-
VIDEO
Lakror me hithra dhe miell misri nga zonja Albana
Lakror me hithra dhe miell misri
Përbërësit:
- 2 fç miell misri
- 1 kg hithra
- 2 lgj gjizë
- 1 vezë
- 2 fk qumësht
- 2 fk yndyrë
- Kripë, nenexhik
Përgatitja:
Hithrat i lajmë mirë me ujë të ftohtë, i shtypim pak duke i mbështjellë me një pecetë që të mos na djegin, i grijmë hollë, i ziejmë e i kullojmë dhe i kaurdisim pak me vaj. Pasi i heqim nga zjarri i hedhim gjizë, qumësht, vezë, kripë, nenexhik. Në një tenxhere hedhim miellin e misrit të situr me ujë të vakët, yndyrë e kripë dhe zëmë një brumë me trashësi mesatare. E shtrojmë brumin në tepsi të lyer me yndyrë dhe sipër i hedhim hithrat e përgatitura. Mbi to hedhim me dorë një shtresë mielli, të cilin e lagim me ujë, e spërkasim me yndyrë dhe e pjekim në furrë.
-
VIDEO
Supë me hithra nga zonja Albana
Supë me hithra
Përbërësit:
- 500 gr hithra
- 500 ml qumësht
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lgj miell
- 1 lgj gjalpë
- 1 vezë
- Arrë moskat
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë hithrat, i presim imët dhe i vendosim të ziejnë për rreth 10 minuta me kapak gjysëm mbuluar. Ndërkohë me pak gjalpë ose vaj ulliri kaurdisim një qepë të grirë imët. Pasi qepa është bërë transparente shtojmë miellin dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa mielli të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë hudhrat e shtypura ose të prera në fetëza të holla dhe më pas hedhim qumështin gradualisht duke e trazuar pa ndërprerje derisa qumështi të fillojë të fluskojë. Rrahim vezën me pak qumësht dhe e shtojmë tek supa së bashku me hithrat. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, arrë moskat dhe bimë aromatike sipas dëshirës.
-
VIDEO
SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg, GJKKO vendos sot për Belerin! Media greke e Berisha sulmojnë gjyqtaren Irena Gjoka
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar merr sot vendimin për Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg nën akuzën e blerjes së votave
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 5 mars 2024
Titujt e gazetave për sot, nga përurohet baza e NATO-s, Rama thotë se rajoni rrezikohet nga Rusia te sulmi i medias greke ndaj Irena Gjokës shantazh i porositur nga Tirana e deri tek tragjedi apo tradhëti?
-
VIDEO
Shqipëria rikthen zborin, ushtria blen armatime - Prag lufte? (5 mars 2024)
Në “5 Pyetjet” në Report TV u diskutua hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë të përuruar sot në prani të kryeministrit, presidentit dhe përfaqësuesve të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Deputeti Xhemal Qefalia i ftuar në studio tregoi historinë e përmbledhur të kësaj baze që nga koha e mbretërisë shqiptare.
-
VIDEO
Armatime për Ukrainën/ Meçollari: Nuk kemi industri! Kulluri: Duhet të jemi me këmbë në tokë, nuk mund të thuash që nesër hapet uzina
Mundësia për të furnizuar me armatime Ukrainën ishte u diskutua në "5 Pyetjet". Kryetari i bashkisë Gramsh, Besjan Ajazi u shpreh se sot në ndryshim me me kohën e dikurshme ka një teknologji tjetër.
-
VIDEO
Bazë detare në Porto Romano, Qefalia: Ka një kërkesë të qeverisë shqiptare ndaj NATO-s, shumë shpejt do realizohet
Deputeti Qefalia bëri me dije në "5 Pyetjet" se qeveria shqiptare ka bërë një kërkesë në NATO për një bazë detare në Porto Romano.
-
VIDEO
'Ekzistojnë mundësitë për t'a ngritur industrinë ushtarake', deputeti Qefalia: Mesazhi i Samitit, për t'a rimarrë këtë nisëm
Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia i ftuar në "5 Pyetje" tha se industria ushtarake në vend mund të ngjallet sërish me një kooperim të shtetit me bizneset private.
-
VIDEO
Arrestimi i Liamit brenda shtëpisë së BBVIP, avokati i tij: As policët s'e dinin pse po i vinin prangat! Dënimi i tij nuk ishte i regjistruar
Dritan Shehaj, avokati i Liam Osmanit ish-banorit të Big Brother i cili u arrestua si i dënuar për mashtrim sapo hyri në shtëpinë e famshme, ka deklaruar se as policët nuk e dinin për çfarë po i vinin prangat klientit të tij.
-
VIDEO
Nasip Naço: Nëse duam paqen duhet të përgatitemi për luftë
Në "5 Pyetjet", deputeti Nasip Naço u shpreh ndër të tjera se armatimi shihet si rrugë për të arritur paqen.
-
VIDEO
Kryetari i bashkisë Gramsh: Ndaj kujt po armatosemi deri në dhëmbë? Kolonel Toçi: Kudo ka vëmendje të shtuar ndaj kërcënimit rus
Për të folur për bazën e NATO-s në Kuçovë në "5 Pyetjet" ishte dhe kryetari i bashkisë së Gramshit, Besjan Ajazi. Ai ngriti një pyetje në lidhje me armatimin e Shqipërisë, së cilës iu përgjigj kolonel Toçi.
-
VIDEO
Kulluri: Baza e Kuçovës investim i mirë por duhen shfryrë 'balonat' e propagandës
Kulluri në "5 Pyetjet" tha se baza e NATO-s në Kuçovë është një investim shumë i mirë, por duhen shfryrë balonat e propagandës.