Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Petulla me erëza dhe fara / Speca me gjizë dhe trumzë / Krepa me mish të grirë.
Çifti korçar Xheni dhe Ligor Fundo, prindër të dy fëmijëve dhe gjyshër me nipa e mbesa, jetojnë prej 24 vitesh në Florida të SHBA-ës. Ata u larguan nga Shqipëria duke lënë gjithçka kishin ndërtuar prej vitesh martese, bashkë me restorantin e tyre ku punonin familjarisht. "Këmbëngulja e kushërinjve për të jetuar së bashku, për një jetë më të mirë për fëmijët na detyroi të linim vendin. Përveç kësaj, Shqipëria ishte përfshirë nga trazirat dhe neve nuk u menduam dy herë"- shprehen ata. Si çdo familje shqiptare në emigrim, ata u përballën me vështirësitë e nisjes së një jete të re, punës dhe gjuhës. "Kemi punuar lloje të ndryshme punësh të rëndomta derisa hapëm restorantin tonë. Kemi patur "Bosnian Tim" për 13 vjet rresht dhe ka qenë shumë e sukseshme, kam dalë në gazetë "Business women"- thotë Xheni, e cila ka shumë pasion gatimin, e nuk harron të sjellë traditën shqiptare në familje me miq e kushërinj. Recetat e saj i ndan me ndjekëset në facebook, duke aktruar e gatuar plot humor e finesë. Xheni na zbuloi në bisedë edhe disa sekrete gatimi për receta tradite si fasulet, lakrorin e Korcës, etj.
Zgjo Super Potencialin Tënd është një event i ndërtuar nga Eglent Bici për të gjithë ata që duan të transformojnë jetën e tyre dhe për të krijuar më tepër energji për veten. "Unë jam i bindur që ky event do të jetë një mundësi e mrekullueshme për të sfiduar, njohur, kërkuar dhe gjetur frikërat, dyshimet, pasionet, ëndrrat dhe guximin. Ti mund të marrësh kontrollin e plotë, të veprosh masivisht, të thyesh muret që ekzitojnë në mëndjen tënde, të skicosh dhe krijosh jetën për të cilën ti ke lindur. Ti mundesh…ti mundesh të jetosh duke u argëtuar, duke shijuar, duke dëfryer me plot pasion dhe përmbushje jetën që gjithmonë ti ke ëndërruar" - u shpreh Bici.