• VIDEO

    Pulë e aromatizuar me qull dhe arra nga zonja Albana

    Pulë me qull, arra dhe fruta të thata

    Përbërësit:

    • 1 pulë mesatare
    • 1 litër lëng pule
    • 2 lgj gjalpë
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 3 lgj miell misri
    • 2 lgj miell gruri
    • 2 lgj lëng portokalli ose limoni
    • 5–6 thelpinj hudhër
    • 1 lç kurkuma
    • 1 lç piper i kuq
    • 1 lgj arra
    • Kripë, piper i zi
    • Fruta të thata

    Përgatitja:

    Kaurdisim pulën, shtojmë lëng portokalli dhe pak fara spec djegës. E lemë të zihet derisa masa të jetë pak e mpiksur. Në një tigan kaurdisim dy llojet e miellit dhe më pas shtojmë lëngun e mishit dhe thelpinjtë e hudhrës. I vendosim në tavë, shtojmë arra të pjekura, fruta të thata sipas dëshirës dhe pak spec të kuq pluhur dhe e vendosim në furrë të nxehtë për pak minuta.

  • VIDEO

    E PLOTË/ Shtypi i Ditës, 30 Qershor / Dhuna e protestuesve tek Kuvendi përçan qytetarët

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 3 korrik 1997/ Berisha urdhëron Gardën të dalë në rrugë e përplaset ashpër me Finon, PS feston fitoren e thellë

    Në shtypin  e shkruar të datës 3 korrik 1997 pasqyroheshin zhvillimet e vrullshme pas zgjedhjeve të parakohshme. Gazetat zbulonin një përplasje të ashpër mes Presidentit Berisha dhe Kryeministrit Fino. Berisha ishte gati të nxirrte Gardën në rrugë për të siguruar qetësinë ndërsa Fino ishte kundër. Nga ana tjetër socialistët festuan fitoren e thellë në zgjedhjet e 29 qershorit me një miting në sheshin “Skënderbej”.

  • VIDEO

    Shëndetlie tradicionale me arra nga zonja Albana

    Shëndetlie tradicionale me arra

    Përbërësit:

    • 3 gota miell
    • 1 gotë sheqer
    • 2 lgj mjaltë
    • 3 kokrra vezë
    • 2 fk arra
    • 1 lç sodë buke
    • 1 fç gjalpë
    • 3 fk ujë
    • 1 lgj kakao
    • 1 bustinë vanilje

    Për sherbetin:

    • 3 gota sheqer
    • 2 e ½ gota ujë
    • 1 limon

    Përgatitja:

    Në një enë përziejmë vezët me sheqerin, mjaltin, gjalpin, ujin dhe në fund arrat, sodën e bukës, miellin dhe kakaon. E punojmë mirë brumin dhe e vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë. E nivelojmë mirë me dorë dhe më pas e lyejmë me një të verdhë veze. Me majën e një piruni shpojmë shëndetlien vende-vende dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur për 30 minuta. Pasi ëmbëlsira është pjekur e ndajmë në rombe mesatare dhe e sherbetosim.

  • VIDEO

    Fërgesë me djathë dhe miell misri nga zonja Albana

    Fërgesë me djathë dhe miell misri

    Përbërësit:

    • 4 lgj miell gruri
    • 1 fetë djathë për person
    • 2 lgj miell misri
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 2 lgj gjalpë
    • 1 thelpi hudhër
    • 1 Iç piper i kuq
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Në një tigan më yndyrë skuqim djathin të lyer me miell nga të dy anët. Në po atë yndyrë kaurdisim miellin e misrit dhe të grurit. Pasi mielli ka ndryshuar pak ngjyrë shtojmë thelpinjtë e hudhrës dhe ujin. E lemë të vlojë dhe në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. E servirim duke vendosur në qendër djathin e skuqur.

  • VIDEO

    Spahiu: Protesta duhet të prodhojë një parti të gjelbër, ka një boshllëk në spektrin politik

  • VIDEO

    Incidenti me gruan në protestë/ Organizatori Xhemalaj: Kishte sjellje provokuese! Te Kuvendi, protestuesit u ndien të kërcënuar nga prania e FNSH! Sulmi me vezë, akt normal në demokraci

    Për organizatorin e protestave, Ilir Xhemalaj, incidenti i ndodhur me një grua mbrëmjen e djeshme para Kryeministrisë, erdhi për shkak të provokimeve të kësaj të fundit. Lidhur me sulmin me vezë ndaj deputetëve dhe efektivëve të Policisë, Xhemalaj tha se është një formë normale proteste në demokraci.

    • VIDEO

      Spahiu: Organizatorët të bëjnë transparent çdo ditë numrin real të protestuesve! Që të marrësh përsipër zëvendësimin e institucioneve, nuk mjaftojnë as 100 mijë vetë në shesh

      Për juristin Kreshnik Spahiu, është e rëndësishme që organizatorët e protestave dhe mediat të bëjnë publik çdo ditë numrin e protestuesve në shesh, në mënyrë që të shmangin manipulimet për zmadhim apo zvogëlim të numrit të të pranishmëve.

      • VIDEO

        Sufle me spinaq nga zonja Albana

        Sufle me spinaq

        Përbërësit:

        • 3 lgj vaj ulliri
        • 1/3 filxhan qepë e grirë
        • 500 gr spinaq
        • 1/8 lugë çaji arrë moskat
        • 1/3 filxhan djathë i grirë
        • 1/3 filxhan gjalpë
        • 3 lugë gjelle miell
        • 1¼ filxhan qumësht i ngrohtë
        • 5 të verdha vezësh
        • 7 të bardha vezësh
        • 1/4 filxhan galetë e grirë
        • Kripë, piper

        Përgatitja:

        Kaurdisni qepën derisa të bëhet transparente. Shtoni spinaqin dhe gatuajeni në zjarr të ulët derisa të avullojë lagështia. Përzieni me arrën moskat, djathin, kripën dhe piperin. Në një tenxhere tjetër shkrini gjalpin, shtoni miellin dhe përziejeni për 1 minutë. Hidhni qumështin e ngrohtë duke e përzier vazhdimisht derisa të formohet një beshamel i trashë. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni një nga një të verdhat e vezëve. Më pas përzieni me masën e spinaqit. Këtë përzierje mund ta ruani në frigorifer deri në momentin e pjekjes. Rreth 1 orë para servirjes, rrihni të bardhat e vezëve derisa të bëhen marengë e fortë. Përziejini me kujdes me masën e spinaqit që të mos humbasin volumin. Lyeni me gjalpë një tavë sufleje, spërkateni me galetë, hidhni masën në tavë dhe sipër spërkateni me pjesën e mbetur të galetës. Piqeni në 180°C për 40–45 minuta. Shërbejeni menjëherë, para se sufleja të ulet.

      • VIDEO

        Patate krokante me salcë djathi nga zonja Albana

        Patate krokante me salcë djathi

        Përbërësit:

        • 600 gr patate të vogla
        • 60 ml vaj ulliri
        • 1 lugë gjelle gjalpë
        • ¾ lugë çaji kripë
        • ½ lugë çaji piper i zi
        • 1 lugë çaji paprika e tymosur
        • ½ lugë çaji spec djegës
        • 1 lugë çaji trumzë
        • 1 lugë çaji rozmarinë
        • 1–2 lugë gjelle kopër
        • 1 lugë gjelle majdanoz

        Për salcën e djathit:

        • 200 gr djathë i bardhë
        • 120 gr kos grek
        • 1–2 lugë gjelle vaj ulliri
        • 1 lugë gjelle kopër e grirë
        • 1–2 lugë gjelle lëng limoni
        • Piper i zi
        • Pak vaj ulliri

        Përgatitja:

        Thërrmojmë djathin e bardhë në një tas. Shtojmë kosin, vajin e ullirit, koprën, piperin dhe lëngun e limonit. E përziejmë derisa të bëhet një salcë kremoze dhe e vendosim në frigorifer derisa të përgatiten patatet. Vendosim patatet në një tigan të gjerë dhe i mbulojmë me ujë. Vendosim kapakun dhe i lëmë të ziejnë në zjarr mesatar derisa uji të avullojë plotësisht dhe patatet të zbuten (18–20 minuta). Shtojmë vajin e ullirit dhe gjalpin në të njëjtin tigan. Skuqim patatet duke i kthyer herë pas here derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante. Shtojmë paprikën e tymosur, kripën dhe piperin. I përziejmë për 1 minutë. Në fund shtojmë koprën, majdanozin, trumzën dhe rozmarinën. I servirim patatet mbi salcën e djathit të hapur në një pjatancë duke i spërkatur me pak vaj ulliri dhe kopër të freskët.

      • VIDEO

        Bukëza me sallam nga zonja Albana

        Bukëza me sallam

        Përbërësit:

        • 1 gotë vaj luledielli
        • 1 gotë qumësht
        • 200 gr proshutë ose sallam
        • 500 gr miell
        • 500 gr djathë i bardhë
        • Piper i zi, sipas shijes

        Përgatitja:

        Ngrohni furrën në 180°C. Në një enë të madhe përzieni vajin, qumështin, proshutën ose sallamin e grirë, djathin feta dhe piperin. Shtoni pak kripë vetëm nëse është e nevojshme. Shtoni miellin gradualisht dhe përziejini derisa të formohet një brumë i butë dhe homogjen. Formoni toptha të vegjël me duar dhe vendosini në një tavë të shtruar me letër pjekjeje, duke lënë pak hapësirë mes tyre. Piqini në furrë për 20–30 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.

      • VIDEO

        E PLOTË/ Shtypi i Ditës, 1 Korrik /Qeveria dhuratë pensionistëve, 5 mijë lekë bonus vere

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv