• VIDEO

    Veri Jug - Maqellara (03.03.2024)

    Veri Jug ka udhëtuar në fillim të pranverës në verilindje të vendit, me destinacion Maqellarën e qarkut të Dibrës. Ndalesë në fshatin Kllobçisht, një fshat kufitar, ku jeta kalon përmes diagramash të kundërta: e varfër për disa familje dhe me mirëqënie të konsiderushme për disa të tjera. Kullotat në tokat shqiptare dhe tokat e Maqedonisë së veriut, miniferma e familjes Myftari nga njera anë dhe fshati I boshatisur nga ana tjetër. Ndiqni reportazhin “Maqellara” realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa

  • VIDEO

    Veri Jug - Një minifermë moderne në Kllobçisht

    Haxhi Myftari, fermer I vogël dhe bletërritës, flet për ngritjen e minifermës së viçave të majmërisë dhe për parkun e bletëve. Mesazhi I Haxhiut: për njerëzit që duan të punojnë, nuk ka vështirësi, sepse fshati t’i jep të gjitha mundësitë për të pasur punën tënde.

  • VIDEO

    Veri Jug - Jetë e vështirë në Kllobçisht

    Njazi Tafçiu, banor në fshatin Kllobçisht të Maqellarës, rrëfen jetën e vështirë, mungesën e infrastrukturës dhe papastërtinë në rrugët e fshatit.

  • VIDEO

    Mjeket e Klinikës "Vera Virhov", rrëfehen në “Klinika 24” dhe kanë disa këshilla

    Të ftuara në studion në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishin disa mjeke të “Klinikës Vera Virhov”.Mjeket ishin në emision, jo vetëm si profesioniste në disiplinat që përfaqësojnë, por dhe si gra në karriera të shkëlqyera.Emisioni nisi në një mënyrë shumë të vecantë, pasi u shoqërua nga tingujt e violinës, që sipas mjekeve prezente në studio,muzika është terapia më e mirë për trupin dhe shpirtin.Në studio ishte mjekja psikiatre Fatbardha Xhani Mislimi, psikologia Rezarta Smegaj, logopeden Alketa Buba dhe një artiste si Antuanet Kaci. “Kohët e fundit të gjithë flasin për rëndësinë e shëndetit mendor dhe përsëritja nuk është asnjëherë e tepërt dhe shëndeti mendor është ekuivalent më shëndetin fizik, për këtë motiv sensibilizimi dhe kapja në kohë e problemeve të shëndetit mendor është shumë e rëndësishme” tha mjekja psikiatre Fatbardha Xhani Mislimi në fillim të bisedës, duke shtuar se theksi vihet vecanërisht tek gratë, pasi janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë dhe pjesa që mban peshën më të madhë, qoftë të familjes apo shoqërisë. Por a kërkojnë gratë ndihmë më shpejtë në shoqërinë tonë? “E vërteta është që sot kërkohet ndimë më shpesh se më parë, sidomos pas covidit, pasi gjendja psikike e popullatës është rënduar, gjë që ka cuar në shtimin e rasteve që kërkojnë ndihmë” shtoi mjekja psikiatre.Më pas moderatorja foli për rëndësinë stimulimit sensorial, ose sic njihet ndryshe, ndikimi i formave të artit për t’u shëruar pacientët, vecanërisht fëmijët. ”Stimulimi sensorial njihet prej kohës si formë kurimi për fëmijët me diagnoza të ndryshme dhe ajo që kemi parë ishte një reagim i jashtëzakonshëm i fëmijëve” u shpreh Logopedia Alketa Buba, duke shtuar se muzika ka fuqi tek fëmijët, duke kujtuar se njëherë Antuaneta kishte bërë një fëmijë që të prekte telat e violinës.”Kjo terapi nuk duhet zhvilluar vetëm tek fëmijët, por dhe tek nënat e tyre” tha violinistja Antuaneta Kaci, duke shtuar se për të patur fëmijë të shëndetshëm, duhet të kemi nëna të shëndetshme.”Është shumë e rëndësishme që terapia tek fëmijët të bëhet sa më individuale pasi ka një rëndësi specifike” tha psikologia Rezarta Hasmegaj. Ndërsa logopedja shtoi se duhet një bashkëpunim i prindit me terapistin për të patur një pasqyrë të qartë të situatës, por për shkak të elementin njerëzor, edhe logopedët mbartin një peshë emocionale dhe psikologjike.Balanca mes punës dhe jetës personale është gjithashtu shumë e rëndësishme dhe për psikologen Rezarta Smegaj.Më pas mjekja psikiatre Fatbardha Xhani Mislimi foli për hobet e saj, si poezia dhe piktura që gërshetohen me profesionin.”Është shumë e rëndësishme empatia në marrëdhënien mjek-pacient” tha Fatbardha.Më pas recitoi një poezi të shkruajtur nga vet ajo.Në pjesën e dytë, panelit ju shtuan dy mjeke të tjera si Genta Dedej, Drejtuesja e Klinikës Vera Virhov” njëkohësisht dhe mjeke laboratori dhe Doktoresha e estetikës Manuela Drita Kaci. ”Jemi në muajin mars, muajin e gruas dhe femrat kanë prirje të kujdesen më shumë për veten e tyre” u shpeh Manuela, duke shtuar se koncepti i bukurisë ka evoluar me njeriun dhe njeriu sot duhet të ndihet i bukur si nga brenda dhe nga jashtë ku futet roli i mjekut.”Shëndeti mendor është i lidhur shumë dhe me shëndetin fizik, ndaj trajtimi jo vetëm i trupit por dhe i mendjes, merr një rëndësi të vecantë” tha Genta Dedej.Më pas ajo u ndal në rëndësinë e bërjes së analizave për të kapur në kohë dhe parandaluar problemet e ndryshme, si dhe në dëshirën e njerëzve për të patur informacion në kohë. ”Punën time e shoh si një sfidë të përditshme që më fal shumë kënaqësi dhe sidomos kur kam afër kolege profesioniste” shtoi Drejtuesja e klinikës.Në fund në studio u dha dhe mesazhi për zonjat që të përpiqen të kenë respekt për vetën dhe të duan veten e tyre.Ndërsa Genta Dedej përshëndeti të gjitha zonjat që janë pjesë e sistemin shëndetësor dhe që bëjnë një punë fantastike cdo ditë.

  • VIDEO

    Nutricionistja Ami Tare: “Ja kush është mëngjesi ideal dhe pse duhet shmangur kafja esëll pa konsumuar ushqim”

    E ftuar në studion në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio ishte nutricionistja nga Londra Ami Tare, e cila dha disa këshilla dhe rekomandime në lindhje me ushqyerjen e shëndetshme.

    ”Mëngjesin zakonisht e nisin me një kafe pa konsumuar mëngjesin dhe ka disa arsye përse nuk duhet bërë kjo gjë.Sipas një studimi britanik pirja e kafes esëll rrit nivelet e glukozës në gjak.Rrit aciditetin e stomakut, si dhe krijon probleme me pjesën e gastritit” u shpreh në fillim të bisedës nutricionistja, duke shtuar se pirja e kafes esell rrit nivelin e kortizolit në gjak, sikurse na largon lëngjet dhe mineralet nga trupi ynë në mënyrë të shpejtë.

    Studimet flasin se mëngjesi i kripur është ai më i shëndetshmi, në raport më të ëmblin pasi nuk rrit nivelet e sheqerit në gjak dhe rekomandohet që të kemi sa më shumë fibra dhe proteina.

    ”Veza, vaj ulliri, avokado, apo ullinjtë si dhe arroret, farat e kërpit, kia. “Mëngjes i balancuar është bukë integrale me pak gjizë dhe fruta pylli me arra mund të quhet një mëngjes i balancuar” u shpreh Ami në studio.Më pas një mëngjës i rekomandueshëm është ai me fara Chia pudding me kivi, për të kaluar më pas tek tosti me humus dhe domate, për të vazhduar tek veza me spinaq dhe ullinj, pa harruar dhe rolin ushqyes të avokados.

    Nutricionistja foli dhe për insulinorezistencën që sipas saj është një gjendje e trupit kur qelizat humbasin aftësinë e tyrë për të reaguar ndaj insulinës.


    ”Një dietë e balancuar mund të cojë në një jetë normale duke balancuar dhe nivelin e sheqerit në gjak” u shpreh nutricionistja, pa harruar lëvizjet ditore të shpeshta, duke larguar lëngjet e gazuara me ngjyrë dhe pirë shumë ujë” u shpreh ajo në fund të bisedës

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 2 mars 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga shpërthimi fatal në Lushnje vdesin babë e bir dhe lëndohet deputeti te Berisha 60-të ditë në arrest shtëpie e deri tek ne dhe BE.

  • VIDEO

    Mungesa e metadonit, mjekja Dollenberg: Industria farmaceutike s’ka interes ta tregtojë! Mjeku toksikolog: Ka rritje të pacienteve femra që kërkojnë ndihmë

    Prej rreth tre javësh, në qendrat e rehabilitimit të përdoruesve të drogës në Durrës, Shkodër dhe Korçë nuk ka metadon, informacion ky i konfirmuar zyrtarisht përmes burimeve zyrtare. Në këto kushte përdoruesit e heroinës rrezikojnë t’i kthehen lëndës narkotike

  • VIDEO

    Mungesa e metadonit, mjekja Dollenberg: Industria farmaceutike s’ka interes ta tregtojë! Mjeku toksikolog: Ka rritje të pacienteve femra që kërkojnë ndihmë

    Prej rreth tre javësh, në qendrat e rehabilitimit të përdoruesve të drogës në Durrës, Shkodër dhe Korçë nuk ka metadon, informacion ky i konfirmuar zyrtarisht përmes burimeve zyrtare. Në këto kushte përdoruesit e heroinës rrezikojnë t’i kthehen lëndës narkotike

  • VIDEO

    Nesër zgjedhjet për kreun e KMSH, Arapi paralajmëron protestë: Teatër i gylenistëve para diplomatëve, çdo gjë e vendos Fetullah Gylen

    Të nesërmen (2 mars) pritet të mbahen zgjedhjet për kreun e Komunitetit Musliman të Shqipërisë. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, publicisti Florjan Arapi tha se bëhej fjalë për një teatër të organizuar nga gylenistët e organizatës që njihet ndryshe si ‘Feto’.

  • VIDEO

    Adem Jasharin, ja si e stërvita në Tiranë! Sali Berisha më pushoi nga puna! Esencë-Report Tv

    Sot në Esencë: Rrëfehet Ylli Mici, ish ushraraku që stërviti në Tiranë Adem Jasharin dhe shokët e tij. Përse Sali Berisha pak muaj më pas e pushoi nga puna për arsyet e mësipërme?!

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 1 Mars 2024 – Receta / Çifti i pensionistëve virale / Zgjo superpotencialin tënd!

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Petulla me erëza dhe fara / Speca me gjizë dhe trumzë / Krepa me mish të grirë.

    Çifti korçar Xheni dhe Ligor Fundo, prindër të dy fëmijëve dhe gjyshër me nipa e mbesa, jetojnë prej 24 vitesh në Florida të SHBA-ës. Ata u larguan nga Shqipëria duke lënë gjithçka kishin ndërtuar prej vitesh martese, bashkë me restorantin e tyre ku punonin familjarisht. "Këmbëngulja e kushërinjve për të jetuar së bashku, për një jetë më të mirë për fëmijët na detyroi të linim vendin. Përveç kësaj, Shqipëria ishte përfshirë nga trazirat dhe neve nuk u menduam dy herë"- shprehen ata. Si çdo familje shqiptare në emigrim, ata u përballën me vështirësitë e nisjes së një jete të re, punës dhe gjuhës. "Kemi punuar lloje të ndryshme punësh të rëndomta derisa hapëm restorantin tonë. Kemi patur "Bosnian Tim" për 13 vjet rresht dhe ka qenë shumë e sukseshme, kam dalë në gazetë "Business women"- thotë Xheni, e cila ka shumë pasion gatimin, e nuk harron të sjellë traditën shqiptare në familje me miq e kushërinj. Recetat e saj i ndan me ndjekëset në facebook, duke aktruar e gatuar plot humor e finesë. Xheni na zbuloi në bisedë edhe disa sekrete gatimi për receta tradite si fasulet, lakrorin e Korcës, etj.

    Zgjo Super Potencialin Tënd është një event i ndërtuar nga Eglent Bici për të gjithë ata që duan të transformojnë jetën e tyre dhe për të krijuar më tepër energji për veten. "Unë jam i bindur që ky event do të jetë një mundësi e mrekullueshme për të sfiduar, njohur, kërkuar dhe gjetur frikërat, dyshimet, pasionet, ëndrrat dhe guximin. Ti mund të marrësh kontrollin e plotë, të veprosh masivisht, të thyesh muret që ekzitojnë në mëndjen tënde, të skicosh dhe krijosh jetën për të cilën ti ke lindur. Ti mundesh…ti mundesh të jetosh duke u argëtuar, duke shijuar, duke dëfryer me plot pasion dhe përmbushje jetën që gjithmonë ti ke ëndërruar" - u shpreh Bici.

  • VIDEO

    Mungoi në samitin në Tiranë, deputeti i PDK-së: Kurti i papërgjegjshëm! Do të na hedhë hi syve sikur sjanë prishur raportet me SHBA

    Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, ka komentuar në Report Tv samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë,, si edhe mungesën e Albin Kurtit. Haliti thotë se kjo është një papërgjegjshmëri e Kurtit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv