-
VIDEO
Pispili me spinaq dhe kos nga zonja Albana
Pispili me spinaq
Përbërësit:
- 500 gr spinaq.
- 4 qepë të njoma
- 500 gr miell misri
- 350 ml ujë i ngrohtë
- 1 Iç sodë
- 2 fç kos
- 3 kokrra vezë
- 1 tufë majdanoz
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pasi grijmë imët qepët e njoma i kaurdisim me vaj ulliri. Sapo të ulin vëllimin shtojmë spinaqin, më pas rregullojmë shijen me kripë dhe erëza. Ndërkohë tek mielli i misrit shtojmë sodën e bukës, vaj ulliri dhe ujë të ngrohtë. E punojmë mirë derisa të krijohet një brumë i lidhur, të cilin e shtrojmë në një tavë të lyer me pak vaj. Mbi të vendosim spinaqin e kaurdisur me qepët e njoma spërkatur me majdanoz të grirë. Rrahim vezët së bashku me kosin dhe e shtojmë në tavë mbi spinaqin. Bëjmë një spërkatje të lehtë të sipërfaqes me miell misri dhe e vendosim pispilinë të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë Celsius derisa të marrë një ngjyrë të bukur.
-
VIDEO
Qingj frikase me perime nga zonja Albana
Qengj frikase me perime
Përbërësit:
- 500 gr mish
- 2 lgj gjalpë
- 2-3 qepë të vogla
- 2-3 karrota
- 1 selino
- 2-3 patate të vogla
- 2 lgj miell
- 2-3 fç qumësht
- 1 kokërr vezë
- 1 kokërr limon
- 1 tufë kopër
- Kripë, piper
Përgatitja:
Mishin e qengjit e presim në thela dhe e kaurdisim me pak gjalpë. Më pas shtojmë ujë të nxehtë derisa të mbulohet mishi, hedhim piper kokërr, kripë dhe e lëmë të ziejë në zjarr tể ngadaltë. Në gjysmën e zierjes së mishit hedhim qepë tể vogla ose të bardhat e qepëve të njoma, karotat të prera në kubikë, selinon dhe pak patate të prera në kubikë. Në fund shtojmë pak kopër dhe e lëmë gjellën të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa mishi dhe perimet të jenë gati. Në një tenxhere me gjalpë kaurdisim pak miell, por jo të skuqet. E heqim nga zjarri dhe pasi ftohet hedhim qumështin e vakët, e përziejmë, pastaj shtojmë lëngun e mishit, e vendosim në zjarr dhe duke e përzier e lëmë derisa të trashet. E lëmë të ziejë 2-3 minuta, e heqim nga zjarri dhe shtojmë të verdhën e vezës, lëng limoni ose limontoz. E hedhim salcën në tenxheren me mish e perime, e lëmë pak minuta të lidhet dhe në fund e spërkatim me kopër e piper të zi.
-
VIDEO
Gurabije me aromë portokalli nga zonja Albana
Gurabije me aromë portokalli
Përbërësit:
- 100 gr miell misri
- 250 gr miell gruri
- 2 kokrra vezë
- 70 gr sheqer pluhur
- 100 gr gjalpë i shkrirë
- 120 gr kos
- 1 lëkurë portokalli (të madh)
- 1 lugë çaji pluhur pjekës
- ½ lugë çaji kanellë
- 1 majë luge kripë
- 10 gr sheqer kaf
Përgatitja:
Rrahim në një tas vezët me sheqerin pluhur. Shtojmë më pas gjalpin e shkrirë, kosin, vaniljen, lëkurën e portokallit dhe pak kripë dhe vazhdojmë trazimin. Më pas shtojmë miellin e misrit, miellin e grurit, pluhurin pjekës dhe pak kanellë. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit në tas derisa të kemi një brumë të lidhur që nuk derdhet. Me një lugë akulloreje vendosim brumin me forma në një tepsi. Hedhim pak sheqer kaf sipër çdo gurabije dhe i vendosim në pjekje në 200 gradë për 15-20 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 6 mars 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha "ble" me poste Gaz Bardhin dhe Gjekmarkajn te Beleri dënohet me 2 vite burg e deri tek bisedë me çakallin.
-
VIDEO
Dënohet Beleri, debat i fortë në studio, Meçaj: Jemi zotë të këtij vendi nuk na bëni gjë në Himarë
Bashkia e Himarës do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja pasi Apeli i GJKKO të japë vendim të formës së prerë për Fredi Belerin. Kështu deklaruan të ftuarit në emisionin “Repolitix” në Report Tv teksa diskutuan mbi rastin e Belerit
-
VIDEO
Avokat Çaça: Perëndoi ëndrra e Belerit për kryetar bashkie, Apeli i hap rrugë zgjedhjeve të reja
Himara shkon drejt zgjedhjeve të reja, pasi Apeli i GJKKO të japë vendimin e formës së prerë për Fredi Belerin, i dënuar me dy vite burg për blerje votash. Kështu deklaroi në "Repolitix" në Report tv avokati Përparim Çaça.
-
VIDEO
Zëdhënësi: Si e ndihmoi Lulzim Basha, Fredi Belerin gjatë zgjedhjeve në Himarë
-
VIDEO
Dosja K - Selim Mborja/ Pronari i “Birrës Korça”, që Enver Hoxha i zaptoi vilën (05.03.2024)
Viti 1943. Në Korçë, në vilën e tij të bukur, Selim Mborja, një prej bamirësve më të mëdhenj të qytetit, merr një letër anonime. Jeta e tij ishte në rrezik. Komunistët e kishin në listë për ta zhdukur. Ai vendos të arratiset e të jetojë për ca kohë në Greqi. Deri në vitin 1945, ai e ndiqte nga Selaniku skenën e finale të Luftës së dytë botërore. Lajmet ishin shqetësuese. Në atdheun e tij, pushtetin po e merrnin komunistët. Ai e dinte çfarë vinte prej tyre. E dinte po ashtu se nuk mund të kthhej dhe se atdheu do të mbetej përgjithmonë në endrrat dhe kujtimet e tij. Nuk do ta shkelte kurrë më… Në atdhe, gazeta zyrtare lajmëronte se armikut të arratisur Selim Mbrorja i ishin sekuestruar mbi 60 prona, shtëpi e dyqane në Korçë…. Në fisin e tij do të niste vala e terrorit. Kaq mund të bënin. Pasi Selimi vetë, iu kishte shpëtuar nga duart në Selanik, duke ju zbuluar një nga kurthet më të sofistikuara të Sigurimit të Shtetit…. E meqë në atdhe nuk kthehej dot, ajo çfarë mund të bënte për vendin e tij ishte mbeshtetja pa kushte në luftë kundër komunistëve. E shkriu pasurinë e tij për të luftuar komunizmin, por vdiq larg atdheut dhe pa e parë ëndrrën e tij të bërë realitet.
-
VIDEO
'Shërbimet greke dhe serbe ishin nxitëse', Braho: Në 97' ranë strukturat e shtetit, Berisha priste të arratisej
Për ngjarjet e vitit 1997, ish-deputeti Spartak Braho tha në ‘Frontline’ në Report TV, se ato ndodhën edhe si nxitje nga shërbimet e huaja si ajo greke dhe serbe.
-
VIDEO
‘Anti-shqiptar’, debat i fortë mes Meçes e zëdhënësit të Belerit: Mbylle gojën, ti je llum
Ka përfunduar në ofendime debati mes analistit Arben Meçe dhe Skerdjan Dhulit zëdhënësit të fushatës së Fredi Belerit në emisionin “Repolitix” në Report Tv.
-
VIDEO
Debat në Repolitix/ Dhuli: Në Census u deklarova shqiptar, Jorgo Goro grek! Meçe ve duart në kokë: E ke kushëri
Një debat i fortë është zhvilluar në “Repolitix” në Report Tv mes zëdhënësit të fushatës së Fredi Belerit, Skerdjan Dhulit me analistin Arben Meçe.
-
VIDEO
Meçe: Përmes telefonit të Belerit është zbërthyer e gjithë linja e shërbimit sekret grek në Shqipëri
Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro është kushëri me kryetarin e Zgjedhur Fredi Beleri që është dënuar me 2 vite burg për blerje votash. Kështu deklaroi në “Repolitix” në Report Tv analisti Arben Meçe.