• VIDEO

    Zbulo lumturinë maksimale! Eglent Bici: Ti ke potencial! Ja si ta zhvillosh…

    Zgjo Super Potencialin Tënd është një event i ndërtuar nga Eglent Bici për të gjithë ata që duan të transformojnë jetën e tyre dhe për të krijuar më tepër energji për veten. "Unë jam i bindur që ky event do të jetë një mundësi e mrekullueshme për të sfiduar, njohur, kërkuar dhe gjetur frikërat, dyshimet, pasionet, ëndrrat dhe guximin. Ti mund të marrësh kontrollin e plotë, të veprosh masivisht, të thyesh muret që ekzitojnë në mëndjen tënde, të skicosh dhe krijosh jetën për të cilën ti ke lindur. Ti mundesh…ti mundesh të jetosh duke u argëtuar, duke shijuar, duke dëfryer me plot pasion dhe përmbushje jetën që gjithmonë ti ke ëndërruar" - u shpreh Bici.

  • VIDEO

    Rithemelimi çon në Kushtetuese ligjin e Komisioneve Hetimore! Çupi: Kërkuam pezullim, po privohemi nga e drejta kushtetuese

    Deputetët e Rithemelimit kanë kërkuan në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e ligjit për komisionet hetimore, i miratuar në dhjetor në Kuvend. Deputetja Dhurata Çupi tha se me këtë ligj mazhoranca synon të privojë opozitën nga e drejta për të kontrolluar qeverinë. Çupi tha se është kërkuar gjithashtu edhe pezullimi i ligjit deri në një vendim përfundimtar

  • VIDEO

    'Sulltani im, bombonia ime' çifti korçar i pensionistëve rrëfejnë historinë e tyre, batuta dhe humor…

    Çifti korçar Xheni dhe Ligor Fundo, prindër të dy fëmijëve dhe gjyshër me nipa e mbesa, jetojnë prej 24 vitesh në Florida të SHBA-ës. Ata u larguan nga Shqipëria duke lënë gjithçka kishin ndërtuar prej vitesh martese, bashkë me restorantin e tyre ku punonin familjarisht. "Këmbëngulja e kushërinjve për të jetuar së bashku, për një jetë më të mirë për fëmijët na detyroi të linim vendin. Përveç kësaj, Shqipëria ishte përfshirë nga trazirat dhe neve nuk u menduam dy herë"- shprehen ata. Si çdo familje shqiptare në emigrim, ata u përballën me vështirësitë e nisjes së një jete të re, punës dhe gjuhës. "Kemi punuar lloje të ndryshme punësh të rëndomta derisa hapëm restorantin tonë. Kemi patur "Bosnian Tim" për 13 vjet rresht dhe ka qenë shumë e sukseshme, kam dalë në gazetë "Business women"- thotë Xheni, e cila ka shumë pasion gatimin, e nuk harron të sjellë traditën shqiptare në familje me miq e kushërinj. Recetat e saj i ndan me ndjekëset në facebook, duke aktruar e gatuar plot humor e finesë. Xheni na zbuloi në bisedë edhe disa sekrete gatimi për receta tradite si fasulet, lakrorin e Korcës, etj.

  • VIDEO

    Speca me gjizë dhe trumzë nga zonja Albana

    Speca me gjizë dhe trumzë

    Përbërësit:

    • 5 speca të kuqe ose jeshile
    • 1 domate
    • 1 thelpi hudhër
    • 400 gr gjizë
    • 1 tufë kopër
    • Spec i kuq pluhur
    • Spec djegës
    • Trumzë, rigon, nenexhik
    • Kripë, piper i zi
    • Arra të thërrmuara
    • Djathë i grirë kaçkavall

    Përgatitja:

    Fillimisht skuqim lehtë specat, më pas I mbushim me gjizën e trazuar me hudhër, kripë, piper, trumzë, rigon, nenexhik, kopër, spec djegës dhe arra të thërrmuara. I spërkasim me pak vaj ulliri dhe djathë kaçkavall dhe i vendosim për pak minuta në furrë.

  • VIDEO

    Petulla me erëza dhe fara nga zonja Albana

    Petulla me erëza dhe fara

    Përbërësit:

    • 200 gr kos
    • 500 gr miell
    • 1 lç maja e thatë
    • 1 vanilje
    • Fara chia
    • Kripë, turmerik
    • Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Zëmë brumin dhe e hapim si një petë të madhe. Krijojmë forma me anë të një gote dhe i skuqim në vaj të ngrohtë.

  • VIDEO

    Pite me mish të grirë, super shije e aromë nga zonja Albana

    Krepa me mish të grirë

    Përbërësit:

    • 1 kupë miell
    • 2 vezë të mëdha
    • 1 kupë qumësht
    • 2 lugë çaji gjalpë
    • Pak kripë

    Mbushja:

    • 500 gr mish i grirë
    • 1 qepë mesatare
    • 100 ml verë e kuqe
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1 lgj salcë domate
    • 2 lgj vaj ulliri
    • Spec i kuq pluhur
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Kaurdisim mishin e grirë, shtojmë qepën dhe hudhrën dhe më pas e shuajmë me verë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën dhe erëzat, sikurse dhe ujë që të ziejnë. Krijojmë qullin për krepa. I skuqim në tigan me pak vaj të spërkatur. Më pas i shtrijmë petë dhe mbushje, veprojmë kështu me disa shtresa.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 1 mars 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga BE edhe 6 miliardë euro për Ballkanin te Rama sqaron se i ka thënë "Po" Zelenskyt për prodhimin e armëve e deri tek kujt i dogji?

  • VIDEO

    Dy samite në Tiranë, deputeti Krashi: Historike për Shqipërinë dhe rajonin! Jemi kthyer në kntributorë për sigurinë e paqen

    “Historike për Shqipërinë dhe rajonin”, kështu i ka cilësuar në "Frontline" në Report TV deputeti i PS Lavdrim Krashi dy samitet që u zhvilluan në Tiranë dje dhe sot

     
  • VIDEO

    Milaim Zeka: Amerikanët kanë futur në listën e zezë ministrin e Brendshëm të Kosovës dhe aktivisten e LVV-së

    Analisti Milaim Zeka në “Frontline” në Report TV ka deklaruar se ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla dhe aktivistja e LVV-së nga Shqipëria, Dejona Mihali janë vënë në listën zezë të SHBA-së.

     
  • VIDEO

    Tirana 'kryeqyteti i dy samiteve', Baçi: Për t'i tërhequr vëmendjen Ramës! Nurellari: Shqipërinë e shohin si qendër rajonale

    Më 28 dhe 29 Shkurt, Tirana u shndërrua sërish në kryeqendër të zhvillimeve politike evropiane, duke pritur dy samite të rëndësishme atë të vendeve të Ballkanit në Tiranë dhe Bashkimit Europian dhe për Ukrainën.

  • VIDEO

    BE 6 mld euro për rajonin, Çoçoli: ‘El Dorado’ e mundësive, ja marrëveshjet e rëndësishme! Aliaj: Problem, mungesa e projekteve nga Shqipëria

    Ekspertët kanë diskutuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv lidhur me risitë që solli për Shqipërinë samiti që u mbajt sot në Tiranë mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së me qendër Planin e Rritjes Ekonomike me 6 miliardë dollarë për rajonin.

  • VIDEO

    Federata e opozitës, Lapaj i prerë: Nuk u bashkohemi, kanë vjedhur Shqipërinë! Zgjedhorja? Kanë frikë nga vota e diasporës, nuk e blejnë dot

    Adriatik Lapaj, kreu i lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka mohuar në mënyrë kategorike bashkimin me federatën opozitare. Sa i përket Reformës Zgjedhore tha se palët politike nuk e duan. Teksa u ndal te vota e diasporës, Lapaj tha se kanë frikë prej saj sepse i ndëshkon

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv