-
VIDEO
Beleri fajtor për blerje votash, zëdhënësi Dhuli: Jo proces normal! Rama e takoi, i kërkoi të kandidonte për PS
Gjykata e Posacme shpalli fajtor për blerje votash Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës dhe e dënoi me dy vite burg. Të ftuarit në emisionin “Repolitix” në Report Tv kanë diskutuar mbi rastin e tij dhe atë se çfarë fshihet pas presioneve të Greqisë.
-
VIDEO
Të pathënat e trazirave të 97, zbërthehet Spartak Braho
Të pathënat e vitit të mbrapshtë 1997 u diskutuan sot me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Spartak Braho në “Frontline” në Report TV.
Braho i intervistuar nga Marsela Karapanço i cilëson ato ngjarje si historike, ku secila prej tyre ishte e mbushur me gjak.
-
VIDEO
Dosjet e Spak, Braho zbulon detaje për 21 janarin
Të pathënat e vitit të mbrapshtë 1997 u diskutuan sot me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Spartak Braho në “Frontline” në Report TV.
Braho i intervistuar nga Marsela Karapanço i cilëson ato ngjarje si historike, ku secila prej tyre ishte e mbushur me gjak.
-
VIDEO
'Berisha ka mbetur si gardelina që cicëron', Braho: Bardhi dhe Gjekmarkaj pa bosht dhe personalitet
Ish-deputeti socialist, Spartak Braho tha në 'Frontline' në Report TV, se Berisha tashmë bërë qesharak.
-
VIDEO
Studiuesi në Report Tv: Fjalët e greqishtes së vjetër janë të gjitha me orgjinë shqipe
Vjetërsia e gjuhës shqipe dhe ndikimi që ajo ka pasur në gjuhët e tjera të rajonit, ka qenë shpesh herë në qendër të diskutimeve
-
VIDEO
'Me bazën e Kuçovës jemi nën ombrellën e NATO-s!' Vladimir Beja: Kemi pilotë shqiptarë që drejtojnë avionët F35
Ndërkohë që Europa dhe bota po përballet me një shqetësim në rritje për shkak të agresionit rus në Ukrainë që vijon prej dy vitesh, në Kuçovë u rijetësua baza ajrore, e cila do të vihet në funksion të misioneve taktike të NATO-s.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Mars 2024 – Receta / A është Ok të qash? / ‘Politika nudo’ e Eduart Ndocaj
Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lakror me hithra me miell misri / Supë me hithra / Qofte me patëllxhanë / Kunguj të skuqur në kos.
A është Ok të qajmë? Edhe pse kjo pyetje është gjithëpërfshirëse mund të mos ketë një përgjigje të vetme. Për disa njerëz, qarja është një mënyrë për të shprehur emocionet dhe për të ndjerë lehtësim. Për disa të tjerë, qarja mund të ndihmojë në largimin e stresit, për të tjerë qarja mund të jetë një shenjë e dobësisë ose e pakënaqësisë. Për këdo që do të qajë, është e rëndësishme të kuptojë se qarja është një pjesë normale e jetës dhe nuk duhet të ndjehemi fajtor për të. Në studion e "Rreze Dielli" Diana Pushi, psikoterapiste dhe mentore e potencialit njerëzor thotë - "Gratë, heroinat e ndjeshmërisë. Secila qan në mënyrën autentike për arsye të ndryshme dhe është Okej..." A është gabim t'i mbajmë lotët dhe cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore që marrim nga e qara?
Ish-deputeti i Lezhës, sipërmarrësi Eduart Ndocaj, i njohur si kaubojsi i politikës në një bisedë të këndshme në studion e “Rreze Dielli” ndan pasionin e tij të hershëm për pikturën dhe për çiftelinë. Piktura ishte ëndrra e tij e fëmijërisë e cila për shkak të persekutimit në biografi iu mohua, por sot duket se është një nga dëshirat e tij më të mëdha, ka një koleksion me mbi 600 piktura të realizuara ndër vite dhe stili i tij është surrealist, por nuk mungojnë dhe portretet. Ka një lidhje të ngushtë me natyrën sepse peisazhet zënë një vend të rëndësishëm në frymëzimet e tij. Kohët e fundit një rol të rëndësishëm zë dhe bota femërore në pikturat e tij te nudos artistike. Gjithashtu ai tregoi sesi arriti të humbiste 50 kg në 6 muaj, ndau dhe një histori pak të vështirë për të dhe familjen e tij sesi për shkak të një gabimi u arrestua në Milano. Ndërsa në mbyllje të bisedës ai premton se me politikën nuk i ka mbyllur ende dyert.
-
VIDEO
Sociologu Tushi: Kuvendi është kthyer në arenë gladiatorësh, vetëm armët kanë ngelur pa u përdorur! Të vendosen kritere për përzgjedhjen e deputetëve
Sociologu Gëzim Tushi ka komentuar në Report Tv situatën e krijuar prej muajsh në Kuvend, aq sa në disa raste ka degraduar edhe në dhunë verbale dhe fizike. I tillë ishte edhe rasti i deputetit Flamur Noka ditën e djeshme, i cili pati konfrontime me punonjësit e Gardës.
Sociologu Tushi e krahason Kuvendin me një arenë gladiatorësh, ku deputetët përleshen me të gjitha llojet e mjeteve, por vetëm arma ka mbetur pa u përdorur, thotë ai.
“Anomali thelbësorë dhe mungesa e një deontologjie të saktë për deputetët. Ata janë elita, janë ata që janë caktuar jo vetëm për të drejtuar politikën e vendit, po edhe për të dhënë shembull qytetarie. Në politikë ka kontradikta, por problem është se deputetët tanë më shumë se janë politikanë, duket sikur janë militantë të vënë në llogore. Politikës ja kanë humbur esencën si zinxhir i zgjidhjes së problemeve dhe e kanë kthyer në arenë gladiatorësh. Aula e parlamentit është kthyer në arenë gladiatorësh ku përleshen me të gjitha llojet e mjeteve, vetëm armët nuk janë përdorur. Të gjitha janë përdorur, nga grushtet, dhuna verbale, psikologjike, flakadanë. Janë kthyer në armiq personal, janë disa grupe që kanë sherr të personalizuar nga arsyet më të ndryshme”, tha sociologu Tushi.
-
VIDEO
Eduart Ndocaj prezanton femrat e tij nudo, pasioni i kaubojsit për pikturën, rrëzimi i 50 kg dhe...
Ish-deputeti i Lezhës, sipërmarrësi Eduart Ndocaj, i njohur si kaubojsi i politikës në një bisedë të këndshme në studion e “Rreze Dielli” ndan pasionin e tij të hershëm për pikturën dhe për çiftelinë. Piktura ishte ëndrra e tij e fëmijërisë e cila për shkak të persekutimit në biografi iu mohua, por sot duket se është një nga dëshirat e tij më të mëdha, ka një koleksion me mbi 600 piktura të realizuara ndër vite dhe stili i tij është surrealist, por nuk mungojnë dhe portretet. Ka një lidhje të ngushtë me natyrën sepse peisazhet zënë një vend të rëndësishëm në frymëzimet e tij. Kohët e fundit një rol të rëndësishëm zë dhe bota femërore në pikturat e tij te nudos artistike. Gjithashtu ai tregoi sesi arriti të humbiste 50 kg në 6 muaj, ndau dhe një histori pak të vështirë për të dhe familjen e tij sesi për shkak të një gabimi u arrestua në Milano. Ndërsa në mbyllje të bisedës ai premton se me politikën nuk i ka mbyllur ende dyert.
-
VIDEO
Nëse qan fshehurazi, mos e humb këtë video/ Diana Pushi: E qara baraz me një paracetamol!
A është Ok të qajmë? Edhe pse kjo pyetje është gjithëpërfshirëse mund të mos ketë një përgjigje të vetme. Për disa njerëz, qarja është një mënyrë për të shprehur emocionet dhe për të ndjerë lehtësim. Për disa të tjerë, qarja mund të ndihmojë në largimin e stresit, për të tjerë qarja mund të jetë një shenjë e dobësisë ose e pakënaqësisë. Për këdo që do të qajë, është e rëndësishme të kuptojë se qarja është një pjesë normale e jetës dhe nuk duhet të ndjehemi fajtor për të. Në studion e "Rreze Dielli" Diana Pushi, psikoterapiste dhe mentore e potencialit njerëzor thotë - "Gratë, heroinat e ndjeshmërisë. Secila qan në mënyrën autentike për arsye të ndryshme dhe është Okej..." Por, a është gabim t'i mbajmë lotët dhe cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore që marrim nga e qara?
-
VIDEO
Qofte me patëllxhanë nga zonja Albana
Qofte me patëllxhanë
Përbërësit:
- 2 patëllxhanë
- 2 patate
- 1 thelpi hudhër
- 3 lgj vaj ulliri
- 2 feta bukë
- Pak galetë
- Kripë, piper i zi
- Nenexhik ose mente
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Patëllxhanët i presim në kubikë të vegjël dhe i kaurdisim në një tigan me vaj. I largojmë nga tigani dhe në po atë yndyrë skuqim patatet të prera gjithashtu në kubikë. Bashkojmë në një tas patëllxhanët me patate, shtojmë hudhrën e grirë imët ose të shtypur, kripën, piperin, nenexhikun, dy fetat e bukës të lagur me ujë (më pas të shtrydhura) dhe bukë të grirë. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe nëse brumi është i butë shtojmë dhe pak galetë derisa të mos ngjitet nëpër duar. I japim qofteve formë të rrumbullakët dhe i skuqim në tigan me vaj të nxehtë.
-
VIDEO
Kunguj të skuqur në kos nga zonja Albana
Kunguj të skuqur në kos
Përbërësit:
- 3 kunguj
- 1 vezë
- Miell
- Kripë
- Ujë soda
- Vaj bimor
- 500 ml kos
- Piper i kuq
- Spec djegës
- Fara susami
- Nenexhik
Përgatitja:
Presim në feta të holla kungujt. Me miellin, sodën e gazuar, kripën dhe vezën krijojmë qullin. Kalojmë kungujt në qull dhe më pas i skuqim në vaj bimor. Në një pjatë shtrojmë kosin me piper të kuq, fara speci djegës, fara susami dhe nenexhik dhe vendosim sipër kungujt.