kërpudha që shkakton këtë infeksion. Simptomat e infeksionit të Candida mund të përfshijnë skuqje, djegie, kruarje, dhe shfaqje të sporeve të bardha në zonat e prekura, por dhe simptoma të tjera të fshehura. Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" në "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë shkaktarët që çojnë në infeksionet mykotike, simptomat, parandalimin dhe trajtimin alternativ me bimë dhe vajra bimore, të cilat e largojnë brenda pak kohësh.

  • VIDEO

    Luftojeni mykun në kohë rekord vetëm me këto produkte që keni në shtëpi/ Ylli Merja:100 % efektive

    Infeksioni i Candida është një infeksion fungual që shkaktohet nga një lloj kërpudhe e quajtur Candida. Candida mund të shkaktojë infeksione në lëkurë, në gojë, në organe gjenitale, ose edhe në sistemin e tretjes. Në pjesën më të madhe të rasteve, Candida albicans është kërpudha që shkakton këtë infeksion. Simptomat e infeksionit të Candida mund të përfshijnë skuqje, djegie, kruarje, dhe shfaqje të sporeve të bardha në zonat e prekura, por dhe simptoma të tjera të fshehura. Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" në "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë shkaktarët që çojnë në infeksionet mykotike, simptomat, parandalimin dhe trajtimin alternativ me bimë dhe vajra bimore, të cilat e largojnë brenda pak kohësh.

  • VIDEO

    Mish pule me qepujka nga zonja Albana

    Mish me qepujka

    Përbërësit:

    • 4 racione mish pule ose viçi
    • 1 qepë e grirë hollë
    • 1 spec të kuq
    • 1 spec jeshil
    • 3 lgj vaj ulliri
    • 1 lgj koncentrat domateje
    • 1.5 kg qepujka të vogla
    • 1 lç piper i kuq
    • ½ lç piper i zi
    • 4 lgj uthull balsamike
    • 4 gota ujë
    • 2 gjethe dafine
    • Kripë, pak kanellë

    Përgatitja:

    Qërojmë qepujkat dhe i vendosim në një tas të mbushur me ujë të ftohtë. Në një tenxhere të thellë hedhim vajin e ullirit dhe qepën e grirë imët dhe e kaurdisim derisa qepa të bëhet e butë dhe transparente. Shtojmë salcën e domates, mishin dhe e skuqim mirë nga të gjitha anët. Kullojmë qepujkat dhe i shtojmë në tenxhere së bashku me dafinën, uthullën, piperin e kuq dhe të zi duke e trazuar mirë me lugë druri. Hedhim ujin dhe rregullojmë shijen me kripë sipas dëshirës. E transferojmë gjellën në një enë qeramike, shtojmë specat e prerë, e mbulojmë me kapak dhe e vendosim në furrë të parangrohur për gati 2 orë. Çdo 30 minuta kontrollojmë nëse do ketë nevojë për ujë shtesë.

  • VIDEO

    Qofte pa mish me bukë të ndenjur nga zonja Albana

    Qofte me bukë të ndenjur

    Përbërësit:

    • 1/2 bukë të ndenjur
    • 1 qepë mesatare
    • 1 ĺk hudhër pluhur
    • 1 kokërr vezë
    • 1 lç piper i zi
    • 1 lç piper i kuq
    • 1 lç kerri
    • 1 tufë majdanoz
    • 100 gr djathë i grirë kaçkavall
    • Kripë, dhjozëm
    • Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Bashkojmë të gjithë përbërësit në një tas dhe zëmë brumin e qofteve. E lëmë pak të pushojë dhe përbërësit të lidhen dhe më pas realizojmë qoftet të cilat i skuqim në vaj të nxehtë.

  • VIDEO

    Java më e mirë e vitit, ja çfarë duhet të bëni/ Horoskopi 15-21 prill nga Jorgo Pulla

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 15-21 prill për të gjitha shenjat e zodiakut duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Pulla theksoi se kjo javë mund të quhet java më e mirë e vitit, pasi ka ndikime të forta planetare të cilat japin shumë mundësi dhe favorizojnë si në marrjen e vendimeve të rëndësishme, në çështjet ekonomike financarire, në dokumentacione, në punë dhe karrierë, gjithashtu dhe në fushën shpirtërore.

  • VIDEO

    Esencë- Komunistët e fundit të Shqipërisë janë gjallë, cilët janë?! (14.04.2024)

    Përse në Shqipëri ka ende enveristë dhe komunistë? Cilët janë ata? A është shkëputur sot shqiptari nga e shkuara e tij moniste apo e ka harruar fare atë? Çfarë thonë statistikat për nostalgjinë politike shqiptare të para viteve 90? A jemi ne shqiptarët thjeshtë nostalgjikë apo besojmë ende se komunizmi na e ka ndritur shpirtin? Ata të tre marrin ende frymë në PKSH! Kush janë komunistët e fundit të Shqipërisë? Flasim në studio me Qemal Cicollarin, Petrit Këndezin dhe Alban Çelajn.

  • VIDEO

    Kur’ani në shqip, pse kaq shumë botime të ndryshme? Esencë-Report Tv

    Kur’ani në shqip, pse kaq shumë botime të ndryshme? Cili është botimi më i mirë?

  • VIDEO

    Esencë- Kur’ani, ja 20 fakte që nuk i dini për vonesën e ardhjes së tij në shqip!

    A u vonuan shqiptarët në përkthimin e Kur’anit? 20 fakte nga Lauren Luli, Myftiu i Tiranës

  • VIDEO

    Veri Jug - Bujqësia drejt rënies së lirë

    Fermeri I vogël Agim Cani në fshatin Rrotull, thotë se bujqit dhe fermerët ndjehen të braktisur nga shteti. Vitin e ka;luar, thotë ai, pjesa dërrmuese e bujqve dhe traktoristëve nuk e morën karburantin sipas premtit. Cmimet e produkteve bujqësore që vijnë nga importi janë më të ulta se ato të prodhimeve vendase dhe kjo gjë po I con bujqit dhe fermerët drejt falimentit.

  • VIDEO

    Veri Jug - Zanati i traktoristit

     

    Besim Cani, tractorist I vjetër në fshatin Rrotull në Gjirin e Lalzit, rrëfen punën me traKtor qysh se ishte I ri dhe fillimisht ka punuar me një traKtor me zinxhirë. Ai thotë se në kohët e sotme bujqësia ka problemtaika të shumta dhe po shkon drejt falimentit, edhe për shkak të largimit të të rinjve nga fshati.

  • VIDEO

    Veri Jug - Mbjelljet e pranverës në fshatin Rrotull (15.04.2024)

     

    Mbjelljet e pranverës në fshatin Rrotull në Gjirin e Lalzit. Një fshat I mirë buzë detit, por larg jetës së vilave elitare të politikanëve dhe deputetëve që fshihen mes pyjeve me pisha buzë detit. Traktoristi Besim Cani dhe bukju Lulzim Totri në focus të kameras, sjellin shqetësimet e bujqve dhe fermerëve, të pambështetur nga ana e shtetit

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv