-
VIDEO
Tespishte tradicionale që shkrihet në gojë nga zonja Albana
Tespishte tradicionale
Përbërësit:
- 500 gr gjalpë
- 100 gr sheqer
- 100 ml qumësht
- 1 lugë kafeje sodë
- 3 vezë të freskëta
- 500 gr miell
- Bajame
Për sherbetin:
- 500 gr sheqer
- 500 ml ujë
- Vanilje
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere të madhe në zjarr ku hedhim gjalpin dhe sheqerin. I përziejmë derisa sheqeri të karamelizohet. Më pas tenxheren e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet për disa minuta. Në tenxhere shtojmë qumështin dhe e vendosim sërish në zjarr. Vijojmë duke shtuar miellin, e përziejmë me lugë druri pa ndërprerje derisa masa të trashet dhe të shkëputet nga anët e tenxheres. Pasi masa të jetë trashur mjaftueshëm e heqim nga zjarri dhe shtojmë një nga një vezët duke mos ndërprerë përzierjen. E spërkasim me pak miell dhe nisim ta punojmë me dorë derisa të krijohet një masë kompakte. E spërkasim me kokrriza sheqeri nga të gjitha anët. Vendosim brumin në një tavë të lyer me gjalpë duke e shtrirë me dorë në të gjithë sipërfaqen e tavës. E presim në rombe, vendosim bajame dhe e pjekim në furrë. Ndërkohë përgatisim sherbetin duke hedhur në një tenxhere, sheqerin, ujin dhe vaniljen. I lëmë të vlojnë derisa sherbeti të trashet. Kur ëmbëlsira të piqet, e lëmë të ftohet dhe më pas e sherbetosim.
-
VIDEO
Tavë me mish dhe qepë nga zonja Albana
Tavë me mish dhe qepë
Përbërësit:
- 3 qepë mesatare
- 3 thelpinj hudhër
- Mish sipas dëshirës
- Kripë, rigon
- Piper i zi, piper i kuq
- 2 lugë gjelle uthull
- 1 lugë gjelle miell
- 1 lugë salcë domate
Përgatitja:
Kaurdisim mishin me pak yndyrë dhe e lëmë të ziejë. Në një tigan skuqim qepët e grira (mund të zgjedhim dhe qepujka), kur volumi i qepëve bie shtojmë kripën dhe salcën, si dhe racionet e mishit. Miellin e kaurdisim derisa të shpërthejë aroma, shtojmë lëng mishi për ta tretur dhe të dy masat i bashkojmë bashkë. Rregullojmë shijen me erëza dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius.
-
VIDEO
Pite tigani nga zonja Albana
Pite tigani
Përbërësit:
- 4 gota miell
- 1 e 1/2 lç kripë
- 1 bustinë pluhur pjekës
- 1 vezë
- 1 gotë kos
- 2 lgj vaj ulliri
- Qumësht sa të marrë
- Pak gjalpë
Përgatitja:
Shtojmë tek mielli kripën dhe pluhurin pjekës. Rrahim vezën me kosin dhe e hedhim në miell. Shtojmë qumështin pak nga pak, aq sa kërkon masa për të formuar një brumë me fortësi mesatare jo të butë. Në fund shtojmë dy lugë vaj ulliri dhe e ngjeshim brumin mirë. E ndajmë në topa, i mbulojmë me qese kuzhine ose pecetë dhe i lëmë të pushojnë për 20 minuta. Më pas i hapim në madhësinë e një pëllëmbe dhe i skuqim në tigan. I servirim të ngrohta spërkatur me pak gjalpë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 5 prill 2024
Titujt e gazetave për sot, nga raporti i frikshëm i SPAK te PS dhe Rithemelimi bëhen bashkë për amnistinë e deri tek çmenduria në Vlorë me banesat nga ku shihet Sazani.
-
VIDEO
Amnistia penale, ogur i mirë! Beteja SPAK-Polici, Hoxha: Dumani ka kundër qeverinë, vetëm ankesa (4 prill 2024)
-
VIDEO
Valteri: PS zgjodhi Rithemelimin për të mbajtur gjallë paktin e 2008! Rama do t’i gllabërojë, do marrë mbi 90 mandate
Amnistia penale kaloi në parlament pasi Rithemelimi bashkoi votat me PS. Ish deputeti Halit Valteri në Frontline në Report Tv tha se mazhoranca zgjodhi Rithemelimin për të mbajtur gjallë paktin e 2008, ndërsa shtoi se PS do të marrë mbi 90 mandate në zgjedhje.
-
VIDEO
Amnistia penale/ Imeraj: Duhet transparencë, s’dimë çfarë miratuan! Hoxha: Përfshin 15 vepra të korrupsionit
Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj ka deklaruar se duhet të kishte më shumë transparencë mbi përmbajtjen e pr.ligjit për amnistinë penale që është miratuar ditën e sotme
-
VIDEO
Miratimi i amnistisë, Valteri: Përfitime sociale dhe ekonomike! Shyqyr që u kthye parlamenti në normalitet
Këtë të enjte u miratua në Kuvendin e Shqipërisë projektligji për Amnistinë Penale nga i cili përfitojnë 1100 të dënuar dhe të paraburgosur
-
VIDEO
Hirrëtor me miell misri nga zonja Albana
Hirrëtor me miell misri
Përbërësit:
- 1 litër hirrë
- 1e ½ filxhan çaji miell misri
- Pak qumësht
- Gjalpė
- Kripë
Përgatitja:
Nga hirra e djathit përgatitet hirrëtor shumë i mirë. Hirrën e blejmë të gatshme ose mund të zihet duke i shtuar dhe pak qumësht, pastaj hiqet nga zjarri. Në tavë hedhim miellin e misrit të situr mirë, sipër hirrën me gjizën e krijuar, e përziejmë. Rregullojmë shijen me kripë, hedhim gjalpin dhe e lëmë të piqet sa të mpikset dhe të krijojë një ngjyrë të bukur.
-
VIDEO
Bamje me mish pule /Ja një mënyrë ndryshe e gatimit të bamjeve nga Alfred Rapo
Bamje me mish pule në furrë
Përbërësit:
- 500 gr bamje
- 1 pulë e vogël
- 1 qepë e madhe
- 1 lgj salcë domate
- 3 domate
- 3 thelpinj hudhër
- 4 lgj vaj ulliri
- 2 gjethe dafine
- 1 koncentrat pule
- 1 tufë majdanoz
- 1 star anise
- Kripë, piper
- Fara speci djegës
Përgatitja:
Kaurdisim pulën e marinuar në yndyrë, e largojmë dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepët e prera në gjysëm hëne derisa të zverdhen duke i shtuar kripë. Shtojmë salcën e koncentruar dhe domatet e prera në kubikë. Rregullojmë shijen me erëza dhe bimë aromatike. Në tavë shtojmë bamjet e ngrira, siper vendosim salcën dhe pulën në mes të tavës. E mbulojmë tavën me letër pjekje dhe letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.
-
VIDEO
Supë peshku me merluc, shumë shije nga Alfred Rapo
Supë peshku me merluc
Përbërësit:
- 3-4 peshq merluc
- 2 patate
- 2 karrota
- 1 qepë
- 1 degë selino
- 2 koncentrat perimesh
- 2 gjethe dafine
- 2 limona
- 1 vezë
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Ziejmë peshkun në ujë me pak kripë për rreth 10 minuta. E heqim nga tenxherja, e lëmë në një pjatë të ftohet dhe më pas e pastrojmë nga shtylla kurrizore. Kullojmë lëngun, shtojmë koncentratin dhe hedhim me rradhë qepën, patatet, karotat, selinonë, të gjitha në kubikë, kripë, piper, gjethe dafine, pak fara speci. Pasi perimet kanë zjerë shtojmë copat e merlucit. Në fund e presim supën me vezë dhe limon dhe e servirim të ngrohtë me pak vaj ulliri, feta limoni dhe bukë të thekur.
-
VIDEO
A do kthehet Basha te Berisha? Klosi: Janë kthyer në qesharak. Çaça: Kërkojnë mos bien nga kategoria (3 prill 2023)