Qofte me spinaq dhe patate shoqëruar me salcë të kuqe nga zonja Albana

19 Mars, 11:43

Qofte me spinaq dhe patate shoqëruar me salcë të kuqe

Përbërësit:

  • 1 tufë spinaq
  • 2 patate
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 vezë
  • 1 lç turmerik
  • 1 lç spec i kuq
  • 1 lgj fara susami
  • 1 lgj miell misri
  • Miell gruri sa të marrë
  • Kripë, piper
  • Vaj për skuqje

Salca e kuqe

  • 4 lgj salcë domate
  • 1 karrotë
  • 1 spec i kuq
  • Fara speci djegës
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Grijmë spinaqin pasi e kemi larë, grijmë në rende patatet, grijmë majdanozin, shtojmë erëzat dhe miellin. I mbledhim qoftet dhe i skuqim në vaj të bollshëm. Salcën e bashkojmë me specin e kuq dhe karrotën e grirë. E lëmë të ziejë dhe në fund rregullojmë shijen me kripë e piper.