-
VIDEO
Çfarë ndodh nëse PS vendos të mos e çojë në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës? E shpjegon avokati
Çfarë ndodh nëse PS në seancën plenare të ditës së nesërme vendos të mos e çojë mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim? Përgjigjen e jep në Repolitix në Report Tv, avokati Përparim Çaça.
-
VIDEO
A do shkojë mandati i Xhaçkës në Kushtetuese, deputeti i PS Krashi: E kemi marrë vendimin, por do ta merrni vesh nesër
Të enjten (11 prill) në seancë plenare deputetët do të vendosin nëse mandatin e deputetes Olta Xhaçka do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, sipas kërkesës të kësaj të fundit në vendimmarrjen e janarit të vitit 2023
-
VIDEO
Starlink edhe në Shqipëri, inxhinieri i IT Dimiri tregon risitë: Internet kudo që të jemi, aparatura mund të merret me vete
Starlink, shërbimi i internetit i shpejtësisë më të lartë ofruar nga kompania e Elon Musk, tashmë do të jetë i aksesueshëm edhe në Shqipëri, ka njoftuar një ditë më parë supermiliarderi Elon Musk
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Prill 2024 – Receta/ Festa e Fiter Bajramit/ Vajzat kampione në kickbox
Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kadaif me arra dhe stika / Musaka me kërpudha / Oriz me perime.
Myslimanët në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin, festën më të rëndësishme për këtë komunitet. Fitër Bajramit i gëzohen në veçanti praktikuesit e agjërimit, të cilët ndiejnë një sadisfaksion të thellë shpirtëror për arritjen e përmbushjes së njërës nga rregullat më strikte dhe sfiduese për ta. Në rrafshin social, Bajrami është një ditë e cila i bashkon anëtarët e familjes dhe rrethin e ngushtë, zbut zemrat e njerëzve, rrit ngrohtësinë familjare si dhe sjell në pah solidaritetin dhe dashurinë më shumë se në çdo kohë tjetër. Në këtë ditë të shënuar presim në studion e “Rreze Dielli” mësuese Arjana Fida së bashku me dy nxënësit Kenza Gjyzeli dhe Marsiano Muça, një urim për festën e Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë dhe mesazhet kuptimplota që përcillen në këtë ditë feste të madhe.
Në studion e “Rreze Dielli”, tre vajza me një pasion të përbashkët, sportin e kickbox, rrëfejnë emocionet në ring… Ilda Lelo, sportistja nga Vlora, e sapo shpallur si Kampione Europe në sportin e Hand to Hand Fighting në Rumani më 28-31 mars. Ajo është kampione e Shqipërisë që prej vitit 2014, Kampione Bote në 2015, Kampione Europe në vitin 2019 dhe Kampione Bote në vitet 2022-2023. ‘Hand to Hand Combat’ është një sport që konsiston me dyluftime në këmbë me teknika të kickboxing duke alternuar me dyluftimin në tokë, me teknikat të Jiujitsu. Ndërsa Denisa Haxhia është vetëm 14 vjeç, kampione në kategorinë e saj në këtë sport, teksa duket se një nga më të voglat e sportisteve ka shfaqur një talent me të vërtetë të madh, 9-vjeçarja Aria Meminaj.
-
VIDEO
‘Një nga Ne’/ Një frymë e re për arsimin dhe artin, njihuni me pedagogun që guxon!
Që 10 vjeç arti është bërë pjesë e pandashme për Edisin nga Shkodra.
-
VIDEO
Gazetari jep shifrën në 'Sot Live në Shqipëri': Janë 7 mijë shqiptarë të ngatërruar me aplikacionin SKY! Ka zyrtarë të lartë të policisë dhe politikanë
Përgjimet e aplikacioni SKY/ECC nga drejtësia belge nxjerrin të implikuar në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave mjaft shqiptarë dhe kosovarë, mes tyre edhe politikanë. Për Report Tv foli gazetari Fatos Mahmutaj nga Brukseli në lidhje Skype.
-
VIDEO
Vlonjatet në ring / Kampionet e kikboksit ‘Sekreti ynë i mbrojtjes…’
Në studion e “Rreze Dielli”, tre vajza me një pasion të përbashkët, sportin e kickbox, rrëfejnë emocionet në ring… Ilda Lelo, sportistja nga Vlora, e sapo shpallur si Kampione Europe në sportin e Hand to Hand Fighting në Rumani më 28-31 mars. Ajo është kampione e Shqipërisë që prej vitit 2014, Kampione Bote në 2015, Kampione Europe në vitin 2019 dhe Kampione Bote në vitet 2022-2023. ‘Hand to Hand Combat’ është një sport që konsiston me dyluftime në këmbë me teknika të kickboxing duke alternuar me dyluftimin në tokë, me teknikat të Jiujitsu. Ndërsa Denisa Haxhia është vetëm 14 vjeç, kampione në kategorinë e saj në këtë sport, teksa duket se një nga më të voglat e sportisteve ka shfaqur një talent me të vërtetë të madh, 9-vjeçarja Aria Meminaj.
-
VIDEO
Fitër Bajrami, zv.myftiu i Tiranës për Report Tv: Të shtrijmë dorën për këdo që ka nevojë! Shumë shpejt hapet xhamia e Namazgjasë
Besimtarët myslimanë festojnë sot “Fitër Bajramin” festën më të rëndësishme të tyre. Zv.myftiu i Tiranës, Erjol Hoxha uroi të gjithë besimtarët për më shumë mbarësi e shëndet. I ftuar në Report Tv zv.myftiu i Tiranës shpjegoi edhe rëndësinë e Fitër Bajramit.
-
VIDEO
Gëzuar Bajramin! Mesazhi kuptimplotë i kësaj feste të madhe dhe si përcillet në familjet myslimane
Myslimanët në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin, festën më të rëndësishme për këtë komunitet. Fitër Bajramit i gëzohen në veçanti praktikuesit e agjërimit, të cilët ndiejnë një sadisfaksion të thellë shpirtëror për arritjen e përmbushjes së njërës nga rregullat më strikte dhe sfiduese për ta. Në rrafshin social, Bajrami është një ditë e cila i bashkon anëtarët e familjes dhe rrethin e ngushtë, zbut zemrat e njerëzve, rrit ngrohtësinë familjare si dhe sjell në pah solidaritetin dhe dashurinë më shumë se në çdo kohë tjetër. Në këtë ditë të shënuar presim në studion e “Rreze Dielli” mësuese Arjana Fida së bashku me dy nxënësit Kenza Gjyzeli dhe Marsiano Muça, një urim për festën e Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë dhe mesazhet kuptimplota që përcillen në këtë ditë feste të madhe.
-
VIDEO
Kadaif me arra në filxhan nga zonja Albana
Kadaif me arra dhe stika
Përbërësit:
- 700 gr kadaif
- 300 gr gjalpë
- 300 gr arra
- 200 gr stika
Sherbeti:
- 3 gota sheqer
- 2 e 1/2 gota ujë
- Lëng limoni
Përgatitja:
Marrim kadaifin e hapim dhe e spërkasim me gjalpë. Në një filxhan shtojmë një pjesë kadaif, në mes vendosim arra dhe sërish kadaif. E ngjeshim kadaifin dhe e rrotullojmë rreth filxhanit (pjesa e brendshme). I vendosim topthat e kadaifit në një tavë dhe në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius. Përgatisim ndërkohë sherbetin dhe pasi kadaifi të jetë pjekur e spërkasim me stika dhe e sherbetosim.
-
VIDEO
Oriz me perime nga zonja Albana
Oriz me perime
Përbërësit:
- 2 gota oriz
- 1 qepë mesatare
- 1 kuti misër i konservuar
- 1 kuti bizele e konservuar
- 500 ml ujë
- 2 lgj gjalpë
- 1 lgj vaj
- 1 gjethe dafine
- Pak kerri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim qepën e grirë imët me pak gjalpë dhe vaj. Orizin e kemi shpëlarë mirë dhe e kaurdisim me qepën. Shtojmë erëzat dhe e lëmë 5 minuta të gatuhet me një gjethe dafine. Largojmë dafinën dhe shtojme perimet e konservuara të gatuhen derisa të bëhet orizi me temperaturë të avashtë. Sipër shtojmë pak gjalpë dhe e servirim të ngrohtë.
-
VIDEO
Musaka me kërpudha dhe oriz nga zonja Albana
Musaka me kërpudha
Përbërësit:
- 250 gr oriz
- 400 gr kërpudha
- 1 qepë e madhe
- 50 gr vaj
- 2 vezë
- 1 gotë kos
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim fillimisht qepën e grirë hollë derisa të zverdhet. Shtojmë kërpudhat e lara, të prera në rrathë, hedhim pak kripë dhe i lëmë të vlojnë në zjarr të ulët derisa të avullojë lëngu. Ndërkohë ziejmë orizin në ujë me kripë për 10 minuta. Më pas e kullojmë, e shpërlajmë me ujë të vakët dhe përsëri e kullojmë mirë. Në një tavë qelqi të lyer me yndyrë, shtrojmë gjysmën e orizit të zier, hedhim pak piper, mbi të vendosim kërpudhat, majdanoz të grirë dhe përsëri një shtresë me oriz. Rrahim vezët me kosin dhe pak kripë dhe i shtojmë në tavë. E vendosim musakanë të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të bukur.