• VIDEO

    Protestat/ Avokati: Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave! Romeo Kara: Nuk shkon të heqim Ramën për çunin e Fahriut

    Për avokatin Edmond Petraj, kërkesat e lexuara nga Dritan Goxhaj në protestë, janë të njëjtat me ato të paraqitura në Kuvend nga PD. Nga ana tjetër, juristi Romeo Kara, në tërësi vlerësoi protestat, por tha se aty ka edhe deputetë të PD-së, që sipas tij nuk duhet të dalin në shesh, pa bërë 'divorcin' me Sali Berishën.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 24 Qershor 2026 – Receta/ Rreziku nga nishanet/ Joga dhe jeta e shëndetshme

      Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Japrakë me gjethe pazie / Qofte me kuinoa dhe perime / Paksimadhe – Biskota krokante me bajame dhe kanellë.

      Shpesh i konsiderojmë nishanet si shenja të zakonshme në lëkurë, diçka që e kemi pasur gjithmonë dhe që nuk na shqetëson. Por a i njohim vërtet? Kur janë thjesht pjesë e trupit tonë dhe kur mund të kthehen në një sinjal që nuk duhet neglizhuar? Ekspozimi në diell, ndryshimet hormonale apo vetë karakteristikat e organizmit mund të ndikojnë në shfaqjen dhe ndryshimin e tyre. Mjekja dermatologe Brunilda Bardhi u ndal tek rëndësia e kontrollit të nishaneve, shenjat që duhet të na tërheqin vëmendjen dhe mënyrën se si mund të kujdesemi më mirë për shëndetin e lëkurës sonë.

      Joga për disa është aktivitet fizik, për disa të tjerë një mënyrë relaksimi, por për shumë njerëz është kthyer në një filozofi jete. Klodian Murati ka ecur për 10 vite në këtë rrugëtim dhe së fundmi ka festuar një dekadë të dedikuar jogës. Ai rrëfeu në studion e “Rreze Dielli” transformimin që ka bërë joga në jetën e tij dhe shumë njerëzve në këto 10 vite, por edhe për mënyrën se si mund të ndërtojmë një jetë më të shëndetshme, më të qetë, pa ankth, dhe më të ndërgjegjshme përmes disa teknikave të thjeshta.

    • VIDEO

      2 teknika për të menaxhuar ankthin / Habit Klodi me ushtrimin e gjuhës

      Joga për disa është aktivitet fizik, për disa të tjerë një mënyrë relaksimi, por për shumë njerëz është kthyer në një filozofi jete. Klodian Murati ka ecur për 10 vite në këtë rrugëtim dhe së fundmi ka festuar një dekadë të dedikuar jogës. Ai rrëfeu në studion e “Rreze Dielli” transformimin që ka bërë joga në jetën e tij dhe shumë njerëzve në këto 10 vite, por edhe për mënyrën se si mund të ndërtojmë një jetë më të shëndetshme, më të qetë, pa ankth, dhe më të ndërgjegjshme përmes disa teknikave të thjeshta.

    • VIDEO

      Kontrolloni nishanet! Ja kur forma duhet t’ju shqetësojë

      Shpesh i konsiderojmë nishanet si shenja të zakonshme në lëkurë, diçka që e kemi pasur gjithmonë dhe që nuk na shqetëson. Por a i njohim vërtet? Kur janë thjesht pjesë e trupit tonë dhe kur mund të kthehen në një sinjal që nuk duhet neglizhuar? Ekspozimi në diell, ndryshimet hormonale apo vetë karakteristikat e organizmit mund të ndikojnë në shfaqjen dhe ndryshimin e tyre. Mjekja dermatologe Brunilda Bardhi u ndal në “Rreze Dielli” tek rëndësia e kontrollit të nishaneve, shenjat që duhet të na tërheqin vëmendjen dhe mënyrën se si mund të kujdesemi më mirë për shëndetin e lëkurës sonë.

    • VIDEO

      Qofte me kuinoa dhe perime nga zonja Albana

      Qofte me kuinoa dhe perime

      Përbërësit:

      • 1 filxhan kuinoa
      • 1 kungull i njomë
      • 1 lugë gjelle vaj ulliri
      • 1 qepë
      • 1 karrotë
      • 1 lugë çaji xhenxhefil i grirë
      • 2 thelpinj hudhër
      • 1 tufë majdanoz ose koriandër
      • 100 gr miell
      • 2 vezë
      • Pak spec djegës (opsional)
      • Kripë, piper
      • Erëza sipas dëshirës
      • Vaj për skuqje
      • Kos për servirje

      Përgatitja:

      Shpëlajeni mirë kuinoan në ujë të ftohtë. Vendoseni në tenxhere me 500 ml ujë dhe ½ lugë çaji kripë. Ziejeni për 15–20 minuta derisa të thithë ujin. Lëreni të ftohet. Grini kungullin e njomë dhe spërkateni me pak kripë. Lëreni 10 minuta, pastaj shtrydhni lëngun. Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisni qepën e grirë. Shtoni karrotën e grirë, hudhrën dhe xhenxhefilin. Gatuajini 3–4 minuta. Në një tas të madh përzieni kuinoan e zier, kungullin e shtrydhur, perimet e kaurdisura, majdanozin, vezët, miellin, kripën dhe erëzat. Përziejini derisa të formohet një masë homogjene dhe formoni qofte ose petulla të vogla. Skuqini në pak vaj në nxehtësi mesatare nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë. Shërbejini të ngrohta me kos të freskët dhe pak spec djegës sipas dëshirës. Mund t’i piqni edhe në furrë në 200°C për 20–25 minuta për një variant më të lehtë.

    • VIDEO

      Çfarë shkruanin gazetat më 24 qershor 1997/ 6 parti përfshirë PS e PD firmosin në Romë paktin e paszgjedhjeve, ide për bashkëqeverisje

      Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 29 qershorit të vitit 1997-të partitë politike firmosën në Romë një pakt paszgjedhor. PS dhe PD e nënshkruan këtë marrëveshje ndërsa partitë e vogla e cilësuan tradhëti. Në qëndër të paktit ishte pranimi i rezultatit nga humbësi dhe hidhej ideja e një bashkëqeverisje. Në numrin e datës 24 qershor 1997 gazeta Koha Jonë shkruan : “ Romë, Kisha pagëzon Nanon e Shehun”. Ky zhvillim zinte vend kryesor edhe në gazetën e PD-së Rilindjen Demokratike.

    • VIDEO

      E PLOTË/ Shtypi i Ditës, 24 Qershor /Protesta në ditën e 24-të, Qytetarët: Ka marrë për poshtë

      Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 29 qershorit të vitit 1997-të partitë politike firmosën në Romë një pakt paszgjedhor. PS dhe PD e nënshkruan këtë marrëveshje ndërsa partitë e vogla e cilësuan tradhëti. Në qëndër të paktit ishte pranimi i rezultatit nga humbësi dhe hidhej ideja e një bashkëqeverisje. Në numrin e datës 24 qershor 1997 gazeta Koha Jonë shkruan : “ Romë, Kisha pagëzon Nanon e Shehun”. Ky zhvillim zinte vend kryesor edhe në gazetën e PD-së Rilindjen Demokratike.

    • VIDEO

      Japrakë me gjethe pazie nga zonja Albana

      Japrakë me gjethe pazie

      Përbërësit:

      • Gjethe pazie
      • 2 tufa majdanoz të grirë imët
      • 1 tufë nenexhik i freskët
      • 2 domate të vogla
      • 4-5 qepë të njoma
      • 1 filxhan vaj ulliri
      • ½ filxhan oriz (ose më pak, sipas dëshirës)
      • 2 panxharë në kubikë
      • Lëng nga 2 limonë
      • Kripë dhe piper
      • Melasë shege (opsionale)

      Përgatitja:

      Përzieni majdanozin, nenexhikun, domatet dhe qepët e njoma. Shtoni vajin e ullirit, lëngun e limonit, melasën e shegës nëse keni, kripën dhe piperin. Përzieni me orizin e larë mirë. Merrni një gjethe pazie dhe vendosni mbushjen në qendër. Mblidhni anët e gjethes drejt qendrës duke krijuar formën e një luleje. Vendosini në tenxhere ngjitur me njëra-tjetrën. Hidhni pak ujë me lëng limoni, vaj ulliri dhe panxhar të prerë në kubikë të vegjël. Mbulojini me një pjatë që të mos hapen gjatë zierjes. Ziejini në zjarr të ulët për rreth 40–50 minuta.

    • VIDEO

      Biskota krokante me bajame dhe kanellë nga zonja Albana

      Biskota krokante me bajame dhe kanellë

      Përbërësit:

      • 1 lugë gjelle kanellë
      • 150 gr sheqer
      • 115 gr bajame të prera trashë
      • 110 ml vaj vegjetal
      • 265 gr miell
      • 1 lugë gjelle pluhur pjekës
      • 1 majë luge kripë
      • 2 vezë mesatare
      • ½ lugë çaji vanilje pluhur

      Përgatitja:

      Ngrohni furrën në 170°C dhe piqni bajamet për 8 minuta. Në një pjatë përzieni 50 gr sheqer dhe ½ lugë gjelle kanellë. Në një tas tjetër përzieni miellin me pluhurin pjekës, kripën, vaniljen dhe pjesën tjetër të kanellës. Rrihni në mikser vezët, sheqerin e mbetur dhe vajin për 1 minutë. Shtoni përbërësit e thatë dhe përziejini në shpejtësi të ulët për 1 minutë. Shtoni bajamet dhe vendoseni brumin në frigorifer për 4 orë. Më pas ndajeni brumin në 2 role (rreth 20 cm të gjata). Rrotullojini në përzierjen sheqer-kanellë. Me një thikë me dhëmbëza bëni prerje të lehta sipër, pa i ndarë plotësisht, në feta rreth 1.5 cm të trasha. Piqini për 30 minuta, kthejini nga ana tjetër dhe vazhdoni pjekjen edhe 15 minuta. Nxirrini nga furra dhe lërini të ftohen pak, pritini sipas vijave të shënuara në feta dhe vendosini përsëri në furrë në 150°C për 20 minuta, duke i kthyer në mes të kohës.

    • VIDEO

      Çfarë shkruanin gazetat më 24 qershor 1997/ 6 parti përfshirë PS e PD firmosin në Romë paktin e paszgjedhjeve, ide për bashkëqeverisje

      Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 29 qershorit të vitit 1997-të partitë politike firmosën në Romë një pakt paszgjedhor. PS dhe PD e nënshkruan këtë marrëveshje ndërsa partitë e vogla e cilësuan tradhëti. Në qëndër të paktit ishte pranimi i rezultatit nga humbësi dhe hidhej ideja e një bashkëqeverisje. Në numrin e datës 24 qershor 1997 gazeta Koha Jonë shkruan : “ Romë, Kisha pagëzon Nanon e Shehun”. Ky zhvillim zinte vend kryesor edhe në gazetën e PD-së Rilindjen Demokratike.

    • VIDEO

      Protestat/ Petro Koçi: Dritan Goxhaj lexoi dje listën me kërkesat e PD! Basha: Shqipëria s’mund të kthehet në epokën e gurit për 100 burra! Caca: Tubimet, kundër establishmentit

      Për ish-deputetin socialist Petro Koçi, lista me kërkesa e paraqitur në protestën që po zhvillohet para Kryeministrisë, është e njëjta me kërkesat historike të PD-së, gjatë kohës që ata kanë qenë në opozitë. Ndërsa për avokatin Caca, protestat janë të suksesshme dhe zhvillohen kundër establishmentit politik në Shqipëri.

      • VIDEO

        Protestat/ Aktivisti Qiraxhi: S’jam dakord me të gjitha kërkesat e paraqitura! Kundërshtoj thirrjen për qeveri teknike, pasi duhet të negociohet me 2 paritë kryesore

        Për aktivistin Qiraxhi, realizimi i kërkesës për qeveri teknike, do të duhet të kalonte më parë për diskutim me dy partitë e mëdha politike, PS dhe PD. Ai deklaroi gjithashtu se me një pjesë të kërkesave të paraqitura dje nga Dritan Goxhaj, nuk ishte plotësisht dakord.

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv