Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 6 Shkurt 2024 – Receta/ Në burg për tradhti?! Debat në studio...

6 Shkurt, 16:06

Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me presh dhe djathë / Krem spinaqi me bukë të skuqur / Petulla me kos.

Kush tradhton përfundon në burg?! Si t'i kuptojmë ndryshimet në kodin penal? Nëse tradicionalisht familja në Shqipëri ka qenë një institucion i shenjtë dhe thyerja e besnikërisë është quajtur një problem moral, në draftin e ndryshimeve të Kodit Penal, kjo do të jetë një vepër penale që do të ndëshkohet deri në 3 vite burg. Sipas projektligjit të hedhur për diskutim thuhet se “Mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet” shkruhet specifikisht në draft. Situata e mbajtjes së martesave apo bashkëjetesave paralele nuk është një fenomen i panjohur në vendin tonë, sikurse nuk kanë qenë të pakta rastet kur tradhtitë kanë çuar dhe në ngjarje tragjike. Çfarë po ndodh në vendin tonë? A ka pasur një interes kjo në opinionin publik? A ka ngjallë kjo një lloj frike? A quhet tradhtia një vepër penale? A do të implementohet ky projektligj? Kush tradhtojnë më shumë, gratë apo burrat? Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me Zhaklin Lekatari, themeluese e "Tabu.al", me sipërmarrësen Arba Gramo dhe avokaten Aurora Marku.