Megjithëse alergjitë janë shumë të zakonshme, pak dinë të identifikojnë në mënyrë efektive shkaqet e tyre dhe akoma më pak dinë t'i eliminojnë ato. Në këtë bisedë dinamike me Altin Jokën, do të prekim disa nga alergjenët më të zakonshëm duke ndarë një këndvështrim ndryshe se si t'i luftojmë ato.
Çfarë janë alergjitë dhe kush i shkakton ato? Pse alergjitë stinore (kryesisht poleni) janë rritur si në frekuencë ashtu edhe në ashpërsi krahasuar me dekada më parë? Pse shumë njerëz pavarësisht se po përdorin medikamente në masë për trajtimin e alergjive nuk kanë efektivitet në shërimin e plotë? Cilat janë simptomat e alergjive? Si ndodhin ato, çfarë ndodh në organizëm? Lidhja mes alergjive dhe prodhimit të histaminës apo prodhimit të kortizolit? Organet përgjegjëse… Produktet bimore që i eliminojnë simptomat? Çfarë duhet të heqin totalisht nga dieta ushqimore njerëzit alegjikë dhe mjetet më të mira për trajtimin e histaminave? Çfarë i ndihmon alergjikët këtë periudhë, një formulë sugjeruese? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve si dhe protokollin më të mirë natyral për alergjitë sezonale i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.