Veri Jug - Gruri në arat e fshatit Daullas (07.04.2024)

7 Prill, 13:54

Në kulmin e punëve të stinës së pranverës, Veri Jug ka udhëtuar drejt Libofshës, me destinacion fshatin Daullas. Në gjurmë të punës së agronomit të vjetër Sotir Çuni dhe fermerit Xhoxhi Nako. Arat e mbjella me grurë, plehrimi brenda muajit prill dhe rendimenti deri në 60 kuintal për hektar, më I mirë se në kohët e kaluara. Në syrin e kameras edhe Florika Nako, e zonja e shtëpisë ose truri I familjes që mban të gjitha llogaritë e shpenzimeve dhe investimeve në arat e familjes. Ndiqni reportazhin “Gruri në arat e fshatit Daullas”, realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.