• VIDEO

    33 vite më parë, kush e solli besimin në Xhaminë e Et’hem Beut? ( 7 shkurt 2024)

    Xhamia që i rezistoi të gjitha sistemeve, xhaminë që nuk e preku as diktatura! 33 vite më parë, si u kthye besimi në Xhaminë e Et'hem Beut në qendër të Tiranës. Të ftuar: Lauren Luli, Islam Kodra dhe Osman Kabili. Flet nga Parisi Enris Qinami. Esencë, sonte ora 23:00 në Report Tv

  • VIDEO

    Të gjithë e bullizojnë prej paraqitjes, 33-vjeçarja nga Lushnja:Edhe prindërit më dhunojnë (7 shkurt 2024)

    Majlinda Deneku është një 33-vjeçare nga Lushnja, e cila ka lindur me probleme shëndetësore. Ajo ka një anomali te kyçi i këmbës dhe i është dashur të kryejë disa operacione. 33-vjeçarja nuk mundi të ulej në bankat e shkollës pasi bullizohej nga bashkëmoshatarët. Ajo ka mësuar të flasë dhe të shkruajë nga një shoqe dhe televizori. Majlinda Deneku është dhunuar sistematikisht nga babai dhe i vëllai për shkak se asaj iu vonua pensioni që merrte nga shteti. Ajo ka fjetur në qiell të hapur për disa ditë me radhë. 33-vjeçarja është bullizuar masivisht dhe në rrjetet sociale për shkak të deformimit në fytyrë. Asaj i është dashur të mbyllë rrjetet sociale nga bullizimi. Ajo kalon një kohë realtivisht të gjatë në rrjetet sociale duke folur me njerëz të ndryshëm, ku aty u njoh me Romeon. Edhe pse nuk janë takuar kurrë mes tyre kanë lindur shkëndijat e para të dashurisë. Ajo stepet ta takojë për faktin se ka frikë se e bullizon për pamjen.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 7 Shkurt 2024 – Receta/ Zinku, minerali jetik në trupin tonë / Kokë e këmbë në dashuri

    Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me patate dhe oriz / Supë peshku me perime / Salcë me perime të pjekura.

    Altin Joka flet sot për rolin jetik të mineralit të Zinkut, efektin e tij në shëndetin mendor dhe funksionet e shumta në organizëm. Studimet thonë se mbi 2 miliardë njerëz në botë kanë mungesë të zinkut, 800 mijë njerëz vdesin nga mungesa e tij. Cilat janë arsyet pse njerëzit kanë mungesë zinku? Pse është kaq i rëndësishëm zinku për trupin tonë dhe roli që ai ka në organizëm? Pse thuhet që zinku është “mineral gjurmë” dhe pse trupi ynë nuk e ruan zinkun? Ku gabojmë në marrjen e tij sa i takon dozave, kombinimit me minerale të tjera që të qëndrojë në trup, apo teprimit me suplemente për të kaluar në atë që quhet toksicitet nga zinku? Pse disa njerëz ankohen që pavarësisht se marrin zink në dietën e tyre, trupi nuk e përthith atë? Gabimet apo zakonet e kombinimit të këtij minerali ose faktorë ekstra? Cilat janë simptomat më të shpeshta që shfaq mungesa e zinkut? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i marrim në studion e "Rreze Dielli" nga nutricionisti, specialist i mjekësisë holistike Altin Joka, i cili na tregon edhe ushqimet më të pasura me zink dhe si duhet t’i marrim ato.

    Me Loreta Berhami, Drejtuese e Shtëpisë Botuese “Pegi” flasim për librin, një bestseller nga Tessa Bailey që duhet ta lexoni patjetër. ‘Kokë e këmbë në dashuri’, një komedi romantike tepër zbavitëse, historia e një donzhuani që bie në dashuri me shoqen e ngushtë teksa e ndihmon t’i fitojë zemrën një tjetër burri…

  • VIDEO

    Rriten rastet e bullizmit në internet, TikTok dhe Telegram ndër platformat e rrezikshme për fëmijët!

    Ekspozimi i fëmijëve në internet, ku ata përballen me forma të ndryshme kërcënimi apo bullizimi, është rritur 4 herë gjatë vitit që lamë pas. Mësesja Eralda Bejleri e ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv thotë se bullizmi është një fenomen shumë i përhapur tek nxënësit, sidomos tek adoleshentët. Ajo thekson se interneti është një ndër faktorët kryesor që nxit këtë fenomen.

  • VIDEO

    ‘Kokë e këmbë në dashuri’, historia e një donzhuani që dashurohet marrëzisht pas shoqes së ngushtë

    Në studion e “Rreze Dielli” me Loreta Berhami, Drejtuese e Shtëpisë Botuese “Pegi” flasim për librin, një bestseller nga Tessa Bailey që duhet ta lexoni patjetër. ‘Kokë e këmbë në dashuri’, një komedi romantike tepër zbavitëse, historia e një donzhuani që bie në dashuri me shoqen e ngushtë teksa e ndihmon t’i fitojë zemrën një tjetër burri…

  • VIDEO

    Tarifat e reja për patentat, Shoqata e Autoshkollave: Nuk u konsultuan me grupet e interesit

    Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Autoshkollave, Tonin Gjinaj ka folur në Report Tv pas ndryshimit të tarifave për pajisjen e lejedrejtimit nga DPSHTRR që ka bërë që një pjesë e autoshkollave në vend në ngrihen në protestë pasi sipas tyre çmimet e reja mund t’i çojnë drejt falimentit.

  • VIDEO

    Askush nuk ju ka thënë deri më sot që mungesa e zinkut sjell gjithë këto probleme

    Altin Joka flet sot për rolin jetik të mineralit të Zinkut, efektin e tij në shëndetin mendor dhe funksionet e shumta në organizëm.

    Studimet thonë se mbi 2 miliardë njerëz në botë kanë mungesë të zinkut, 800 mijë njerëz vdesin nga mungesa e tij. Cilat janë arsyet pse njerëzit kanë mungesë zinku? Pse është kaq i rëndësishëm zinku për trupin tonë dhe roli që ai ka në organizëm? Pse thuhet që zinku është “mineral gjurmë” dhe pse trupi ynë nuk e ruan zinkun? Ku gabojmë në marrjen e tij sa i takon dozave, kombinimit me minerale të tjera që të qëndrojë në trup, apo teprimit me suplemente për të kaluar në atë që quhet toksicitet nga zinku? Pse disa njerëz ankohen që pavarësisht se marrin zink në dietën e tyre, trupi nuk e përthith atë? Gabimet apo zakonet e kombinimit të këtij minerali ose faktorë ekstra? Cilat janë simptomat më të shpeshta që shfaq mungesa e zinkut? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i marrim në studion e "Rreze Dielli" nga nutricionisti, specialist i mjekësisë holistike Altin Joka, i cili na tregon edhe ushqimet më të pasura me zink dhe si duhet t’i marrim ato.

  • VIDEO

    Supë peshku me perime nga zonja Albana

    Supë peshku me perime

    Përbërësit:

    • 4-5 peshq sipas dëshirës
    • 2 degë selino
    • 2-3 patate
    • 2 karrota
    • 1-2 kunguj
    • 1 qepë
    • 1 presh
    • 1 domate
    • 2-3 lgj oriz
    • 1 koncentrat pule
    • 2 lgj vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Pasi i kemi prerë perimet në kubikë i vendosim të ziejnë jo plotësisht, përveç degëve të selinosë. Sapo perimet të zbuten shtojmë koncentratin e pulës, peshkun e pastruar dhe degët e selinosë. Pasi supa të jetë zjerë plotësisht rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe kalojmë perimet në frulator duke hequr karrotat, qepën dhe domaten. Karrotat së bashku me domaten i kalojmë më vete në frulator. E servirim supën të ngrohtë duke shtuar kremin e karrotave, lëng limoni dhe pak vaj ulliri.

  • VIDEO

    Super shije! Salcë me perime të pjekura nga zonja Albana

    Salcë me perime të pjekura

    Përbërësit:

    • 2 domate të mëdha
    • 1 qepë e kuqe
    • ½ qepë e bardhë
    • 1 patëllxhan
    • 1 kungulleshkë
    • 2 speca jeshilë
    • 1 spec djegës jeshil
    • 1 kokërr hudhër
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 1 limon jeshil
    • Kripë, piper
    • Majdanoz

    Përgatitja:

    Vendosim fetat e domates, kungulleshkës, patëllxhanit, qepës, specave, hudhrën e larë me gjithë lëkurë dhe limonin jeshil në një tas të madh. I spërkatim me vaj ulliri, kripë dhe piper dhe më pas i vendosim në skarë ose në furrë (të parangrohur) duke përdorur një letër alumini. I lëmë perimet për 10-15 minuta duke ndërruar anë për të garantuar një pjekje të plotë. Më pas i lëmë në një tabaka që të ftohen. Pasi të jenë ftohur, heqim cipat e hudhrës, domateve, specave dhe qepëve. Limonin e pjekur e shtrydhim lehtë dhe lëngun e hedhim direkt në mikser. Shtojmë në mikser perimet dhe lëngjet, shtojmë majdanozin dhe miksojmë përbërësit derisa salca të arrijë trashësinë e preferuar. Rregullojmë shijen me piper të zi dhe kripë dhe i miksojmë edhe një herë të fundit. Nëse dëshirojmë salcën mund ta përgatisim edhe pa mikser, mjafton që të shtypim të gjithë përbërësit mirë derisa masa të bëhet homogjene. E vendosim salcën në një kavanoz qelqi dhe e servirim të ftohtë si garniturë për gatime të ndryshme.

  • VIDEO

    Tavë me patate dhe oriz nga zonja Albana

    Tavë me patate dhe oriz

    Përbërësit:

    • 5-6 patate
    • 2 karrota
    • 1 qepë mesatare
    • 1 spec i kuq
    • 1 thelpi hudhër
    • 1 filxhan çaji oriz
    • 4-5 lgj vaj ulliri
    • 2 fç ujë / lëng mishi
    • Kripë, piper
    • Djathë sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Pasi kemi parangrohur furrën, presim të gjitha perimet në forma rrethore dhe i vendosim në një tas ku shtojmë një thelpi hudhër, kripë, piper dhe vaj ulliri.
    Lyejmë një tavë me pak vaj dhe shtrojmë orizin e larë dhe të kulluar. E hapim orizin në të gjithë sipërfaqen dhe më pas hedhim perimet e marinuara të pa kaurdisura. Shtojmë pak vaj ulliri dhe e vendosim tavën në furrë në pjekje për 20 minuta. Pasi perimet janë rreshkur dhe kanë marrë ngjyrë, hedhim dy filxhanët e ujit ose lëngun  e mishit. E vendosim tavën në furrë sërish për 20 minuta të tjera. Në 5 minutat e fundit para se t’a largojmë nga furra, shtojmë djathin e thërrmuar.

  • VIDEO

    Faksi ‘Për Shkëlzenin’, SPAK kërkon të gjendet ish-sekretarja e Aldo Bumçit: Të merret në pyetje

    Në GJKKO u mbajt seanca e radhës për masakrën e Grëdecit. Report Tv mëson se SPAK ka kërkuar të gjendet dhe të thirret Anjola Agolli ish-sekretare e ministrit të drejtësisë, e cila nuk është gjetur megjithëse SPAK ka vënë në dispozicion një adresë të re të saj.

    Ndërkohë u përsërit thirrja për të bashkëpandehurit e tjerë mes tyre Luan Hoxha, Dritan Minxolli dhe Mihal Delijorgji të cilët nuk janë gjetur në adresat e deritanishme të çuara në gjykata.

    Anjola Agolli, ish-sekretarja e ish-ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, kërkohet që të merret në pyetje lidhur me faksin për ‘Shkëlzen Berishën’ dërguar nga Ministria e Drejtësisë tek ajo e Mbrijtjes.

    Faksi i vitit 2007 ku është shënuar emri i Shkëlzen Berishës, ishte dhënie mendimi aprovues nga Ministria e Drejtësisë, për projekt-vendimin e qeverisë të përgatitur nga Ministria e Mbrojtjes, për demontimin e municioneve në Gërdec.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 7 shkurt 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga vjen njeriu që firmosi Non Grata-n e Berishës te Arben Ahmetaj dhe moçali politik e deri tek ja talentet që "trazojnë" Silvinjon.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv