• VIDEO

    Protestat/ Meçe: Organizatorë janë Qori dhe Muçi, por nxjerrin në shesh Arben Kolën! Deputeti i Lëvizjes Bashkë: Rama të tërhiqet, mos të veprojë si Berisha në 1997

    Për analistin Arben Meçe, organizatorët e vërtetë të protestave që po zhvillohen në Tiranë janë Arlind Qori dhe Redi Muçi, të cilët sipas tij fshihen pas Arben Kolës. Nga ana tjetër, deputeti Muçi tha se përballë protestave, kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të mos bëjë të njëjtin gabim që bëri Sali Berisha në vitin 1997.

    • VIDEO

      Ministrja Ibrahimaj për Report Tv: Skenat jashtë Parlamentit, pikë kthese për protestat! Bonusi për pensionistët, i lidhur me rritjen ekonomike gjatë 5-mujorit të parë të vitit

      Për ministren Ibrahimaj, me përplasjet e sotme jashtë Parlamentit, protestat kanë marrë një pikë kthese dhe po e humbasin karakterin e tyre paqësor. Ibrahimaj tha gjithashtu se bonusi i verës për pensionistët nuk ka lidhje me protestat, por me rritjen ekonomike gjatë 5 mujorit të parë të vitit.

      • VIDEO

        Fërgesë me mëlçi dhe speca në tavë dheu nga zonja Albana

        Fërgesë me mëlçi në tavë dheu

        Përbërësit:

        • 500 gr mëlçi viçi ose qengji
        • 2 qepë mesatare
        • 2 speca të kuq të pjekur
        • 2 domate mesatare
        • 250 gr gjizë e freskët
        • 50 gr gjalpë
        • 3 lugë gjelle vaj ulliri
        • 1 lugë gjelle salcë domateje
        • 100 ml lëng mishi ose ujë
        • 2–3 thelpinj hudhër
        • Kripë, piper i zi
        • Pak spec djegës (opsional)

        Përgatitja:

        Pritni mëlçinë në kubikë dhe skuqeni për 3–4 minuta në vaj dhe gjalpë. Largojeni dhe në të njëjtën tigan kaurdisni qepën derisa të zbutet. Shtoni salcën e domates, domatet e grira dhe gatuajni 8–10 minuta. Hidhni specat e pjekur të prerë në rripa dhe hudhrën e grirë. Ktheni mëlçinë në tigan dhe shtoni lëngun e mishit. Lëreni të ziejë 5 minuta dhe më pas shtoni gjizën dhe përziejeni lehtë derisa të krijohet një masë kremoze. Transferojeni gatimin në tavë balte dhe piqeni në furrë në 200°C për 10–15 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.

      • VIDEO

        Lulelakër e skuqur me vezë nga zonja Albana

        Lulelakër e skuqur me vezë

        Përbërësit:

        • 1 kg lulelakër
        • 2–3 lugë gjelle miell
        • 3 vezë
        • 2–3 lugë gjelle djathë kaçkavall ose djathë i bardhë i thërrmuar
        • 2 filxhanë kafeje vaj për skuqje
        • Kripë, piper i zi

        Përgatitja:

        Pastroni lulelakrën, ndajeni në degëza të vogla dhe ziejeni në ujë me pak kripë derisa të zbuten lehtë, por të mos shpërbëhen. Kullojini mirë dhe lëreni të ftohen pak. Rrihni vezët në një enë, shtoni djathin e grirë ose të thërrmuar, kripën dhe piperin. Përziejini derisa të krijohet një masë homogjene. Kaloni çdo boçe lulelakre fillimisht në miell, më pas në përzierjen me vezë. Nxehni vajin në një tigan dhe skuqini nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante.

      • VIDEO

        Supë krem lulelakër nga zonja Albana

        Supë krem lulelakër

        Përbërësit:

        • 500 gr lulelakër
        • 2-3 patate
        • 3 lgj vaj ulliri
        • 1 lgj gjalpë
        • 1 kokërr qepë
        • 2 thelpinj hudhër
        • Piper i kuq
        • Kripë, arrë myshk
        • Kos ose pana për servirje

        Përgatitja:

        Kaurdisim me pak vaj ulliri dhe gjalpë qepën e grirë imët së bashku me hudhrën. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë patatet të prera në kubikë. Vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta, shtojmë ujë në masë të përbërësve, kripë dhe piper të zi. I lëmë patatet të ziejnë për rreth 10 minuta dhe më pas shtojmë lulelakrën. E lëmë supën të ziejë për 8 minuta, rregullojmë shijen sipas preferencës me erëza dhe e kalojmë supën në blender duke e kthyer në kremoze.

      • VIDEO

        E PLOTË/ Shtypi i Ditës, 30 Qershor /Protestuesit si tifozët dhe ekip pa trajner e drejtues

      • VIDEO

        Çfarë shkruanin gazetat më 30 qershor 1996/ Pas dorëheqjes së Meksit qeveria me dikastere e ministra të rinj, Presidenti Berisha takim me partitë

        Në numrin e datës 30 qershor 1996 në Gazetën Shqiptare pasqyroheshin zhvillimet që kishin të bënin me qeverinë e re pas dorëheqjes së Aleksandër Meksit. Presidenti Berisha kishte bërë takim me partitë politike ku PS nuk kishte marrë pjesë. Gazeta Shqiptare në faqen e parë shkruan : Qeveria: Dikastere e ministra të rinj”.

      • VIDEO

        Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Qershor 2026 – Receta / Përfitimet shëndetësore nga bima e bishtamithit

        Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Domate të mbushura me kimë / Tavë me oriz dhe mish të grirë/ Biskota me tërshërë pa miell dhe pa sheqer.

        Prej shekujsh, natyra ka qenë aleatja më e çmuar e njeriut në ruajtjen e shëndetit. Ajo na ka dhuruar bimë me vlera të jashtëzakonshme, të përdorura brez pas brezi për parandalimin dhe lehtësimin e shumë shqetësimeve shëndetësore. Edhe sot, shkenca vazhdon të konfirmojë fuqinë e shumë prej këtyre dhuratave të natyrës. Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti", së bashku me specialistin e bimëve mjekësore, Ylli Merja, do të ndalemi te një prej bimëve më të çmuara të mjekësisë popullore – bishtamithi, i njohur edhe si mijëfletëshi. E përdorur që në lashtësi për vetitë e saj terapeutike, kjo bimë është e pasur me vitamina, minerale dhe përbërës bioaktivë me veprim antibakterial e antiinflamator. Mijëfletëshi ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, mbron enët e gjakut, përshpejton shërimin e plagëve dhe kontribuon në lehtësimin e dhimbjeve menstruale, spazmave të stomakut dhe zorrëve. Cilat janë mënyrat më të mira të përdorimit të saj dhe për cilat probleme shëndetësore rekomandohet, flasim në “Rreze Dielli” me specialistin Ylli Merja.  

      • VIDEO

        Mrekullitë e lulegjizës, bima që po sfidon shumë ilaçe / Ja për çfarë ta përdorni

        Prej shekujsh, natyra ka qenë aleatja më e çmuar e njeriut në ruajtjen e shëndetit. Ajo na ka dhuruar bimë me vlera të jashtëzakonshme, të përdorura brez pas brezi për parandalimin dhe lehtësimin e shumë shqetësimeve shëndetësore. Edhe sot, shkenca vazhdon të konfirmojë fuqinë e shumë prej këtyre dhuratave të natyrës. Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti", së bashku me specialistin e bimëve mjekësore, Ylli Merja, do të ndalemi te një prej bimëve më të çmuara të mjekësisë popullore – bishtamithi, i njohur edhe si mijëfletëshi. E përdorur që në lashtësi për vetitë e saj terapeutike, kjo bimë është e pasur me vitamina, minerale dhe përbërës bioaktivë me veprim antibakterial e antiinflamator. Mijëfletëshi ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, mbron enët e gjakut, përshpejton shërimin e plagëve dhe kontribuon në lehtësimin e dhimbjeve menstruale, spazmave të stomakut dhe zorrëve. Cilat janë mënyrat më të mira të përdorimit të saj dhe për cilat probleme shëndetësore rekomandohet, flasim në “Rreze Dielli” me specialistin Ylli Merja.   

      • VIDEO

        Domate të mbushura me kimë nga zonja Albana

        Domate të mbushura me kimë

        Përbërësit:

        • 8 domate mesatare
        • 500 gr mish i grirë
        • 3 qepë mesatare
        • 2 filxhanë kafeje vaj
        • 1 lgj salcë e koncentruar
        • 4 filxhanë kafeje oriz
        • Kripë, piper i zi
        • Majdanoz i freskët

        Përgatitja:

        Zgjidhni domate të pjekura, por të forta. Lajini mirë dhe prituni pjesën e sipërme në formë kapaku. Me kujdes hiqni tulin e domateve, pa dëmtuar lëkurën, dhe kullojeni tulin që të largojë lëngun e tepërt. Në një tenxhere ngrohni vajin dhe kaurdisni qepët e grira hollë derisa të zbuten. Shtoni mishin e grirë dhe vazhdoni kaurdisjen derisa të ndryshojë ngjyrë. Shtoni tulin e domateve të grirë, kripën, piperin dhe pak ujë. Lëreni të ziejë derisa mishi të jetë gati. Më pas shtoni orizin e larë dhe të kulluar. Përziejeni dhe ziejeni edhe 2–3 minuta, vetëm sa orizi të marrë shijen e mbushjes, pa u gatuar plotësisht. Mbushni domatet jo deri në buzë, pasi orizi fryhet gjatë pjekjes. Vendosini në një tavë, spërkatini me pak kripë, shtoni rreth një gotë lëng mishi ose ujë në tavë dhe vendosuni kapakët. Piqini në furrë të parangrohur në 180°C për 45–60 minuta, derisa domatet të zbuten dhe orizi të piqet plotësisht. Në fund spërkatini me majdanoz të grirë hollë dhe shërbejini të ngrohta.

      • VIDEO

        Tavë me oriz dhe mish të grirë nga zonja Albana

        Tavë me oriz dhe mish të grirë

        Përbërësit:

        • 500 gr mish i grirë
        • 3 qepë mesatare
        • 2 filxhanë kafeje vaj
        • 1 lgj salcë e koncentruar
        • 4 filxhanë kafeje oriz
        • 3 kokrra vezë
        • Pak djathë i bardhë
        • Kripë, piper i zi
        • Majdanoz i freskët

        Përgatitja:

        Kaurdisim qepën dhe mishin e grirë, shtojmë salcën, erëzat dhe orizin. E vendosim në tavë dhe sipër shtojmë vezët e rrahura me pak nga uji i orizit dhe djathin e thërrmuar.  E vendosim tavën në furrë për 30 minuta në 180 gradë Celsius.

      • VIDEO

        Biskota me tërshërë pa miell dhe pa sheqer nga zonja Albana

        Biskota me tërshërë pa miell dhe pa sheqer

        Përbërësit:

        • 2 gota tërshërë
        • 2 karrota të grira në rende
        • 1 mollë e grirë
        • 2 vezë
        • 200 gr kos
        • 1 lugë çaji pluhur pjekës
        • 1 lugë çaji kanellë
        • Një majë kripe
        • 50 gr arra ose bajame të grira (sipas dëshirës)

        Përgatitja:

        Ngrohni furrën në 180°C. Në një tas të madh përzieni tërshërën, karrotat e grira, mollën e grirë, kanellën, pluhurin pjekës dhe kripën. Në një tas tjetër rrihni vezët dhe shtoni kosin. Përziejini mirë. Bashkoni përzierjen e lëngshme me atë të thatë dhe përziejini derisa të krijohet një masë homogjene. Shtoni arrat ose bajamet e grira dhe përziejini përsëri. Formoni biskotat me lugë dhe vendosini në një tepsi të shtruar me letër pjekjeje. Piqini për 20–25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv