• VIDEO

    Ish-këshilltari i familjes Leka: Pas divorcit Elia Zaharia do dalë nga Pallati Mbretëror, Princ Leka jeton me qira

    Ish-këshilltari i familjes mbretërore, Murat Basha i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv ka folur mbi sulmin fizik ndaj Princ Lekës nga ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i saj. Basha thotë se Princ Leka nuk do ushtronte kurrë dhunë.

  • VIDEO

    Thurjet me grep/ E reja nga Durrësi mban gjallë traditën: Aktorja britanike më bleu veshjet

    Ezmerina Kasa është një vajzë e re nga Durrësi e cila ka ruajtur traditën e bukur të punimeve me grep. E mësoi në moshën 8 vjeçare nga e ëma dhe gjyshja e saj dhe që prej asaj kohe nuk u ndal. Pasi punoi për disa vite në fasoneri, Ina vendosi që të bënte një shkëputje dhe të mendonte për profesionin e saj të jetës pasi mundi nuk po i vlerësohej. Gjatë periudhës së reflektimit iu rikthye pasionit të fëmijërisë dhe ishte pikërisht ky momenti që kuptoi se kishte ardhur koha të hapte punishten e saj. Punimet me grep nuk dalin kurrë nga moda nëse gjen formën për t’i risjellë në treg. Ezmerina shfrytëzoi dijet e marra në shkollë për të gërshetuar tradicionalen me modernen. Punën me skicat dhe grep, bashkëpunimet me figurat e njohura dhe pasionet përtej profesionit i rrëfen në emisionin “Një nga ne”.

  • VIDEO

    Do e ‘strehojë’ PL-Rithemelimin? Nesho: Të përgatitur për të hyrë në zgjedhjet e 2025 në të gjitha mënyrat

    Partia e Lirisë ka lënë të hapur çdo formë koalicioni me Rithemelimin për zgjedhjet e 2025. Kështu deklaroi në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho.

  • VIDEO

    A do ta njohë Ukraina Kosovën? Ambasadori ukrainas në Tiranë: Nuk është çështja më e rëndësishme për momentin

    I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj nëse Ukraina do ta njohë Kosovën, ambasadori ukrainas Volodymyr Shkurov tha për ‘Studio Live’ në Report Tv se nuk është momenti për një çështje të tillë por theksoi se Kievi e vlerëson ndihmën e dhënë nga Prishtina.

  • VIDEO

    Shkurov: Nëse Rusia nuk ndalet në Ukrainë, lufta mund të zgjerohet drejt vendeve të tjera

    Ambasadori i Ukrainës Volodymyr Shkurov deklaroi për ‘Studio Live’ se Rusia nuk ndalet në Ukrainë, atëherë lufta ka mundësi që të zgjerohet edhe drejt vendeve të tjera.

  • VIDEO

    Ambasadori Shkurov për Report Tv: Po diskutojmë me Shqipërinë për prodhimin e municioneve për Ukrainën! Na duhen më shumë armë

    Ambasadori i Ukrainës Volodymyr Shkurov ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ku ka folur lidhur me vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Tiranë dhe për kërkesën që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit të prodhojnë municione për t’i ardhur në ndihmë Kievit.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 6 Mars 2024 – Receta/ Tensioni i lartë, kura natyrale / ‘Bëje vetë’ Maska & Truke

      Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gurabije me aromë portokalli / Qengj frikase me perime / Pispili me spinaq.

      Pse tensioni i lartë është konsideruar si vrasës i heshtur i kohëve të sotme, sipas OBSH 1 në 3 persona po vuajnë nga ky problem? Pse tensioni i lartë po manifestohet edhe tek shumë të rinj? Kur quhemi me tension të lartë, në cilat vlera duhet të jetë dhe si shpjegohet që në pacientë të ndryshëm vlerat janë të ndryshme? A ka një rregull që përcakton standardet e presionit të gjakut në vlera apo shifra? Çfarë nënkuptojnë numrat e tensionit për shëndetin tonë arterial? Personat me tension të lartë kanë edhe hiperinsulinemi, nivele të larta insuline, cila është lidhja mes të dyjave? A është genetike hipertensioni? Si të kuptojmë që kemi tension të lartë, cilat janë shenjat e fshehta që ai shfaq? Si duhet të trajtohet tensioni i lartë? Shumë njerëz trajtohen me medikamente të ndryshme gjithë jetën për të cilat ka edhe efekte anësore të mundshme...Cilat janë kurat naturopatike, bimët apo ushqimet që individët me tension të lartë duhet të marrin si dhe çfarë duhet të shmangin? Masat e menjëhershme që një pacient me tension të lartë duhet të ndërmarrë, "minuti i artë" që e shpëton nga një rrezik potencial… Flasim në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin, Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike.

      Në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën “Bëje vetë” me estetisten Anita Llanaj realizojmë një maskë japoneze kundër rrudhave për fytyrën, ballin, rrudhat poshtë syve dhe buzëve, sekreti japonez kundër plakjes me 0 kosto, vetëm dy përbërës që gjithkush i ka në shtëpi. Gjithashtu realizojmë një maskë për parandalimin e rënies së flokëve, por dhe për flokë gjithë shkëlqim e butësi. Për realizimin e kësaj maske ju duhen pak përbërës që mund t’i keni në shtëpi, është e thjeshtë për ta realizuar dhe super praktike në aplikim. “Bëje vetë” solli dhe një truk mjaft të thjeshtë për zbadhjen dhe ndriçimin e jastëkeve tuaj, tregojmë një zgjidhje dhe teknikë të mrekullueshme për zbardhjen e rrobave që funksionon si me magji në jastëkët e zymtë.

    • VIDEO

      Si të zbardhni dhe ndriçoni jastëkët tuaj të vjetër e të verdhë!

      Sigurisht, ju mund t'i pastroni këllëfët e jastëkëve një herë në javë ose më shumë, por çfarë metode ndiqni për pastrimin në thellësi tek jastëkët tuaj? Me kalimin e kohës, ato mund të zverdhen dhe të njollosen. Dhe kur kjo të ndodhë, për fat ka një mënyrë për t'i rikthyer në gjendjen e tyre të pastër dhe të bardhë. Sot në "Bëje vetë” tregojmë një zgjidhje dhe teknikë të mrekullueshme për zbardhjen e rrobave që funksionon si me magji në jastëkët e zymtë. Është një temë e përditshme që na ndodh të gjithëve, thënë shkurt: djersijmë kur flemë. E gjithë ajo djersë, papastërti, grim i vjetër dhe gjithçka tjetër që mund të imagjinoni, thithen nga këllëfët tanë të jastëkëve. Ndaj, nuk është çudi që ato bëhen kaq të verdha dhe të zymta. Prandaj kanë nevojë të pastrohen jo vetëm për zbardhje, por edhe për dezifektim. Metoda që ju sugjerojmë është tepër e thjeshtë dhe kërkon vetëm disa produkte pastrimi, shumica e të cilave ndodhen në dollapin tuaj të pastrimit.

    • VIDEO

      Ju bien flokët me grushta? Ja maska më efektive, stimulon daljen e flokëve të rinj plot jetë

      Në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën “Bëje vetë” me estetisten Anita Llanaj realizojmë një maskë për parandalimin e rënies së flokëve, por dhe për flokë gjithë shkëlqim e butësi. Për realizimin e kësaj maske ju duhen pak përbërës që mund t’i keni në shtëpi, është e thjeshtë për ta realizuar dhe super praktike në aplikim.

    • VIDEO

      Maska që doktorët fshehin / Sekreti japonez kundër plakjes me 0 kosto, vetëm dy përbërës

      Në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën “Bëje vetë” me estetisten Anita Llanaj realizojmë një maskë japoneze kundër rrudhave për fytyrën, ballin, rrudhat poshtë syve dhe buzëve, sekreti japonez kundër plakjes me 0 kosto, vetëm dy përbërës që gjithkush i ka në shtëpi. Shumë më mirë se kremrat dhe locionet e markave të shtrenjta dhe i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Zhvillimi i rrudhave shfaqet kryesisht në fytyrë, qafë e duar, dhe për shkak të stilit të jetesës moderne viktimat e saj po bëhen edhe njerëzit në moshë të re, por kujdesi për lëkurën tonë mund të bëjë një ndryshim të madh. Kjo maskë antirrudhë do ta shtrëngojë lëkurën tuaj si botoks natyral, rigjeneron dhe jep një efekt të shndritshëm dhe rinor. 

    • VIDEO

      EKSKLUZIVE/ Dëshmia e Princ Lekës në polici: Ish vjehrri, Gjergj Zaharia më grisi xhupin e më goditi me statujë druri

      Shqiptarja.com siguron ekskluzivisht dëshminë e Princ Lekës në komisariatin nr 6 ku dhe është bërë denoncimi.  Ai në dëshmi thotë se ish vjehrri I tij Gjergj Zaharia e ka goditur edhe I ka grisur xhupin si edhe ka marre edhe nje sende te forte(statuj druri).

      "Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën "Murat Toptani"rezidenca familjes mbretërore Nr.6, Tiranë për të takuar vajzën time të moshës 3 vjeçare, pasi me ish bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me Shefin i administratës së Oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap qe ishte boshatisur ne kundershtim me marrëveshjen.

      Me pas unë i kam kërkuar Sylës që të më shoqëronte deri tek vajza ime për ta takuar për të cilen me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish bashkëshorten. 

      Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylën edhe kam gjetur vajzën time të vogël Geraldina Zogu e moshes 3 vjeç e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj babit të ish bashkëshortes të shtetasit Gjergj Zaharia. Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua.

      Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke ju drejtuar Gjergjit që të mos më ofendoj e kërcënoj sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën.Në këto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia.Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës ,por Gjergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin si edhe ka marrë edhe një send të fortë(statuj druri) me të cilën më ka goditur" 

    • VIDEO

      Vuani nga tensioni i lartë? Dëgjoni këto këshilla nga Altin Joka dhe trajtojeni me...

      Pse tensioni i lartë është konsideruar si vrasës i heshtur i kohëve të sotme, sipas OBSH 1 në 3 persona po vuajnë nga ky problem?  Pse tensioni i lartë po manifestohet edhe tek shumë të rinj? Kur quhemi me tension të lartë, në cilat vlera duhet të jetë dhe si shpjegohet që në pacientë të ndryshëm vlerat janë të ndryshme? A ka një rregull që përcakton standardet e presionit të gjakut në vlera apo shifra? Çfarë nënkuptojnë numrat e tensionit për shëndetin tonë arterial? Personat me tension të lartë kanë edhe hiperinsulinemi, nivele të larta insuline, cila është lidhja mes të dyjave? A është genetike hipertensioni? Si të kuptojmë që kemi tension të lartë, cilat janë shenjat e fshehta që ai shfaq? Si duhet të trajtohet tensioni i lartë? Shumë njerëz trajtohen me medikamente të ndryshme gjithë jetën për të cilat ka edhe efekte anësore të mundshme...Cilat janë kurat naturopatike, bimët apo ushqimet që individët me tension të lartë duhet të marrin si dhe çfarë duhet të shmangin? Masat e menjëhershme që një pacient me tension të lartë duhet të ndërmarrë, "minuti i artë" që e shpëton nga një rrezik potencial… Flasim në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin, Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv