-
VIDEO
Shëro prostatën në mënyrë natyrale / Ylli Merja: Qendra dashurore e burrit, kujdes shenjat që...
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për trajtimin e prostatës përmes kurave bimore, cilat janë shkaqet dhe simptomat e sëmundjes dhe çfarë kujdesi duhet treguar. “Prostata është gjendër hormonale mashkullore me sekrecion të brendshëm, gjendet te meshkujt që nga fëmijëria në dalje të fshikëzës së urinës dhe rrethon të gjithë kanalin e urinës me një madhësi mesatare sa një arrë e cila me kalimin e moshës mund të ketë premisa për t’u zmadhuar. Funksioni i saj, të prodhojë lëngun prostatik, një sekrecion qumështor që ushqen spermatozoidët, ndihmon të rrëshqasin lirshëm, dezinfekton rrugën ku kalojnë spermatozoidët” thekson Merja, duke vijuar me sëmundjet që prekin prostatën, të cilat janë: inflamacioni i prostatës (prostatiti), zmadhimi beninj i prostatës, kanceri i prostatës. Po si të bëjmë një dallim mes simptomave të inflamacionit-prostatiti, zmadhimit të prostatës apo kancerit të prostatës? Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja thekson se sa më herët të kapim shqetësimet me prostatën, aq më i lehtë bëhet dhe trajtimi, ku trajtimi bimor ka shumë efikasitet. Ndërsa në rastet kur sëmundja e prostatës ka përparuar Merja këshillon një kombinim mes trajtimit alternativ me bimë dhe ilaçeve mjekësore.
-
VIDEO
Tavë kosi Elbasani nga zonja Albana
Tavë Kosi Elbasani
Përbërësit:
- 4-5 racione mish
- 2 lgj gjalpë
- 2-3 vezë
- 5 gota kos
- 2 lgj miell
- 1 lgj oriz
- 1-2 gota ujë
- Lëng mishi
- Kripë, piper i kuq
Përgatitja:
Ndajmë mishin në racione, e vendosim në tepsi, hedhim përsipër pak gjalpë dhe e vendosim në furrë. Herë pas here i hedhim nga pak ujë që të mos thahet. Pasi të piqet, e heqim nga furra. Në një tenxhere me gjalpë kaurdisim pak miell derisa të zverdhet, por jo të skuqet, shtojmë lëngun e mishit të pjekur holluar me ujë, e përziejmë dhe e lëmë të vlojë derisa të krijohet një salcë e trashë. E heqim nga zjarri, e lëmë të ftohet dhe pastaj shtojmë kosin, vezët, kripën dhe e përziejmë mirë. Në tavë hedhim pak oriz gjysmë të zier, radhisim thelat e mishit, sipër hedhim masën e përgatitur, pak gjalpë dhe e vendosim të piqet në furrë derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë. Nëse tavën e kosit e gatuajmë me mish dashi e vendosim të ziejë më parë për 10-15 minuta.
-
VIDEO
Turli me perime të stinës nga zonja Albana
Turli me perime
Përbërësit:
- 2 kunguj
- 2 patate
- 2 speca
- 2 patëllxhanë
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 2 domate
- 1 lgj salcë domate
- 4 lgj vaj
- 1 gjethe dafine
- Kripë, piper i zi
- Bimë aromatike
Përgatitja:
Kaurdisim qepët në vaj bimor, shtojmë kripë dhe pak ujë. Ndërkohë presim perimet në shkopinj. Kaurdisim fillimisht patatet, më pas patëllxhanët, kungujt dhe salcën e domates me erëzat. Shtojmë ujin deri në nivelin e perimeve dhe e lëmë gjellën të gatuhet. Në fund rregullojmë shijen me erëza dhe bimë aromatike.
-
VIDEO
Javë dinamike! Horoskopi 8-14 prill nga astrologu Jorgo Pulla / Ndikimi i eklipsit diellor në...
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e dytë të këtij muaji, 8-14 prill për të gjitha shenjat e zodiakut, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë, duke marrë parasysh eklipsin diellor që padiskutim do të ketë një ndikim shumë të madh. Sipas Jorgos kombinimet e planeteve dhe renditja e tyre ka shumë ndikim në specifikat dhe karakteristikat e çdo shenje dhe kjo javë paraqitet shumë dinamike për të gjitha shenjat e zodiakut, me zhvillime pozitive, por dhe vështirësi.
-
VIDEO
Esencë- Kush i vrau 43 pilotët shqiptarë? (07.04.2024)
43 pilotët shqiptarë kush ishin? Cili ishte fati i tyre? Si u vranë, pse? Cilat ishin kushtet e vrasjes së tyre? Përse një vend kaq i vogël si Shqipëria ka kaq shumë heronj aviatikë? Eljan Tanini bisedoi në Esencë me Kujtim Seranin i cili ka krijuar bashkë me miqtë e tij një shoqatë për pilotët shqiptarë të rënë në krye të detyrës. I ftuar në Esencë ishte edhe Aleksandër Çala, autor i librit “Meteor’’, kushtuar personave pilotëve të rënë në krye të detyrës. Jahja Delia, Babai i pilotit Floran Delia foli mes dhimbjes me lot në sy për humbjen e djalit. Babai i 43-vjeçarit që sot nuk jeton më, rrëfen çastin e fundit kur e kishte përcjellë të birin si zakonisht për në punë. #eljantanini #esencë #reporttv #kujtimserani #aleksandërçala
-
VIDEO
Veri Jug - Gruri në arat e fshatit Daullas (07.04.2024)
Në kulmin e punëve të stinës së pranverës, Veri Jug ka udhëtuar drejt Libofshës, me destinacion fshatin Daullas. Në gjurmë të punës së agronomit të vjetër Sotir Çuni dhe fermerit Xhoxhi Nako. Arat e mbjella me grurë, plehrimi brenda muajit prill dhe rendimenti deri në 60 kuintal për hektar, më I mirë se në kohët e kaluara. Në syrin e kameras edhe Florika Nako, e zonja e shtëpisë ose truri I familjes që mban të gjitha llogaritë e shpenzimeve dhe investimeve në arat e familjes. Ndiqni reportazhin “Gruri në arat e fshatit Daullas”, realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.
-
VIDEO
Veri Jug - Kooperativat private si alternativë
Xhoxh Nako, fermer në fshatin Daullas, flet për mbështetjen nga Ministria e Bujqësisë për fermerët që mbjellin grurë dhe misër dhe mundësinë e ngritjes së kooperativave dhe fermave private, si një alternativë për zhvillimin e bujqësisë.
-
VIDEO
Veri Jug - Toka dhe bimët, historia e një agronomi
Sotir Çuni, agronom në zonën e Libofshës, qarku Fier, rrëfen historinë e jetës së tij pranë tokës, pranë bimëve të arave, nga koha e diplomimit si agronom, deri në ditët e sotme.
-
VIDEO
Kush i vrau 43 pilotët shqiptarë? Sot në Esencë-Report Tv në orën 21:00
43 pilotët shqiptarë kush ishin? Cili ishte fati i tyre? Si u vranë, pse? Cilat ishin kushtet e vrasjes së tyre? Përse një vend kaq i vogël si Shqipëria ka kaq shumë heronj aviatikë?
-
VIDEO
Sonte në Klinika 24: A mund të përllogariten ditët kur një grua është fertile?! Çrregullimi i spektrit autik!
Klinika 24 emisioni i shëndetit nga Doreada Mio.
-
VIDEO
Amnistia Penale, Çollaku: Protestuesit e opozitës humbën, Rithemelimi thikë në kurrizin e çdo demokrati! Lita: U bë për të faluar Ervin Salianjin
-
VIDEO
'Dezinformimi'/ Nënkryetari i PD: Rusia ndikon në politikën shqiptare! Koçi: S’duhet lejuar të ndërhyjë në zgjedhje! Lita: Një deputet i LSI është takuar me Putin
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku pohoi se Rusia ka influencë në partitë politike dhe tek analistët. Deputeti socialist Petro Koçi tha se nuk duhet lejuar që Rusia të ndërhyjë në rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri. Ndërsa eksperti për sigurinë Lavdrim Lita zbuloi se një deputet i LSI-së është takuar me Putin