-
VIDEO
E PLOTË/ Shtypi i Ditës, 27 Qershor /Indeksimi i pensioneve me 2.7% tallje protesta si grusht shteti
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 29 qershor 1997/ Dita e zgjedhjeve të parakohshme, shqiptarët do zgjidhin me votë krizën e madhe shkaktuar nga fajdet
Më 29 qershor 1997 zhvilloheshin zgjedhjet e parakohshme qe synohej t'i jepnin funf krizës së madhe shkaktuar në vend pas rënies se firmave piramidale. Duke dhene detaje dhe një qëndrim të sajin gazeta Koha Jone në faqen e parë shkruan : ' Berisha, koha për t'u larguar". Ndërsa në RD faqja e parë ishte e mbushur me shkrime entuziaste se PD do fitonte zgjedhjet.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Qershia, gjumi, acidi urik dhe dhimbja e shpatullës, ja këshillat e ekspertëve
Emisioni mjekësor “Klinika 24”, me autore dhe moderatore Doreada Mio, rikthehet këtë sezon të 15-të çdo të shtunë ora 14:00 në Report Tv me një mision të qartë: të informojë, të këshillojë dhe mbi të gjitha, të frymëzojë për një jetë më të shëndetshme. Ky format i dedikuar shëndetit dhe mirëqenies sjell çdo javë rubrika të veçanta.
-
VIDEO
Si shfaqeshin filmat dikur? Ervin Ziu tregon ditën si kinomekanik: Po zhduket ky zanat| Një nga ne.
“Një nga ne”, formati më i ri i mini-dokumentarëve prodhim i Departamentit të Programacionit të Report Tv. Qëllimi i këtij formati të ri është jo vetëm të sjellë jetën e vërtetë në Shqipëri por edhe të tregojë nëpërmjet tyre forma dhe mënyra për t’ia dalë mbanë situatave të ndryshme me të cilat ndeshemi në përditshmërinë tonë. Mini-dokumentarët do të realizohen nga gazetarja Xhensila Nako, nën kujdesin e gazetares Yllka Kamenica e cila është edhe redaktore e rubrikës së Specialeve në televizionin Report Tv. “Një nga ne” do të transmetohet çdo të shtunë në orën 13:00!
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Një nga ne'- Ervin Ziu, ish-ushtaraku që u bë kinomekanik: Ja pse duhet ruajtur ky zanat i rrallë
Dikur çdo qytet kishte kinomekanikët e tij që ishin përgjegjës për shfaqjen e filmave, por teknologjia e zbehu këtë profesion. Ervin Ziu është ndër të paktët që e ushtron prej 8 vitesh. E trashëgoi nga i ati dhe ka një patentë të vitit '93. Sot e gjejmë pranë AQSHF duke na shpjeguar në detaje përgjegjësitë e një kinomekaniku dhe rëndësinë e ruajtjes së këtij profesioni të rrallë. Ndiqni materialin nga gazetarja Xhensila Nako.
-
VIDEO
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit 27 Qershor 2026
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, kryesisht mesatare, më të theksuara në mesditë deri pasdite në relievet malore në lindje-juglindje.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 26 Qershor 2026 – Receta/ Llaqi Nako në një rrëfim emocionues
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kek me shalqi / Petulla të ëmbla me lëng portokalli të gazuar / Kunguj krokantë me salcë aromatike.
Në “Rreze Dielli” sot jemi me një artist që nuk ka kërcyer vetëm në skenë, por edhe mbi dhimbje, sakrifica dhe shumë kujtime që koha nuk i ka fshirë... Ai është padiskutim një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e trupës së baletit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. I dashur për publikun, por edhe për brezat e rinj të cilët kanë pasur mundësinë të marrin përvojë nga ky artist, Llaqi Nako. Publiku është emocionuar në shumë role të interpretuara prej tij në balete si Halili dhe Hajria, Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, Shota dhe Azem Galica, Plaga e Dhjetë e Gjergj Elez Alisë, Lola, Cuca e Maleve, Para Stuhisë e shumë të tjera. Por sot do të kemi kënaqësinë të flasim edhe për një tjetër anë shpirtërore të tij, që është libri, ka sjellë disa botime, tre romane dhe një libër me poezi. Një rrëfim i ngrohtë, emocionues dhe me shumë mesazhe për jetën, me Profesorin e nderuar Llaqi Nako, mjeshtër i baletit.
-
VIDEO
Zbulon autoportretin e të bijës në kohë të vështira, rrëfimi emocional i Llaqi Nakos
Në “Rreze Dielli” sot jemi me një artist që nuk ka kërcyer vetëm në skenë, por edhe mbi dhimbje, sakrifica dhe shumë kujtime që koha nuk i ka fshirë... Ai është padiskutim një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e trupës së baletit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. I dashur për publikun, por edhe për brezat e rinj të cilët kanë pasur mundësinë të marrin përvojë nga ky artist, Llaqi Nako. Publiku është emocionuar në shumë role të interpretuara prej tij në balete si Halili dhe Hajria, Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, Shota dhe Azem Galica, Plaga e Dhjetë e Gjergj Elez Alisë, Lola, Cuca e Maleve, Para Stuhisë e shumë të tjera. Por sot do të kemi kënaqësinë të flasim edhe për një tjetër anë shpirtërore të tij, që është libri, ka sjellë disa botime, tre romane dhe një libër me poezi. Një rrëfim i ngrohtë, emocionues dhe me shumë mesazhe për jetën, me Profesorin e nderuar Llaqi Nako, mjeshtër i baletit.
-
VIDEO
Kek me shalqi nga zonja Albana, shije që s'do ndaleni dot
Kek me shalqi
Përbërësit:
- 1 kg shalqi
- 100 gr sheqer
- 150 gr mjaltë
- 300 gr miell që fryhet vetë
- 100 ml vaj ulliri
- 1 lugë gjelle kanellë
- 1 vanilje
- 100 gr rrush të thatë të zinj
- 100 gr susam i bardhë
Përgatitja:
Presim shalqirin në copa dhe i heqim farat. E vendosim në një kullesë dhe e lëmë pak që të kullojë lëngun. Më pas e hedhim në një tas dhe shtojmë: sheqerin, mjaltin, miellin, kanellën dhe vaniljen. Në fund shtojmë gjysmën e vajit të ullirit dhe i përziejmë mirë me duar derisa masa të bëhet homogjene. Në një tavë hedhim vajin e mbetur dhe e spërkasim gjithë sipërfaqen me gjysmën e susamit. Shtrojmë masën në tavë në mënyrë të njëtrajtshme dhe sipër vendosim disa kubikë shalqiri dhe pak fara susami. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 45 minuta. E nxjerrim nga furra, e lëmë të ftohet plotësisht, pastaj e presim në copa dhe e shërbejmë.
-
VIDEO
Petulla të ëmbla me lëng portokalli nga zonja Albana
Petulla të ëmbla me lëng portokalli të gazuar
Përbërësit:
- 330 ml lëng portokalli i gazuar
- 300 gr miell
- Vaj për skuqje
Për sherbetin / sipër:
- Mjaltë
- Kanellë
- Çokollatë të shkrirë (opsionale)
- Arra të grira ose fistikë (sipas dëshirës)
Përgatitja:
Në një tas hidhni lëngun e portokallit të gazuar, shtoni miellin pak nga pak dhe përziejini mirë derisa të bëhet një brumë i trashë, i lëmuar, pa kokrriza. Lëreni 2–3 minuta të pushojë. Nxehni vajin në një tenxhere ose tigan të thellë. Me lugë merrni nga brumi dhe hidhni copëza të vogla në vaj. Skuqini derisa të marrin ngjyrë të artë nga të gjitha anët. Vendosini mbi letër kuzhine dhe më pas shërbejini sipër me pak mjaltë, kanellë dhe arra. Ose me pak sherbet të vluar me ujë, sheqer, mjaltë e kanellë.
-
VIDEO
Kunguj krokantë me salcë aromatike kosi nga zonja Albana
Kunguj krokantë me salcë aromatike
Përbërësit:
- 2 kunguj të njomë mesatarë
- 2 kokrra vezë
- 4–5 lugë gjelle miell
- 5–6 lugë gjelle galetë
- 3–4 lugë gjelle parmixhano i grirë
- 2–3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- Pak lëng limoni
- Pak hudhër pluhur
- Pak paprika e ëmbël
- Kripë, piper i zi
Për servirje:
- 2–3 lugë gjelle kos ose krem djathi
- 1 thelpi hudhër
- Majdanoz i freskët
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Lajini kungujt, pritini në feta të trasha rreth 1.5–2 cm. Me një prerëse të vogël ose me lugë nxirrni mesin, që të krijohen rrathë si unaza. Në një pjatë përzieni galetën me parmixhano, pak kripë, piper, hudhër pluhur dhe paprika. Në një tas tjetër rrihni vezët dhe në një tjetër vendosni miellin. Kaloni kungujt në miell, në vezë dhe më pas në përzierjen me galetë e parmixhano. Vendosini në tavë me letër furre, spërkatini sipër me pak vaj ulliri dhe piqini në 200°C për rreth 20–25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokantë. Ndërkohë përgatisni salcën shoqëruese. Hidhni në blender tulin e kungullit të hequr nga mesi, të cilin e kemi pjekur pak në furrë, kosin ose kremin e djathit, hudhrën, majdanozin, kripën dhe piperin. Shtoni pak vaj ulliri dhe lëng limoni dhe punojeni derisa të dalë një salcë kremoze me të cilën servirni kungujt krokante.
-
VIDEO
E PLOTË/ Shtypi i Ditës, 26 Qershor /Denoncimi: Në Shkodër më mjekuan sikur të isha kafshë