-
VIDEO
Sallatë me marule e vezë nga zonja Albana
Sallatë me marule e vezë
Përbërësit:
- 1 tufë marule
- 2 qepë të njoma
- 4 kokrra vezë të ziera
- 2 ls kopër e grirë hollë
- 4 ls vaj ulliri
- 2 ls uthull
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë sallatën marule dhe qepët e njoma, i presim në fije dhe i vendosim në sallatierë. Veçojmë të verdhat e 2 vezëve të ziera nga të bardhat dhe të gjitha vezët e tjera i presim fije-fije dhe i hedhim në sallatiere. I spërkatim me kripë, piper dhe kopër. Në një pjatë të thellë shtypim me pirun të vedhat e vezëve që lamë mënjëanë, shtojmë vaj ulliri, uthull, kripë e piper dhe i punojmë derisa të bëhet një masë, të cilën e hedhim mbi sallatë.
-
VIDEO
Qepë të mbushura nga zonja Albana
Qepë të mbushura
Përbërësit:
- 12 qepë të mëdha
- 1 gotë vaj
- 2 domate
- 2-3 thelpinj hudhër
- 1 tufë majdanoz
- 1/2 lëng mishi
- Pak tul buke
- Pak mbetje mishi të grira hollë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë qepët dhe i përvëlojmë për 20 minuta në ujë të vluar me kripë. Më pas u heqim pjesët e brendshme me kujdes dhe përgatisim mbushjen. Vendosim në zjarr një tenxhere me gjysmën e sasisë së vajit dhe skuqim pjesët e brendshme të qepëve të prera hollë. Shtojmë domatet pa cipë dhe fara të prera në feta të holla, tulin e bukës të zbutur në ujë dhe të shtrydhur mirë, mbetjet e mishit të prera hollë, hudhrën, kripën dhe piperin. Me këtë masë mbushim qepët, i vendosim në tavë, hedhim vajin e mbetur dhe i vendosim të piqen në furrë në temperaturë të ngadaltë. Kur të fillojnë të skuqen hedhim lëngun e mishit dhe i lëmë të përfundojë pjekja.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 20 shkurt 2024
Titujt e gazetave për sot, nga opozita sot në shesh te 20 shkurti një demostrim anti-Perëndim e deri tek oreksi për zonat e mbrojtura.
-
VIDEO
Mosbindje civile, dhunë? Zbardhen skenarët e protestës së opozitës te Kryeministria, Rama ikën në... (19 shkurt 2024)
Pse proteston Rithemelimi ditën e nesërme? Për të dhënë përgjigje në "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv ishte deputeti Bledion Nallbati.
-
VIDEO
A do vazhdojë Rithemelimi kaosin në parlament? Deputeti Nallbati: Situata mund të përshkallëzohet
Rithemelimi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kaosi në Kuvend. Deputeti Bledion Nallbati i ftuar në "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv deklaroi se situata do të vazhdojë njësoj e mbase edhe do të përshkallëzojë.
-
VIDEO
"Je në shërbim të Ilirit", plas keq mes Shabanit dhe Braimllarit: Je Sekretar Partie
Një debat është zhvilluar mes kryetarit të “Nisma Thurje” Endrit Shabani dhe anëtarit të kryesisë së Partisë së Lirisë Endrit Brahimllari në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv.
-
VIDEO
'Berisha përfaqëson kartën e antiamerikanizmit', Lita-Nallbatit: Tradhtuat kryetarin e partisë, shkuat te Saliu
Analisti Lavdrim Lita në "5 pyetjet nga Babaramo" në Report tv tha se Sali Berisha përfaqëson kartën e antiamerikanizmit.
-
VIDEO
Deputeti Nallbati: Të ikë kasta e vjetër, të rinovohet lidershipi politik! Basha i ftuar në federatën e opozitës
Një lidership të ri politik kërkon deputeti i grupit të Gazment Bardhit, Bledion Nallbati. I ftuar një “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, Nallbati ftoi edhe kreun e PD Lulzim Basha që t’i bashkohet protestës.
-
VIDEO
Deputeti i Bardhit tregon skenarin e protestës së opozitës
-
VIDEO
E përlotur 71-vjeçarja rrëfen dhun*n nga dy djemtë/’Nuk iki prej tyre,burri ma la amanet’ (19 shkurt 2024)
Nënës së katër fëmijëve, 2 vajza dhe 2 djemve do t’i ndryshohet jeta përgjithmonë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj nw vitin. E vetme dhe pa ndihmën e askujt asaj i duhej të kujdesej për Lorencin dhe Viktorin, të cilët vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Që të vegjël ata kanë qenë agresiv, por vitet e fundi ata janë bërë të dhunshëm. Të shumtat janë rastet kur ata ushtrojnë dhunë ndaj nënëns së tyre, e cila është i vetmi person që kujdeset për ta. Në një moshë të thyer asaj i është dashur të luftojë për jetën, sa sot e kësaj dite ka shenja dhune në trupin e saj. Kur dalin nga shtëpia shpesh herë ata humbasin rrugën për në shtëpi. Nëna e tyre, Nexhmie i kërkon deri në mbrëmje vonë dhe është policia ajo që lokalizon vendodhjen e tyre brenda 24-orëve duke i dërguar në shtëpi. 71-vjeçarja mundohet t’i mbyll në shtëpi, por ata fillojnë të shkatërrojnë mobiljet e shtëpisë. Banorët e zonës janë të shqetësuar për zhurmat dhe sjlljet e tyre në komunitet. Zemra e një nënë të dhunuar dhe të vetmuar që shqetësohet për djemtë e saj dhe kurrë nuk ka dashur t’i dëboj nga shtëpia. Edhe pse çdo ditë duhet të përballet me sjelljet e tyre agresive, të dhunshme dhe të frikësohet për vetë jetën e saj.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 Shkurt 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Bronkiti te fëmijët
Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kungulleshka të mbushura / Briam me kunguj dhe patate.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 19-25 shkurt për të gjitha shenjat e zodiakut, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Eshtë një javë tepër intensive, me shumë zhvillime dhe ndikime dinamike planetare për të gjitha shenjat. Sipas Pullës vendime të rëndësishme do të merren si në fushën ekonomike, profesionale ashtu dhe në atë shpirtërore.
Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për bronkitin tek fëmijët, duke qenë se kjo problematikë shëndetësore është më e zakonshme tek fëmijët se tek të rriturit, pasi sistemi imunitar i tyre është ende në zhvillim dhe ata kanë tendencë të kenë më shumë kontakte me viruse që shkaktojnë bronkitin. Çfarë është bronkiti, nga se shkaktohet, cilat janë simptomat të cilat duhet të shqetësojnë prindërit dhe së pari si mund të forcojmë imunitetin e fëmijëve dhe si mund të trajtojmë bronkitin me metoda natyrale. Ylli Merja në studion e "Rreze Dielli' ndan disa këshilla shumë efikase si dhe jep disa kura dhe receptura të cilat japin rezultate të menjëhershme. Gjithashtu tregojmë si të përgatisim dhe hedhim kupa në rast bronkiti.
-
VIDEO
Yzeiri: Këta sharlatanë thonë se gjuha shqipe është sllave, ja ku e kanë problemin
Pedagogu Ilir Yzeiri një prej firmëtarëve të peticionit ku kërkohet marrja e masave për personat që flasin në media për gjuhën shqipe pa asnjë bazë shkencore, deklaroi në emisionin “Përballje” se problemi më i madh që kanë këta persona është se duke përmendur huazimet që ka shqipja, e nxjerrin atë si pjesë të gjuhëve sllave.