-
VIDEO
“Thuaje, thuaje, hë thuaje”, Burimi sfidon Lapajn: Isha në KQZ, do i jap drejtim
Blerina Heqimaj është një 33-vjeçare që ka humbur kontaktet me familjen nga shteti italian që prej qershorit të 2023. Telefonatën e fundit e ka pasur me motrën e saj, Njoftime Hoxha, ku i ka treguar se ndodhej në një qendër sociale me 2 fëmijët e saj. 2009 Blerina u njoh me shkuesi me Kastriotin, babain e dy fëmijëve të saj. Të dy emigruan drejt Italisë për një të ardhme më të mirë për familjen që po krijonin. Mrepo, jeta e Blerinës në tokë të huaj nuk ishte si ajo e kishte menduar. Kastrioti filloi të ushtronte dhunë ndaj saj. Kjo e fundit e denoncoi në policinë italiane, por që më vonë do ta tërhiqte denoncimin per bashkeshortin per hater te femijeve. Ajo vendos t’i drejtohet dyerve të gjykatës për të zgjidhur martesën. Në shtatorin e vitit 2023 divorci finalizohet dhe gjykata vendos që kujdestarinë e fëmijëve ta kishte Blerina. Pas divorcit me bashkëshortin, 33-vjecarja fillon një njohje me një shtatas Italian. Familjarët nuk dinë shumë për të, pasi Blerina ishte shume e rezervuar në këtë pjesë. Në qershor të vitit të kaluar ajo humbi kontaktet me familjarët dhe ata nuk kanë asnjë informacion per te. Blerina ka mbyllur të gjitha rrjetet sociale, por telefoni i saj ende rezulton i hapur. Motra e telefonon, zilja shkon, por askush nuk përgjigjet nga ana tjeter e telefonit. Ajo eshte ne merak per te motren, pasi te dyja kishin nje raport shume te afert me njera-tjetren.
-
VIDEO
Ish-ministri i Jashtëm, Starova: Në samitin e Tiranës, Zelensky dha mesazh se edhe rajoni rrezikohet nga konflikti! Duhet forcuar siguria e vendit
Ish-ministri i Jashtëm, Arjan Starova teksa analizoi samitin e djeshëm për Ukrainën dhe atë të sotmin për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, e vuri theksin tek angazhimi i vendit në rritjen e sigurisë së vendit. Në një lidhje skype për Report Tv, Starova tha se Zelensky përcolli mesazhin se rajoni i Ballkanit duhet të përgatitet për një konflikt të mundshëm.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Shkurt 2024 – Receta / Horoskopi i muajit Mars nga Jorgo Pulla
Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Salçiçe në role brumi / Çorbë me thjerrëza / Tavë me patate dhe proshutë / Kek me banane.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Mars për 12-të shenjat e zodiakut duke u ndalur në kombinimet më të mira që ka secila shenjë. Është një muaj nga më të mirët, madje ky Mars sipas Jorgo Pullës është më i miri i këtyre 10 viteve të fundit. Muaji Mars, mund të quhet muaji i ndryshimeve, gjithashtu do të ofrojë shumë mundësi sa i takon çështjeve të rëndësishme, është një muaj shumë pozitiv ku do të kemi mundësi për të mësuar nga gabimet dhe për të rregulluar disa problematika të së shkuarës. Eshtë muaji më i mirë, ideal, thekson Pulla për të bërë ndryshime rrënjësore në çdo fushë në jetën tuaj. Sa i takon fushës së dashurisë, është një muaj shumë favorit në njohje te reja dhe pse jo dhe për fejesa. Një lidhje që nis me konsolidim këtë muaj, vështirë se do të ketë ndarje, duke qenë se jemi në ndikime shumë të rëndësishme planetare.
-
VIDEO
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Të ftuarit në “Përballje”: Interes në rritje për këtë pjesë të Evropës
Dhënia e granteve nga Bashkimi Evropian shikohet me mjaft vlerësim, si Kamberi dhe Deliu theksojnë se duhet shoqëruar me zbatimin e reformave nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Shqipëria.
-
VIDEO
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Të ftuarit në “Përballje”: Interes në rritje për këtë pjesë të Evropës
Dhënia e granteve nga Bashkimi Evropian shikohet me mjaft vlerësim, si Kamberi dhe Deliu theksojnë se duhet shoqëruar me zbatimin e reformave nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Shqipëria.
-
VIDEO
Varhelyi foli për dyfishim të ekonomisë në 10 vite, Malaj skeptik: Duhen përmbushur reformat
Arben Malaj në “Përballje” komentoi samitin e sotëm mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Malaj e sheh me skepticizëm atë që tha Varhelyi se ekonomia e vendit tonë do të dyfishohet në 10 vitet në vijim.
-
VIDEO
'Marsi ideal i 10 viteve të fundit, por kujdes!' Arsyeja? Ndiqni horoskopin e muajit Mars nga Jorgo Pulla
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Mars për 12 shenjat e zodiakut. Është një muaj nga më të mirët, madje ky Mars sipas Jorgo Pullës është më i miri i këtyre 10 viteve të fundit. Muaji Mars, mund të quhet muaji i ndryshimeve, gjithashtu do të ofrojë shumë mundësi sa i takon çështjeve të rëndësishme, është një muaj shumë pozitiv ku do të kemi mundësi për të mësuar nga gabimet dhe për të rregulluar disa problematika të së shkuarës. Eshtë muaji më i mirë, ideal, thekson Pulla për të bërë ndryshime rrënjësore në çdo fushë në jetën tuaj. Sa i takon fushës së dashurisë, është një muaj shumë favorit në njohje te reja dhe pse jo dhe për fejesa. Një lidhje që nis me konsolidim këtë muaj, vështirë se do të ketë ndarje, duke qenë se jemi në ndikime shumë të rëndësishme planetare.
-
VIDEO
Çorbë me thjerrëza nga zonja Albana
Çorbë me thjerrëza
Përbërësit:
- 500 gr thjerrëza
- 1 kokërr qepë
- 1 thelpi hudhër
- 150 gr sallam
- 1 lugë gjalpë
- 1 lugë miell
- Piper i kuq speci
- Kripë, piper i zi
- Pak uthull ose salcë domate
Përgatitja:
Thjerrëzat i lajmë dhe i lëmë në ujë të ftohtë 7-8 orë para zierjes. Pas kësaj kohe, derdhim ujin, i vendosim në ujë të pastër, vendosim qepën e pastruar dhe hudhrën dhe i lëmë të ziejnë. Pasi të jenë zier thjerrëzat mund ti kalojmë në sitë ose i bluajmë në blender, ose mund t’i lëmë dhe ashtu siç janë. Në enë për çorbë, kaurdisim me yndyrë miellin dhe specin e kuq, shtojmë sallamin të prerë në copëza, më pas hedhim thjerrëzat e shtypura, i përziejmë dhe hedhim pak ujë ose lëng e mishi. E lëmë çorbën të ziejë për rreth 10 minuta, rregullojmë shijen dhe sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak uthull, ose pak para përfundimit të zierjes shtojmë pak salcë domatesh.
-
VIDEO
Kek me banane nga zonja Albana
Kek me banane
Përbërësit:
- 4 kokrra vezë
- 100 gr gjalpë
- 100 gr kos
- 100 gr sheqer
- 1 gotë lëng portokalli
- 1 bustinë vanilje
- 150 gr miell
- Banane
- Lëkurë e grirë portokalli
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit, përveç bananeve i kalojmë në një tas duke i përzier. Qërojmë bananet dhe i vendosim në një tavë. Sipër shtrojmë kremin dhe e spërkatim sipërfaqen e kekut me lëkurë portokalli të grirë. E vendosim në pjekje në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.
-
VIDEO
Tavë me patate dhe proshutë nga zonja Albana
Tavë me patate dhe proshutë
Përbërësit:
- 4 patate
- 2 qepë
- 1 vezë
- 500 ml pana
- 150 gr djathë pice
- Djathë tosti
- Proshutë Tona
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Lajmë patatet në ujë të bollshëm dhe i presim në disqe. Kaurdisim qepën e prerë në gjysmë hëne, shtojmë panën dhe vezën. I përziejmë këto 2 masa bashke duke shtuar kripë, piper të kuq dhe piper të zi, sikurse dhe djathë të grirë. Shtrojmë në tavë gjysmën e masës, vendosim një shtresë me djathë tosti dhe më pas një shtresë me proshutë. Vendosim pjesën tjetër të patateve me kremin dhe serish shtresë me djathë dhe proshutë. Në fund e spërkasim me pak djathë të grirë, e mbulojmë me letër alumini dhe e vendosim në furrë në 200 gradë për 40 minuta.
-
VIDEO
Salçiçe në role brumi nga zonja Albana
Salçiçe në role brumi
Përbërësit:
- 1 pako salçiçe
- 150 gr gjalpë
- 2 të verdha veze dhe 1 e plotë
- 1 gotë qumësht
- 1 majë luge pluhur pjekës
- Miell sa të marrë brumi
- Pak kripë
- Vezë për lyerje
Përgatitja:
Rrahim gjalpin, shtojmë vezët, kripën, qumështin dhe miell të përzier me pak pluhur pjekës. Zëmë një brumë të butë. Pasi të ngjeshet mirë, brumi tërhollohet dhe pritet në shirita 2 cm, nëse janë salçiçet e mëdha, kurse në trekëndësh nëse ato janë të vogla. Për këtë recetë mund të përdorim dhe një petë të gatshme nëse nuk kemi kohë për ta zënë brumin vetë. Salçiçet e paziera i mbështjellim me brumë dhe i radhitim në tepsi të lyer me pak yndyrë. I lyejmë me vezë dhe i vendosim të piqen në furrë me temperaturë mesatare.
-
VIDEO
E BUJSHME-Shqipëria do prodhojë armë për Ukrainën, ringrihen uzinat ushtarake (29 SHKURT 2024)
Samiti i zhvilluar ditën e sotme në Tiranë për Ukrainën ku ishin të pranishëm edhe liderë të vendeve të Europës Juglindore ishte në qendër të diskutimeve në studion e ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv.