-
VIDEO
Mjeshtëro biznesin! Çoje biznesin tënd drejt suksesit / Sekreti si të rrisësh fitimet
Dijet, vendimet dhe veprimet e duhura janë ato që e bëjnë të mundur rritjen e biznesit, pavarësisht sfidave aktuale. “Mjeshtëro Biznesin” është shumë më tepër se një konferencë për rritjen dhe zhvillimin e biznesit, është një event-trajnim tre ditor me përvojë ndërvepruese që do t’ju ndihmojë të kuptoni faktorët bazë që ndikojnë në rritjen e biznesit tuaj dhe si t’i mjeshtëroni dhe implementoni ato menjëherë për sukses në biznes. “Mjeshtëro Biznesin” është një program që të fuqizon të kesh një kontroll më të mirë mbi biznesin tënd, të rrisësh ndjeshëm fitimet, të rritësh biznesin në mënyrë të qëndrueshme dhe të bëhesh Zot i kohës dhe jetës tënde. Gjithçka do të ndodhë me ndihmën e disa ekspertëve nga më të mirët në biznes, inovacion, shitje, marketing, financë, transformim dixhital dhe lidership, në vetëm katër ditë, 12-14 Prill. Për të folur për eventin në fjalë në studion e “Rreze Dielli” do të jenë dy sipërmarrësit Eglent Bici dhe Eduart Ibrahimi.
-
VIDEO
Shëndetlie tradicionale me arra nga zonja Albana
Shëndetlie tradicionale me arra
Përbërësit:
- 3 gota miell
- 1 gotë sheqer
- 2 lgj mjaltë
- 3 kokrra vezë
- 2 fk arra
- 1 lç sodë buke
- 1 fç gjalpë
- 3 fk ujë
- 1 lgj kakao
- 1 bustinë vanilje
Për sherbetin:
- 3 gota sheqer
- 2 e ½ gota ujë
- 1 limon
Përgatitja:
Në një enë përziejmë vezët me sheqerin, mjaltin, gjalpin, ujin dhe në fund arrat, sodën e bukës, miellin dhe kakaon. E punojmë mirë brumin dhe e vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë. E nivelojmë mirë me dorë dhe më pas e lyejmë me një të verdhë veze. Me majën e një piruni shpojmë shëndetlien vende-vende dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur për 30 minuta. Pasi ëmbëlsira është pjekur e ndajmë në rombe mesatare dhe e sherbetosim.
-
VIDEO
Patëllxhanë me kos dhe hudhra nga zonja Albana
Patëllxhanë me kos dhe hudhra
Përbërësit:
- 6 patëllxhanë
- 2 thelpinj hudhër
- 800 ml kos
- Vaj ulliri
- Piper i kuq
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Lajmë patëllxhanët, i presim në shirita ose në rrethore dhe i skuqim sa të marrin ngjyrë të artë. Përziejmë kosin me hudhrat e grira imët, vajin e ullirit, kripën dhe piperin. Shtojmë tek kosi patëllxhanët dhe i vendosim në frigorifer për t’a konsumuar të ftohtë.
-
VIDEO
Tava e Iftarit me pure patate, mish pule, speca dhe beshamel nga zonja Albana
Tava e Iftarit me pure patate, mish pule, speca dhe beshamel
Përbërësit:
Për purenë:
- 600 gr patate
- 2 gota qumësht
- 1 lç kripë
Për mbushjen:
- 3 gjokse pule
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 1 qepë
- 3 lgj vaj luledielli
- 1 ls kripë
- 1 lç kerri
- Pak piper
Për beshamelin:
- 3 lgj miell
- 3 lgj gjalpë
- 3 gota qumësht
- Kripë
- Arrë moskat
- 200 gr djathë pice
Përgatitja:
Ziejmë patatet që i kemi prerë në kubikë në ujë të bollshëm me kripë. Më pas i kalojmë në frulator me pak qumësht. E vendosim masën e puresë në tava individuale. Gjokset e pulës i presim në kubikë të vegjël, i kaurdisim në tigan sikurse edhe specat me qepën. Shtojmë erëzat dhe i lëmë për 10 minuta në zjarr të gatuhen. E kalojmë këtë mbushje në tava sipër puresë. Në një tigan shtojmë gjalpin dhe miellin për të bërë beshamelin. E trazojmë miellin derisa të unifikohet me gjalpin, shtojmë qumësht dhe arrë myshk me kripë. E shtojmë beshamelin sipër gjokseve të pulës me speca. E spërkasim në fund me djathë të butë të grirë dhe i vendosim tavëzat të piqen në furrë të parangrohur.
-
VIDEO
Politika dhe drejtësia, Blushi: 80 mijë euro vidhen çdo ditë, Alimehmeti: Abuzim me paratë publike (8 prill 2024)
Zhvillimet e e fundit politike nën tehun e drejtësisë dhe hetimeve të SPAK u diskutuan mbrëmjen e sotme në '5 Pyetjet me Babaramon'.
-
VIDEO
Arbër Hoxha ia 'thotë në sy' Tedi Blushit: Kryetari i partisë suaj ka emëruar agronom në sistemin e drejtësisë
Në '5 Pyetjet', avokati Arbër Hoxha pati një debat me sekretarin e PL-së Tedi Blushi, teksa i tha se kryetari i partisë së tij ka emëruar agronom në sistemin e drejtësisë gjatë kohës si presidenti, duke emëruar Gjin Gjonin.
-
VIDEO
Arrestimi i zyrtarëve të bashkisë Tiranë, avokati Hoxha: Kanë bërë veprime të trasha, SPAK e kishte të lehtë
Avokati Arbër Hoxha komentoi në '5 Pyetjet' arrestimet e drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë Tiranë. Sipas tij veprimet e tyre kanë qenë shumë të trasha duke ia bërë mjaft të lehtë SPAK dhe BKH-së në hetime.
-
VIDEO
Protesta para bashkisë, Ilir Alimehmeti në '5 Pyetjet': Për çdo aksion ka dhe një reaksion
Lëvizjet e fundit të SPAK që kanë çuar në pranga disa drejtorë dhe ish-drejtorë të bashkisë së Tiranës u diskutuan në ‘5 Pyetjet’ në Report Tv.
-
VIDEO
Rraklli 'skanon' kombëtaren prag-europianit në Report Tv: Nuk kemi luksin e të mëdhajave, funksionojmë si grup! Rivalët janë favorit për kampion
Atmosfera e kampionatit europian të futbollit ka filluar të ndjehet. Në ‘Studio Live’ në Report Tv foli ish-futbollisti i kombëtares Altin Rraklli. Në lidhje Skype nga Gjermania ai komentoi për gazetarin Arbër Hitaj situatën e kombëtares sonë dhe atmosferën që pritet në Gjermani.
-
VIDEO
'Je me shqiptarët apo me korrupsionin?' Burimi debaton me Idajet Beqirin: Je larg me mua, nuk afrohesh dot
Në 'Studio Live', avokati Idajet Beqiri dhe gazetari Genc Burimi debatuan lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës, por edhe zgjedhjen e ish-gjyqtarit Gjin Gjoni si kreu i Rithemelimit në Lezhë.
-
VIDEO
Gjin Gjoni kreu i Rithemelimit në Lezhë, Idajet Beqiri në 'Studio Live': U përligj që ka qenë 'kokë e këmbë' i kapur nga Berisha
Gjin Gjoni do të jetë kryetari i Rithemelimit në degën e Lezhës. Zgjedhja e ish-gjyqtarit ‘të Plepave’ u diskutua në ‘Studio Live’ në Report Tv.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 8 Prill 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla /Prostata, trajtimi alternativ nga Ylli Merja
Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë kosi Elbasani / Turli me perime.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e dytë të këtij muaji, 8-14 prill për të gjitha shenjat e zodiakut, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë, duke marrë parasysh eklipsin diellor që padiskutim do të ketë një ndikim shumë të madh. Sipas Jorgos kombinimet e planeteve dhe renditja e tyre ka shumë ndikim në specifikat dhe karakteristikat e çdo shenje dhe kjo javë paraqitet shumë dinamike për të gjitha shenjat e zodiakut, me zhvillime pozitive, por dhe vështirësi.
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për trajtimin e prostatës përmes kurave bimore, cilat janë shkaqet dhe simptomat e sëmundjes dhe çfarë kujdesi duhet treguar. “Prostata është gjendër hormonale mashkullore me sekrecion të brendshëm, gjendet te meshkujt që nga fëmijëria në dalje të fshikëzës së urinës dhe rrethon të gjithë kanalin e urinës me një madhësi mesatare sa një arrë e cila me kalimin e moshës mund të ketë premisa për t’u zmadhuar. Funksioni i saj, të prodhojë lëngun prostatik, një sekrecion qumështor që ushqen spermatozoidët, ndihmon të rrëshqasin lirshëm, dezinfekton rrugën ku kalojnë spermatozoidët” thekson Merja, duke vijuar me sëmundjet që prekin prostatën, të cilat janë: inflamacioni i prostatës (prostatiti), zmadhimi beninj i prostatës, kanceri i prostatës. Po si të bëjmë një dallim mes simptomave të inflamacionit-prostatiti, zmadhimit të prostatës apo kancerit të prostatës? Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja thekson se sa më herët të kapim shqetësimet me prostatën, aq më i lehtë bëhet dhe trajtimi, ku trajtimi bimor ka shumë efikasitet. Ndërsa në rastet kur sëmundja e prostatës ka përparuar Merja këshillon një kombinim mes trajtimit alternativ me bimë dhe ilaçeve mjekësore.