-
VIDEO
Picë e shpejtë shtëpie në 5 minuta nga zonja Albana
Picë e shpejtë shtëpie
Përbërësit:
- 300 ml qumësht (1½ gotë)
- 200 gr miell (1 gotë)
- 2 vezë
- ½ lugë çaji kripë
- 2 lugë gjelle vaj
- 150 gr djathë kaçkavall i grirë
- 150 gr sallam ose proshutë
- 3-4 salsiçe të prera në feta
- 1 spec i kuq i grirë
- 1 spec jeshil i grirë
- 100 gr misër i zier (opsionale)
Përgatitja:
Në një tas rrihni vezët me qumështin, vajin dhe kripën. Shtoni miellin gradualisht dhe përziejeni derisa të krijohet një masë e lëmuar, pa kokrriza. Shtoni të gjithë përbërësit e mbushjes dhe përziejini mirë. Shtroni letër pjekjeje në një tavë të rrumbullakët ose katrore dhe hidhni masën. Sipër mund të shtoni edhe pak kaçkavall shtesë për një kore më të artë. Piqeni në 190°C për 30–35 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë dhe qendra të jetë pjekur.
-
VIDEO
E PLOTË/ Shtypi i Ditës, 6 Korrik / Qytetarët e dënojnë: Çfarë ishte ai arkivol në protestë?
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 6 korrik 1997/ Leka Zogu do u përgjigjet hetuesve për mitingun e përgjakshëm, bën homazhe në familjen e viktimës
Të enjten e 3 korrikut të vitit 1997-të Leka Zogu zhvillon një miting të armatosur në sheshin Skënderbej me pretendimin se iu vodhën votat në referendumin për monarkinë. Për këtë ngjarje ai do të pyetet nga hetuesit ndërsa shkoi dhe bëri homazhe në familjen e personit që humbi jetën në atë ngjarje. Për ketë në shtypin e datës 6 korrik 1997-të Gazeta Shqiptare shkruan: Zogu përballë hetuesve, do thirret për mitingun e përgjakshëm”. Ndërsakaq në RD pasqyrohej një denoncim i Partisë Demokratike për atentat ndaj kryetarit Tritan Shehu.
-
VIDEO
The Best Of Report Tv | Momentet më të spikatura të javës në Report Tv, 4 Korrik 2026
Zbuloni më të mirën e javës në The Best Of Report TV! Intervista ekskluzive, debate që ndezën studion dhe kronika nga redaksia, të gjitha në një program të vetëm.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Një nga ne'| 6 vite punë kërkimore, njihuni me qendistaren që rikrijoi veshjet tradicionale si dikur
“Një nga ne”, formati më i ri i mini-dokumentarëve prodhim i Departamentit të Programacionit të Report Tv. Qëllimi i këtij formati të ri është jo vetëm të sjellë jetën e vërtetë në Shqipëri por edhe të tregojë nëpërmjet tyre forma dhe mënyra për t’ia dalë mbanë situatave të ndryshme me të cilat ndeshemi në përditshmërinë tonë. Mini-dokumentarët do të realizohen nga gazetarja Xhensila Nako, nën kujdesin e gazetares Yllka Kamenica e cila është edhe redaktore e rubrikës së Specialeve në televizionin Report Tv. “Një nga ne” do të transmetohet çdo të shtunë në orën 13:00!
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 4 korrik 1997/ Leka Zogu protestë të armatosur pas referendumit për monarkinë, vritet një i ri e plagoset një tjetër
Më 29 qershor 1997 ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare u zhvillua edhe një referendum për monarkinë. Leka Zogu djali i Ahmet Zogut ishte kthyer në Shqipëri dhe pas votimit me pretendimet se kishte manipulime organizoi një protestë të armatosur ku u vra një i ri dhe një tjetër u plagos. Këto zhvillime pasqyroheshin gjerësisht në shtypin e shkruar të datës 4 korrik 1997.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 3 Korrik 2026 – Receta / Horoskopi për muajin Korrik
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bukë me domate të thara / Pulë me qull / Tavë me patate, brokoli, presh dhe spinaq.
Korriku pritet të jetë një nga muajt më sfidues të vitit për shumë shenja të zodiakut. Sipas astrologes Denisa Shyle, retrograda e Neptunit, Saturnit dhe Mërkurit do të ndikojë ndjeshëm në jetën personale dhe profesionale, duke sjellë tensione, keqkuptime dhe më shumë impulsivitet. Edhe pse Hëna e Re dhe Hëna e Plotë do të ndihmojnë në qartësimin e situatave, ato do të nxjerrin në pah edhe dilema e dualitete që nuk do ta bëjnë të lehtë marrjen e vendimeve. Astrologia këshillon veçanërisht ruajtjen e qetësisë në marrëdhëniet familjare, pasi retrograda e Mërkurit në Gaforre mund të sjellë përplasje dhe tensione, ndërsa Binjakët dhe Virgjëresha do ta ndiejnë më fort këtë ndikim. Po për secilën shenjë, çfarë rezervon konkretisht muaji korrik? Kush do të ketë fat në dashuri, kush do të përjetojë rritje në karrierë dhe cilat shenja duhet të bëjnë kujdes me financat, familjen apo rikthimet nga e shkuara? I zbulojmë të gjitha në parashikimin e detajuar për të 12 shenjat e horoskopit në emisionin “Rreze Dielli”.
-
VIDEO
Ikballe Huduti non grata/ Lamallari për Report Tv: E lidhur me Iranin! S’do kursejmë askënd që përdoren nga agjenturat e huaja kundër Shqipërisë
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në një intervistë për Report Tv komenton shpalljen e Ikballe Hudutit si person të padëshiruar në Shqipëri, vendim që erdhi pas angazhimeve të saj në protestë. Lamallari thotë në një intervistë për Report Tv se kanë informacione se ajo i shërbente Iranit. AI thekson se nuk do të hezitojë të marrë të njëjtën vendim edhe për persona të tjerë që përdoren nga agjentura të huaja kundër Shqipërisë dhe rrugës së saj europiane.
-
VIDEO
Protesta te Kuvendi/ Lamallari për Report Tv: Reagimi i policisë profesional, neutralizoi agresorët me rekorde kriminale! Dhunuan me gurë efektivët
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në një intervistë për Report Tv thotë se reagimi i policisë në protestën e djeshme para Kuvendit ishte profesional, pasi ndaloi agresorët që ushtruan dhunë ndaj policëve e gazëtarëve, por sulmuan me vezë edhe deputetët.
-
VIDEO
Korriku do të tronditë 12 shenjat! Asgjë s’do jetë si më parë! / HOROSKOPI ‘bombë’ i korrikut
Korriku pritet të jetë një nga muajt më sfidues të vitit për shumë shenja të zodiakut. Sipas astrologes Denisa Shyle, retrograda e Neptunit, Saturnit dhe Mërkurit do të ndikojë ndjeshëm në jetën personale dhe profesionale, duke sjellë tensione, keqkuptime dhe më shumë impulsivitet. Edhe pse Hëna e Re dhe Hëna e Plotë do të ndihmojnë në qartësimin e situatave, ato do të nxjerrin në pah edhe dilema e dualitete që nuk do ta bëjnë të lehtë marrjen e vendimeve. Astrologia këshillon veçanërisht ruajtjen e qetësisë në marrëdhëniet familjare, pasi retrograda e Mërkurit në Gaforre mund të sjellë përplasje dhe tensione, ndërsa Binjakët dhe Virgjëresha do ta ndiejnë më fort këtë ndikim. Po për secilën shenjë, çfarë rezervon konkretisht muaji korrik? Kush do të ketë fat në dashuri, kush do të përjetojë rritje në karrierë dhe cilat shenja duhet të bëjnë kujdes me financat, familjen apo rikthimet nga e shkuara? I zbulojmë të gjitha në parashikimin e detajuar për të 12 shenjat e horoskopit në emisionin “Rreze Dielli”.
-
VIDEO
Tavë me patate, brokoli, presh dhe spinaq nga zonja Albana
Tavë me patate, brokoli, presh dhe spinaq
Përbërësit:
- 4 patate mesatare
- ¼ kokë brokoli
- 1 presh i prerë në rrathë
- 1 grusht spinaq i freskët
- 1 grusht djathë i verdhë i grirë
- 200 ml pana për gatim
- 3 kokrra vezë
- Pak djathë i bardhë i thërrmuar
- Kripë, piper i zi, arrëmyshk
Përgatitja:
Ziejini patatet derisa të zbuten, qërojini dhe pritini në feta. Ziejeni brokolin për 3–4 minuta dhe kullojeni. Kaurdisni preshin në pak vaj ulliri derisa të zbutet. Në një tavë vendosni me shtresa: patatet, preshin, spinaqin, brokolin dhe djathin e butë të verdhë. Rrihni vezët me panën, shtoni djathin e bardhë të thërrmuar, kripën, piperin dhe pak arrëmyshk. Hidhni masën mbi perimet dhe spërkatni sipër me pak djathë kaçkavall. Piqeni në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 40 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Bukë me domate të thara dhe ullinj nga zonja Albana
Bukë me domate të thara
Përbërësit:
- 1 pako maja e thatë
- 10 domate të thara
- 5 gota miell
- 4 gota ujë
- 1 lugë çaji kripë
- ½ gotë vaj ulliri
- 1 lugë çaji rigon
- 20–25 ullinj pa bërthamë
- 1 filxhan kafeje susam
Përgatitja:
Tretni majanë në 1 filxhan kafeje me ujë të vakët. Vendosni domatet e thara në ujë të ngrohtë për 30 minuta, që të zbuten. Shoshitni miellin dhe bëni një gropë në mes. Hidhni gradualisht ujin dhe përziejeni derisa të krijohet një brumë i trashë. Shtoni kripën, vajin e ullirit dhe rigonin, pastaj përziejeni mirë. Shtrijeni brumin në një tavë të lyer me vaj, me trashësi rreth dy gishta. Lëreni në temperaturë dhome derisa të fryhet. Më pas shpërndani sipër ullinjtë dhe domatet e zbutura. Lëreni 15 minuta, më pas spërkateni me susam, mbulojeni me letër pjekjeje dhe piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për 15 minuta. Hiqeni letrën e pjekjes dhe vazhdoni pjekjen derisa të marrë ngjyrë të artë.