Amvisë korçare dhe shefe kuzhine e “Vetëm Shije” një prej restoranteve me ushqimet më të shijshme tradicionale por jo vetëm, Dhurata Dino sjell në studion e “Rreze Dielli” katër receta të shpejta dhe me shije vërtetë fantastike: Byrek me presh / Pllaqi në furrë / Qofte shtëpie me pulë / Kek çokollate.
Megjithëse alergjitë janë shumë të zakonshme, pak dinë të identifikojnë në mënyrë efektive shkaqet e tyre dhe akoma më pak dinë t'i eliminojnë ato. Në këtë bisedë dinamike me Altin Jokën, do të prekim disa nga alergjenët më të zakonshëm duke ndarë një këndvështrim ndryshe se si t'i luftojmë ato. Çfarë janë alergjitë dhe kush i shkakton ato? Pse alergjitë stinore (kryesisht poleni) janë rritur si në frekuencë ashtu edhe në ashpërsi krahasuar me dekada më parë? Pse shumë njerëz pavarësisht se po përdorin medikamente në masë për trajtimin e alergjive nuk kanë efektivitet në shërimin e plotë? Cilat janë simptomat e alergjive? Si ndodhin ato, çfarë ndodh në organizëm? Lidhja mes alergjive dhe prodhimit të histaminës apo prodhimit të kortizolit? Organet përgjegjëse… Produktet bimore që i eliminojnë simptomat? Çfarë duhet të heqin totalisht nga dieta ushqimore njerëzit alegjikë dhe mjetet më të mira për trajtimin e histaminave? Çfarë i ndihmon alergjikët këtë periudhë, një formulë sugjeruese? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve si dhe protokollin më të mirë natyral për alergjitë sezonale i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.
Një histori suksesi vjen nga Italia, 23 vjeçari shqiptar Kledian Leka i diplomuari i parë i verbër në Shkenca Kompjuterike në Universitetin e Parmës. Emri i tij ka zënë faqet e mediave italiane, pasi është diplomuar shkëlqyeshëm në Edukimin e Shkencave Kompjuterike. I vlerësuar maksimalisht në temën "Metodologjia e kompjuterizuar në mësim, strategjitë dhe mjetet për qasjen e studentëve me aftësi të kufizuara të shikimit" Kledian shpreson që të jetë një frymëzim dhe ndihmë për të gjithë të rinjtë që të mos dorëzohen dhe të ndjekin ëndrrat dhe dëshirat e tyre panvarësisht sfidave që mund t’i sprovojë jeta. Në studion e “Rreze Dielli” në një lidhje skype nga Italia, Kledian Leka rrëfen sesi në moshën 11 vjeçare aksidentalisht duke luajtur me vëllain humbi shikimin, por nuk u dorëzua për asnjë çast, sot ai është programues i një prej kompanive më të mëdha informatike.