• VIDEO

    Baza e Kuçovës/ Të ftuarit në "5 Pyetjet": Do të shërbejë si bazë operacionale e përkohshme

    Në “5 Pyetjet” u diskutua hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë të përuruar sot në prani të kryeministrit, presidentit dhe përfaqësuesve të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

  • VIDEO

    Masakra e Gërdecit, inxhinieri ushtarak: E ngritën pranë qendrave të banuara, shpërthyen 15 mijë predha, do ishte zhdukur Tirana

    15 mijë predha kanë shpërthyer në masakrën e Gërdecit më 15 mars të vitit 2008, që solli vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve. Kështu deklaroi inxhinieri ushtarak Memush Habili i ftuar në “Studio Live” në Report tv, duke nënvizuar se ishin shkelur të gjitha rregullat.

  • VIDEO

    Nga Poliçani në Gramsh, inxhinier ushtarak Habilaj: Shqipëria mund të prodhojë sërish armë

    Inxhinier ushtarak Memush Habili i ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report tv tha se Shqipëria mund të prodhojë sërish armë. Ndërkaq ka zbuluar disa detaje uzinave të prodhimit të armëve që ka pasur vendi ynë dhe të asaj ç’ka ka mbetur sot.

  • VIDEO

    Pa Gjurme- Nëna lë të bijën në jetimore, babai e denoncon/Ish gruaja: Mbeta në rrugë, vajza më mohoi

    Bledar Leka është 37-vjeçari nga Berati, i cili prej 8 muajve nuk ka asnjë kontakt me vajzën e tij të mitur. Në bisedat e fundit telefonike që ka pasur me të bijën, ai dyshon se jeta e saj me nënën në Francë është në rrezik. Por çfarë ka ndodhur mes Blëedar Lekës dhe dhe vajzës së tij Hajlina?Si janë ndarë babë e bijë? Në vitin 2011 Bledar Leka u njoh me vajzën nga Lushnja, Eneda Beqirin me shkuesi. Një martesë që në fillimet e saj ka qene e lumtur dhe ne jete erdhi bekimi i tyre i parë vajza, Hajlin. Konfliktet e para mes bashkëshortëve nisen kur Bledari hapi një biznes të përbashkët familjar në Berat. Eneda ishte më e ftohtë dhe distante nga bashkëshorti i saj dhe sipas Bledarit kishte harruar edhe përgjegjësinë e nënës ndaj të voglës së tyre. 37-vjeçari më vonë kuptoi se bashkëshortja e tij kishte filluar një lidhje dashurie me një burrë tjetër. I tronditur nga lajmi i tradhëtisë, Bledari nuk ia fal Enedës dhe i drejtohet gjykatës për të zgjidhur martesën e tyre. Divorci i çiftit u finalizua në vitin 2020 dhe kujdestaria e vajzës iu përcaktua nënës, Eneda Beqiri, ndërsa babai kishte të drejtat e takimit dhe pensionin ushqimor. Vajza në takimet me të atin i tregonte se nëna ushtronte dhunë ndaj dhe jetesa me te ishte e bërë e vështirë. 37-vjeçari i drejtohet gjykatës për të fituar kujdestarinë e Hajlin. Gjykata vendosi të drejta të plota për rritjen dhe edukimin e të miturës asokohe babait dhe Eneda pensionin ushqimor prej 12.000 mije lekë të reja në muaj dhe të drejtat e takimit dy herë në muaj. Eneda së bashku me bashkëjetuesin e saj u zhvendosën në Francë. Ajo i kërkoi ish-bashkëshortit të merrte dhe vajzën. Edhe pse i ati nuk ishte dakord, ai arriti të firmorste prokurën me të drejtë kthimi pas 3 muajsh. Ish-bashkëshortja nuk e mbajti fjalen dhe Hajlin prej 8 muajsh nuk është kthyer në atdhe te babai i saj. Vajza adoleshente nuk jeton as me nënën e saj, pasi prej disa muajsh është e strehuar në një qëndër sociale në Francë. Bledar hedh akuza ndaj ish-bashkëshortes se po përdor vajzën për të fituar dokumentat franceze, ndërkohë që Hajlin i lutet babait në lot të kthehet në Berat pranë tij.

  • VIDEO

    Baza ajrore e NATOa-s në Kuçovë, Panariti: Bekim për sigurinë e vendit dhe rajonit! Por duhet të marrim masa për mbrojtjen, jemi në prag lufte

    Ish-ministri i Jashtëm Edmond Panariti nëpërmjet një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv e cilësoi hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë si një bekim për sigurinë e vendit tonë dhe të rajonit.

  • VIDEO

    Shpërthimi me 2 të vdekur e 7 të plagosur në Lushnjë, ekspertët në Report Tv: Shkelje e sigurisë në punë dhe e lejes së ndërtimit

    Ekspertët në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv diskutuan mbi këtë ngjarje të rëndë duke analizuar disa aspekte, si shkelja e lejes së ndërtimi apo shkelja e sigurisë në punë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 4 Mars 2024 – Receta tradicionale të shpejta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla

    Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë gore, një gatim special tradicional i Kosovës me mish, qepë të kaurdisura, vezë dhe kos / Fërgesë pranverore me domate, vezë dhe djathë.

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e parë të këtij muaji, 4-10 mars për të gjitha shenjat e zodiakut, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Eshtë një javë disi e vrullshme, me shumë zhvillime dhe ndikime dinamike planetare për të gjitha shenjat. Sipas Pullës, jemi në muajin Mars më të mirë të këtyre viteve të fundit, ndaj duhet të shfrytëzojmë sa më mirë çdo moment dhe çdo mundësi që na jepet. Përgjatë kësaj jave, e cila do të ketë disa vështirësi, vendime të rëndësishme do të merren si në fushën ekonomike, profesionale ashtu dhe në atë shpirtërore, por fokusi më i madh do të jetë tek…

  • VIDEO

    Tavë gore nga zonja Albana

    Tavë gore

    Përbërësit:

    • 4-5 racione mish
    • 2 filxhanë kafeje vaj
    • 5-6 qepë mesatare
    • 3-4 thelpinj hudhër
    • 2 kokrra vezë
    • 1 gotë kos
    • 1 lugë miell
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Mishin e prerë në racione e kaurdisim pak sa të ndryshojë ngjyrë, hedhim kripë, ujë dhe e lëmë të ziejë. Qepët i grijmë në fije, i kaurdisim sa të zbuten, hedhim hudhrat, kripë, piper dhe i vendosim në tavë. Vendosim racionet e mishit dhe pak lëng nga mishi. Rrahim vezët me kos e pak miell dhe i hedhim sipër tavës, të cilën e vendosim në pjekje në furrë.

  • VIDEO

    Fërgesë me domate, djathë dhe vezë nga zonja Albana

    Fërgesë me domate, djathë dhe vezë

    Përbërësit:

    • 2 domate
    • 5 vezë
    • 3 lgj vaj ulliri
    • 150 gr djathë i bardhë
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Në një tigan vendosim vaj ulliri, domatet i kalojmë në rende dhe i shtojmë te vaji i ngrohtë. E lëmë gatesën 4 minuta që të krijojë gropat e vogla. Shtojmë vezët e rrahura dhe djathin e thërmuar. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e shoqërojmë me bukë të thekur.

  • VIDEO

    Kini kujdes! Horoskopi javor nga Jorgo Pulla cilën shenjë paralajmëron...

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e parë të këtij muaji, 4-10 mars për të gjitha shenjat e zodiakut, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Eshtë një javë disi e vrullshme, me shumë zhvillime dhe ndikime dinamike planetare për të gjitha shenjat. Sipas Pullës, jemi në muajin Mars më të mirë të këtyre viteve të fundit, ndaj duhet të shfrytëzojmë sa më mirë çdo moment dhe çdo mundësi që na jepet. Përgjatë kësaj jave vendime të rëndësishme do të merren si në fushën ekonomike, profesionale ashtu dhe në atë shpirtërore, por fokusi më i madh do të jetë tek…

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 4 mars 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga e bëjnë për lekë te opozita mosbindje civile deri në krijimin e qeverisë teknike e deri tek Berisha drejt lirimit?

  • VIDEO

    Si jetuam dhe vuajtëm në internim! Esencë-Report Tv

    Të ftuar në Esencë: Simon Miraka dhe Lekë Tasi. Esencë nga Eljan Tanini, sonte ora 21:00 në ekranin e Report Tv #esencë #reporttv #simonmiraka #lekëtasi Ne këtë sëzon të dytë rivjen në ekranin e Report Tv emisioni Esencë, që do të prezantohet nga gazetari Eljan Tanini. Ky format premton të sjellë ngjarje, dëshmi, personazhe, histori, personalitete dhe nostalgji që nuk janë thënë ose nuk janë folur në publik ashtu siç duhet. Nostalgjia dhe historia nuk janë e shkuara jonë, por e tashmja! Esencë, çdo të martë dhe të premte ora 23:00 në ekranin e Report Tv.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv