Të ftuara në studion në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishin disa mjeke të “Klinikës Vera Virhov”.Mjeket ishin në emision, jo vetëm si profesioniste në disiplinat që përfaqësojnë, por dhe si gra në karriera të shkëlqyera.Emisioni nisi në një mënyrë shumë të vecantë, pasi u shoqërua nga tingujt e violinës, që sipas mjekeve prezente në studio,muzika është terapia më e mirë për trupin dhe shpirtin.Në studio ishte mjekja psikiatre Fatbardha Xhani Mislimi, psikologia Rezarta Smegaj, logopeden Alketa Buba dhe një artiste si Antuanet Kaci. “Kohët e fundit të gjithë flasin për rëndësinë e shëndetit mendor dhe përsëritja nuk është asnjëherë e tepërt dhe shëndeti mendor është ekuivalent më shëndetin fizik, për këtë motiv sensibilizimi dhe kapja në kohë e problemeve të shëndetit mendor është shumë e rëndësishme” tha mjekja psikiatre Fatbardha Xhani Mislimi në fillim të bisedës, duke shtuar se theksi vihet vecanërisht tek gratë, pasi janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë dhe pjesa që mban peshën më të madhë, qoftë të familjes apo shoqërisë. Por a kërkojnë gratë ndihmë më shpejtë në shoqërinë tonë? “E vërteta është që sot kërkohet ndimë më shpesh se më parë, sidomos pas covidit, pasi gjendja psikike e popullatës është rënduar, gjë që ka cuar në shtimin e rasteve që kërkojnë ndihmë” shtoi mjekja psikiatre.Më pas moderatorja foli për rëndësinë stimulimit sensorial, ose sic njihet ndryshe, ndikimi i formave të artit për t’u shëruar pacientët, vecanërisht fëmijët. ”Stimulimi sensorial njihet prej kohës si formë kurimi për fëmijët me diagnoza të ndryshme dhe ajo që kemi parë ishte një reagim i jashtëzakonshëm i fëmijëve” u shpreh Logopedia Alketa Buba, duke shtuar se muzika ka fuqi tek fëmijët, duke kujtuar se njëherë Antuaneta kishte bërë një fëmijë që të prekte telat e violinës.”Kjo terapi nuk duhet zhvilluar vetëm tek fëmijët, por dhe tek nënat e tyre” tha violinistja Antuaneta Kaci, duke shtuar se për të patur fëmijë të shëndetshëm, duhet të kemi nëna të shëndetshme.”Është shumë e rëndësishme që terapia tek fëmijët të bëhet sa më individuale pasi ka një rëndësi specifike” tha psikologia Rezarta Hasmegaj. Ndërsa logopedja shtoi se duhet një bashkëpunim i prindit me terapistin për të patur një pasqyrë të qartë të situatës, por për shkak të elementin njerëzor, edhe logopedët mbartin një peshë emocionale dhe psikologjike.Balanca mes punës dhe jetës personale është gjithashtu shumë e rëndësishme dhe për psikologen Rezarta Smegaj.Më pas mjekja psikiatre Fatbardha Xhani Mislimi foli për hobet e saj, si poezia dhe piktura që gërshetohen me profesionin.”Është shumë e rëndësishme empatia në marrëdhënien mjek-pacient” tha Fatbardha.Më pas recitoi një poezi të shkruajtur nga vet ajo.Në pjesën e dytë, panelit ju shtuan dy mjeke të tjera si Genta Dedej, Drejtuesja e Klinikës Vera Virhov” njëkohësisht dhe mjeke laboratori dhe Doktoresha e estetikës Manuela Drita Kaci. ”Jemi në muajin mars, muajin e gruas dhe femrat kanë prirje të kujdesen më shumë për veten e tyre” u shpeh Manuela, duke shtuar se koncepti i bukurisë ka evoluar me njeriun dhe njeriu sot duhet të ndihet i bukur si nga brenda dhe nga jashtë ku futet roli i mjekut.”Shëndeti mendor është i lidhur shumë dhe me shëndetin fizik, ndaj trajtimi jo vetëm i trupit por dhe i mendjes, merr një rëndësi të vecantë” tha Genta Dedej.Më pas ajo u ndal në rëndësinë e bërjes së analizave për të kapur në kohë dhe parandaluar problemet e ndryshme, si dhe në dëshirën e njerëzve për të patur informacion në kohë. ”Punën time e shoh si një sfidë të përditshme që më fal shumë kënaqësi dhe sidomos kur kam afër kolege profesioniste” shtoi Drejtuesja e klinikës.Në fund në studio u dha dhe mesazhi për zonjat që të përpiqen të kenë respekt për vetën dhe të duan veten e tyre.Ndërsa Genta Dedej përshëndeti të gjitha zonjat që janë pjesë e sistemin shëndetësor dhe që bëjnë një punë fantastike cdo ditë.
Mjeket e Klinikës "Vera Virhov", rrëfehen në “Klinika 24” dhe kanë disa këshilla
Video të fundit në programin Klinika 24 Të gjitha
-
Mjeksia estetike , trajtimet të kryhen nga specialistet për shmangien e komplikacioneve - Klinika 24
18 Maj, 20:12 -
Rëndësia e yogës për të mbajtun në formë trupin dhe shpirtin - Klodian Murati instruktor yoge
18 Maj, 20:11 -
Shërbimi në banesë për pacientët, një qasje e re për shërbimin parësor shëndetësor Dr Besim Nuri (11 Maj 2024)
11 Maj, 20:05 -
Klinika 24 - Shërbimi shëndetësor në banesë- Qsh Bulgarec, Korcë (11 Maj 2024)
11 Maj, 20:03 -
Sot në Klinika 24/ Shërbimi në banesë për pacientët që kanë më shumë nevojë
11 Maj, 16:33 -
Pilula e urgjencës dhe pasojat e përdorimit të saj pa kriter! Xhensila Omeri, obstetër-gjinekologe (04 Maj 2024)
4 Maj, 20:36 -
Si ndikon menopauza në shëndetin e gruas? Kërkuesit shkencorë flasin për rezultatet e studimit! (04 Maj 2024)
4 Maj, 20:03 -
A ka ndikim menopazua në shëndetin e gruas? Ndiqni sot Klinika 24 në Report Tv
4 Maj, 11:16 -
Klinika 24 - A lë vend për diskutim ligji i shëndetit riprodhues - Elona Gjebrea ACPD (27 Prill 2024)
27 Prill, 20:16 -
Klinika 24 - A është kolla e mirë një sëmundje e rrezikshme për fëmijet- Mirela Dibra, pediatre (27 Prill 2024)
27 Prill, 20:15 -
A është kolla e mirë një sëmundje e rrëzikshme për fëmijët
27 Prill, 13:28 -
Klinika 24- Fëmijët “nazelinj” dhe marrëdhënia e tyre me ushqimin
20 Prill, 20:18 -
Klinika 24- Ç'është angio ct dhe kur rekomandohet- Albana Shahini mjeke radiologe
20 Prill, 20:17 -
Sa i njohim ekzaminimet radiologjike? Sonte në 21:00 ‘Klinika 24’ në Report Tv
20 Prill, 16:25 -
Ovulacioni dhe cikli menstrual , ç'duhet të dimë - Dr Shkelqim Balili obsteter gjinekolog ( 6 Prill 2024)
6 Prill, 21:00 -
Si ti “mbijetojmë “alergjisë - Enkeleda Kryeziu alergologe Klinika Vera Virhov
13 Prill, 20:44 -
Rëndësia e ushqyerjes dhe kontrolleve për parandalimin e kancerit te zorrës, Zana Nikolla
13 Prill, 20:43 -
A është e vërtetë që kush është alergjik nga polenet nuk duhet të konsumojë disa fruta dhe perime? Sot në ‘Klinika 24’ në Report Tv në orën 20:00 përgjigjet mjekja
13 Prill, 12:55 -
Gjinekologu Shkëlqim Balili: Cila është koha ideale për një shtatzëni të shëndetshme
12 Prill, 21:35 -
Psikologia Elona Hasko: Kujdesi i veçantë që duhet të tregojmë me fëmijët autikë
12 Prill, 21:32