Lakror me hithra dhe miell misri nga zonja Albana

5 Mars, 11:58

Lakror me hithra dhe miell misri

Përbërësit:

  • 2 fç miell misri
  • 1 kg hithra
  • 2 lgj gjizë
  • 1 vezë
  • 2 fk qumësht
  • 2 fk yndyrë
  • Kripë, nenexhik

Përgatitja:

Hithrat i lajmë mirë me ujë të ftohtë, i shtypim pak duke i mbështjellë me një pecetë që të mos na djegin, i grijmë hollë, i ziejmë e i kullojmë dhe i kaurdisim pak me vaj. Pasi i heqim nga zjarri i hedhim gjizë, qumësht, vezë, kripë, nenexhik. Në një tenxhere hedhim miellin e misrit të situr me ujë të vakët, yndyrë e kripë dhe zëmë një brumë me trashësi mesatare. E shtrojmë brumin në tepsi të lyer me yndyrë dhe sipër i hedhim hithrat e përgatitura. Mbi to hedhim me dorë një shtresë mielli, të cilin e lagim me ujë, e spërkasim me yndyrë dhe e pjekim në furrë.