-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 26 qershor 1997/ Fajdet, Presidenti i Fondacionit Xhaferri akuzon kreun e shtetit: Berisha më mori 13 miliardë
Në gazetën Koha Jonët ë datës 26 qershor 1997-të botohet një letër e Presidentit të Fondacionit Xhaferri që akuzonte kreun e shtetit për firmat piramidale . Në faqe të parë shkruhej: Xhaferri: Berisha më mori 13 miliardë”. Ndërsa në RD botimin e Partisë Demokratike pasqyroheshin takimet elektorale 3 ditë përpara zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
-
VIDEO
Spahiu: Qindra shqiptarë të Kosovës si Ikballe Huduti nuk protestojnë në Tiranë për patriotizëm, por për orientim fetar
Për juristin Kreshnik Spahiu, me qindra njerëz kanë ardhur nga Kosova në protestat që po zhvillohen në Tiranë, jo për patriotizëm, por për orientim fetar. Spahiu tha se kjo nuk duhet lejuar, pasi sipas tij, rrezikon që t'i 'vihet flaka' tolerancës fetare në Shqipëri.
-
VIDEO
Ikballe Huduti ‘non grata’ në Shqipëri/ Çakërri: Kishte lidhje të hershme me Iranin, Shqipëria s’mund të kthehet në arenë luftërash! Muharremi: Nëse protestoje në kohën e Berishës, haje plumbin ballit
Këshilltari bashkiak i Tiranës, Alfred Muharremi tha se në kohën e qeverisjes së vendit nga Sali Berisha, të tilla protesta në Tiranë nuk mund të zhvilloheshin, sepse sipas tij, merrje plumbin në ball. Ndërsa avokati Karaj tha se protestat që po zhvillohen në Tiranë janë më të mëdhatë që nga viti 1990 dhe sipas tij, ato janë kundër keqqeverisjes së vendit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 25 Qershor 2026 – Receta/ AlbArt, festivali i diasporës/ Si të shkarkoni stresin me joga
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me djathë dhe vezë / Gliko me lëvore shalqiri / Sorbeto me shalqi.
AlbArt është një festival ndërkombëtar që krijon ura lidhëse mes artistëve shqiptarë të diasporës dhe vendit të origjinës, duke promovuar dialogun kulturor përmes artit. Ky aktivitet sjell në një platformë të përbashkët krijues shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme të botës, duke ndërthurur traditat, identitetin dhe vlerat e kulturës shqiptare me ndikimet artistike të shoqërive ku ata janë integruar. Për të folur më gjerësisht mbi misionin, rrugëtimin dhe ndikimin e këtij festivali, i cili mbahet këtë fundjavë në Itali, flasim në “Rreze Dielli” me Valbona Xibrin, regjisore dhe organizatore e AlbArt.
Për më shumë se dy dekada jetoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndërtoi një karrierë të suksesshme si arkitekte. Por pas realizimit të asaj që shumë e quajnë “ëndrra amerikane”, Jonida Gjoka vendosi të rikthehej në Shqipëri në kërkim të një përmbushjeje më të thellë shpirtërore. Në një rrëfim për kamerën e “Rreze Dielli”, ajo tregon sfidat e fillimit në Amerikë, nga puna në lavanderi deri te projektet e arkitekturës në zonat më elitare të vendit. Megjithatë, pavarësisht suksesit profesional, diçka mungonte. Kontakti i parë me jogën ndryshoi rrjedhën e jetës së saj. Sot, Jonida jo vetëm që e praktikon këtë disiplinë çdo ditë, por ua mëson edhe të tjerëve. Ajo na tregon disa nga ushtrimet më të thjeshta dhe efektive që mund të bëhen që në mëngjes, pa dalë nga shtëpia, si edhe teknika për të larguar stresin dhe për të gjetur qetësinë përmes jogës.
-
VIDEO
La milionat në Amerikë, historia e Jonidës që zgjodhi jetēn pranë natyrës

Artistët e diasporës bëhen bashkë në një Festival unik
AlbArt është një festival ndërkombëtar që krijon ura lidhëse mes artistëve shqiptarë të diasporës dhe vendit të origjinës, duke promovuar dialogun kulturor përmes artit. Ky aktivitet sjell në një platformë të përbashkët krijues shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme të botës, duke ndërthurur traditat, identitetin dhe vlerat e kulturës shqiptare me ndikimet artistike të shoqërive ku ata janë integruar. Për të folur më gjerësisht mbi misionin, rrugëtimin dhe ndikimin e këtij festivali, i cili mbahet këtë fundjavë në Itali, flasim në “Rreze Dielli” me Valbona Xibrin, regjisore dhe organizatore e AlbArt.
-
VIDEO
Byrek special me djathë dhe vezë nga zonja Albana
Byrek me djathë dhe vezë
Përbërësit:
- 450 gr miell gruri
- 400 gr djathë i bardhë
- 3 vezë
- 120 ml qumësht
- Vaj ulliri
- Niseshte
- Miell misri
- Gjalpë
Përgatitja:
Në një tas hidhni miellin, pak kripë, 1-2 lugë gjelle vaj ulliri dhe ujë sa të lidhet brumi. Punojeni mirë dhe zini një brumë të butë, elastik, jo shumë të fortë. Lëreni të pushojë 20-30 minuta. Në një enë thërrmoni djathin e bardhë, shtoni vezët dhe qumështin. Përziejini mirë derisa të bëhet një masë kremoze. Nëse djathi është shumë i kripur, mos i shtoni kripë. Brumin e pushuar ndajeni në toptha të vegjël. Spërkatni tavolinën me pak niseshte ose miell misri dhe hapni petët me okllai (me kulaçka) sa më hollë. Lyejeni lehtë petën me vaj ulliri ose pak gjalpë të shkrirë. Shtroni petët e para në tepsi, duke i lënë anët të dalin pak jashtë. Hidhni mbushjen me djathë dhe vezë, sipër vendosni petën tjetër. Mblidhni anët dhe lyejeni sipër me pak vaj/gjalpë. Nëse dëshironi kore më të bukur, mund të spërkatni shumë pak qumësht ose pak përzierje veze. Piqeni në 180-200°C në furrë të parangrohur për rreth 35-45 minuta.
-
VIDEO
Gliko me lëvore shalqiri me sodë buke nga zonja Albana
Gliko me lëvore shalqiri (me sodë buke)
Përbërësit:
- 1 kg lëvore shalqiri të pastruara
- 1 kg sheqer
- 700–800 ml ujë
- 1 lugë çaji sodë buke
- 1 limon (lëngu i tij)
- 1 vanilje ose gjethe barbaroze
Përgatitja:
Merrni lëvoret e shalqirit, hiqni pjesën jeshile të jashtme, duke lënë pjesën e bardhë edhe pak nga pjesa rozë që duket më bukur. Pritini në kubikë ose rombe të vegjël. Në një tas të madh vendosni lëvoret e prera, ujë sa t’i mbulojë mirë, 1 lugë çaji sodë buke, përziejini pak dhe lërini 1 deri në 2 orë. Më pas kullojini, shpëlajini shumë mirë 3–4 herë dhe mbajini pak në ujë të pastër 10 minuta. Kulloji sërish që të mos mbetet shija e sodës. Vendosi lëvoret në tenxhere me ujë të pastër dhe ziejini 10 minuta. Më pas kullojini dhe lërini mënjanë. Në një tenxhere hidhni 1 kg sheqer dhe 700–800 ml ujë dhe lëreni të vlojë derisa sheqeri të shkrihet mirë dhe të krijohet sherbet i lehtë. Kur të marrë valë shtoni lëvoret e ziera, ulni pak nxehtësinë dhe lëreni të ziejë në zjarr mesatar derisa lëvoret të bëhen transparente dhe sherbeti të lidhet bukur. Nga fundi shtoni lëngun e limonit, vaniljen ose barbarozën dhe 2–3 karafila nëse dëshironi. Glikoja është gati kur copat duken si qelibar të tejdukshme dhe sherbeti nuk është as i hollë, por as shumë i trashë, pasi kur ftohet sherbeti trashet edhe më shumë.
-
VIDEO
Sorbeto me shalqi, receta më freskuese e verës nga zonja Albana
Sorbeto me shalqi
Përbërësit:
- 4 gota shalqi prerë në kubikë (pa fara)
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- Gjethe mente për servirje
Përgatitja:
Priteni shalqirin në copa dhe hiqni farat. Vendosini copat në një tepsi ose enë dhe futini në ngrirje gjatë natës. Vendosni shalqirin e ngrirë dhe lëngun e limonit në blender derisa të krijohet një masë e butë dhe kremoze si sorbet. Shërbejeni menjëherë për një teksturë të butë, ose futeni në ngrirje për 15–20 minuta për ta bërë më të fortë. Për një aromë edhe më verore, mund të shtoni disa gjethe menteje të freskët gjatë bluarjes. Mund ta servirni me copa të vogla shalqiri dhe gjethe menteje sipër.
-
VIDEO
E PLOTË/ Shtypi i Ditës, 25 Qershor /Çfarë duan ata nga Maqedonia në protestë?
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 25 qershor 1994/ Ramiz Alia mbrohet në gjyq: Komunistë të kthyer në demokratë duan dënimin tim për hakmarrje
-
VIDEO
Avokati Romeo Kara: Do përballem me Ilir Metën në gjyq! Edhe gruaja duket se është martuar për interes me ish-Presidentin
Avokati Romeo Kara, kallëzues i çështjes Çez-DIA, për të cilën akuzohet edhe Ilir Meta, ka deklaruar se do të përballet në GJKKO me ish-Presidentin.