-
VIDEO
Zhdukja e të riut në Kukës/ Babai: Dy burra të panjohur po e kërkojnë djalin në fshat (8 Shkurt 2024)
Meledin Adili është një 26-vjeçar nga fshati Borje i Kukësit, i cili u raportua i zhdukur nga familjarët e tij më datë 4 shtator 2022. Ai u nis për të mbledhur boronica si çdo ditë tjetër për të siguruar jetesën në Bjeshkët e Sharrit të Kosovës, por humbi gjurmët në mënyrë të mistershme dhe ende sot e kësaj dite nuk është kthyer në shtëpi. Meledini doli së bashku me disa shokë dhe në bjeshkë u nda prej tyre. Këta të fundit u kthyen në shtëpi për shkak të kohës së keqe, ndërsa 26-vjeçari dyshohet se ka humbur rrugën për shkak të mjegullës së dendur. Ai ka patur me vete edhe një aparat celular, por pas zhdukjes ai telefon rezultoi i fikur, duke e bërë të pamundur lokalizimin me GPS. Personi i fundit që e pa Meledinin është kushëriri i tij Dëfrim Alija, i cili e ka këshilluar të mos e kalojë kodrën që të nxjerr në tokën e Maqedonisë së Veriut. Kërkimet u shtrinë në fshatin Brod të Komunës së Dragashit, por asnjë gjurmë. Pak ditë pas humbjes autoritetet gjetën edhe disa rroba në bjeshkët e Maqedonisë së Veriut ku gjithashtu janë shtrirë kërkimet, por u zbulua se ato nuk i përkisnin Meledinit. Për zhdukjen e tij familjarët kanë bërë denoncim në policinë shqiptare dhe kosovare, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për të. Mjegulla dhe terreni i vështirë me shkëmbinj e humnera e kanë bërë shumë të vështirë operacionin e kërkimit, por nuk kanë munguar qentë nuhatës dhe dronët për të mundësuar pamje nga ajëri. Ndërkohë shoku i Meledinit, që vazhdimisht shkonin bashkë për të mbledhur boronica, ka treguar detaje nga zhdukja e tij dhe nga kërkimet që janë bërë nga fshatarët e zonës që nga dita kur u raportua i zhdukur.
-
VIDEO
Kuvend me miell dhe vezë/ Kur përfundon kaosi i opozitës? (8 shkurt 2024)
-
VIDEO
Sondazhi i Report Tv për zgjedhjet, analisti Leka: PS siguron mandatin e katërt falë opozitës! Berisha po i bën shërbimin më të madh Ramës
Analisti Martin Leka në një lidhje skype për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ foli për rezultatet e sondazhit të Report Tv në bashkëpunim me Eduart Zaloshnja sa i takon besueshmërisë së qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe pyetjes se kë do të votonin nëse do të mbaheshin zgjedhjet.
-
VIDEO
Tentoi të vriste ish-deputetin socialist, Gjykata e Lezhës lë në burg Fatbardh Ismailin
Fatbardh Ismaili, 30-vjeçari i arrestuar nga policia e Lezhës, pasi tentoi të vriste ish-deputetin e Partisë Socialiste Armando Prenga do të qëndroj në burg. Ai u njoh me rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij në gjykatën e Lezhës.
-
VIDEO
Lulelakër e skuqur me vezë nga zonja Albana
Lulelakër e skuqur me vezë
Përbërësit:
- 1 kg lulelakër
- 2-3 lgj miell
- 3 kokrra vezë
- 2-3 lgj djathë
- Kripë, piper
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Lulelakrën pasi e ziejmë, e ndajmë në lule të vogla, e spërkatim me kripë, piper, djathë kaçkavall të grirë ose djathë të bardhë të thërrmuar, e kalojmë në miell dhe më pas në vezët e rrahura dhe i skuqim nga të dyja anët.
-
VIDEO
Lulelakër e marinuar e tiganisur me gjalpë nga zonja Albana
Lulelakër e marinuar e tiganisur me gjalpë
Përbërësit:
- 1 kg lulelakër
- 3-4 lgj gjalpë
- Kripë, piper i zi
- Majdanoz
Përgatitja:
Lulelakrën e pastrojmë nga gjethet, heqim kërcellin dhe e ndajmë në lule. Bëjmë një shpëlarje me ujë të ftohtë dhe i ziejmë në ujë të vluar me kripë për 15-20 minuta. Më pas e kullojmë dhe siç është e nxehtë e vendosim në pjatë, e spërkatim me gjalpë të tretur, kripë dhe piper të zi dhe e servirim si sallatë ose si garniturë. Sipas dëshirës lulelakrën për më shumë shije mund edhe ta kalojmë për pak minita në një tigan me gjalpë.
-
VIDEO
Qofte patate të mbushura me djathë nga zonja Albana
Qofte patate të mbushura me djathë
Përbërësit:
- 5-6 patate mesatare
- 2 lgj gjalpë
- 2 kokrra vezë
- 3 fk miell
- 1 fç galetë
- Kripë, majdanoz
Për mbushje:
- 3 kokrra vezë
- 3-4 lgj djathë i thërrmuar
- 1 lgj gjalpë
- Kripë, piper
- Majdanoz
Përgatitja:
Pasi i kemi zier patatet i bëjmë pure duke i shtuar kripë, piper, gjalpë dhe vezë. Për mbushjen ziejmë vezët fort, i qërojmë, i presim në forma kubike, i përziejmë me djathë të thërrmuar, kripë, piper, majdanoz të grirë hollë e gjalpë. Nga pureja e përgatitur merret masa për një racion, aq sa nxë dora, e hapim në tavolinë të pudrosur me miell në formë disku, vendosim mbushjen në mes, e mbështjellim duke e mbuluar mbushjen, i japim formë të rrumbullakët, e shtypim pak, e lyejmë me miell dhe me galetë. Kështu veprojmë me të gjitha qoftet dhe i skuqim në vaj të nxehtë ose i vendosim në furrë.
-
VIDEO
Pastiçe me kimë nga zonja Albana
Pastiçe me kimë
Përbërësit:
- 500 gr makarona
- 300 gr mish i grirë
- 2 qepë mesatare
- 3-4 lugë gjelle vaj
- 1 lugë gjelle salcë
- Kripë, piper, dafinë
Për salcën beshamel:
- 2 lugë gjelle miell
- 2-3 gota qumësht
- 1-2 kokrra vezë
- 2 lugë gjelle gjalpë
Përgatitja:
Makaronat i ziejmë njëlloj si për pastiçen me djathë, i kullojmë dhe i hedhim në tavë; i përziejmë me kimën, i shtrojmë në tavë të lyer me yndyrë, i nivelojmë mirë dhe i mbulojmë me salcë beshamel të përgatitur me miell të kaurdisur me gjalpë dhe qumësht. Sipër i spërkatim me gjalpë dhe sipas dëshirës, me djathë të bardhë ose kaçkavall. E vendosim pastiçen të piqet në furrë për 25-30 minuta.
-
VIDEO
PS do merrte 80 deputetë nëse zgjedhjet bëhen sot. 80% e qytetarëve kundër opozitës - Sondazhi (7 shkurt 2024)
Hetimi i disa prej dosjeve të bujshme ka rritur besimin e qytetarëve te drejtësia. Në sondazhin e përmuajshëm që Report Tv sjell, 67.1% e qytetarëve shprehin vlerësim pozitiv për punën e SPAK ndërsa 60.4% e tyre kanë mendim pozitiv edhe për punën e Gjykatës Kushtetuese. Por teksa te drejtësia besimi rritet, vlerësimi për politikën vijon të jetë i ulët.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 8 shkurt 2024
-
VIDEO
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, 57.1% do të votonin për PS-në! Rritet besimi te drejtësia, 67.1% vlerësim pozitiv për SPAK e 60.4% për ‘Kushtetuesen’
Hetimi i disa prej dosjeve të bujshme ka rritur besimin e qytetarëve te drejtësia. Në sondazhin e përmuajshëm që Report Tv sjell, 67.1% e qytetarëve shprehin vlerësim pozitiv për punën e SPAK ndërsa 60.4% e tyre kanë mendim pozitiv edhe për punën e Gjykatës Kushtetuese. Por teksa te drejtësia besimi rritet, vlerësimi për politikën vijon të jetë i ulët.
-
VIDEO
“Berisha koka i krimit”, Debat e fyerje në studio: Burimi: SHBA problem!
Avokati Idajet Beqiri në emisionin ‘Studion Live’ në Report Tv paralajmëroi se do të hapet dosja numër 2 për masakrën e Gërdecit. Për gazetarin Arbër Hitaj, Beqiri tha se në Gërdec është bërë një masakër e vërtetë, pasi janë vrarë 26 persona dhe 300 të tjerë kanë mbetur në tentativë