Bujurdi me djathë, speca dhe domate nga zonja Albana

19 Mars, 11:37

Bujurdi me djathë, speca dhe domate

Përbërësit:

  • 200 gr djathë i bardhë
  • 3 domate
  • 2 speca jeshil
  • 200 gr djathë i grirë për pica
  • Kripë
  • Piper
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Presim në kubikë të vegjël specat dhe domatet. Vendosim në një enë balte domatet, pak vaj ulliri, shtrojmë shtresën e specave sërish kripë, piper dhe vaj ulliri. Vendosim një shtresë me djathë të bardhë, më pas vendosim një shtresë tjetër me domate e speca duke i spërkatur me piper dhe vaj ulliri. Në fund shtojmë djathin e picës dhe e vendosim enën e baltës në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.