• VIDEO

    Kujdes! Stresi rrit adrenalinën në trup dhe shkatërron metabolizmin / Ja si ta luftoni përmes…

    Me nutricionistin e njohur Altin Joka, flasim për pasojat që na sjell stresi i lartë, dëmet që sjell kortizoli i lartë dhe niveli i stresit në organizëm. Çfarë roli ka kortizoli në trupin tonë? Si rritet kortizoli dhe pse disa e kanë të vështirë të ulin kortizolin dhe stresin? Cilat janë shenjat e zakonshme që dikush mund të ketë nivele të larta të kortizolit për shkak të stresit? Përveç stresit a ka faktorë të tjerë që rrisin kortizolin? A mund të shpjegohet lidhja mes nivelit të kortizolit dhe peshës, veçanërisht shtimin në zonën e barkut? Pse disa njerëz shëndoshen kur janë në stres e disa të tjerë dobësohen?  Cilat ushqime përkeqësojnë stresin dhe prodhimin e kortizolit në trup? Cilat e përmirësojnë? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga specialisti i mjekësisë holistike Altin Joka.   

  • VIDEO

    Mish me speca dhe salcë në tavë dheu nga zonja Albana

    Mish me speca dhe salcë në tavë dheu

    Përbërësit:

    • 500 gr mish sipas dëshirës
    • 3 speca të kuq
    • 1 kokërr qepë
    • 2 thelpinj hudhër
    • 200 ml verë e bardhë
    • 150 ml salcë e kuqe
    • 200 gr djathë i butë
    • Vaj ulliri
    • Spec djegës
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Fillimisht kaurdisim mishin e prerë në kubikë me pak vaj ulliri. Shtojmë qepën e prerë në gjysmë hëne, thelpinjtë e hudhrës dhe specat e prerë rrethore. Vijojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas e shuajmë me verë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë masën e salcës. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe pak spec djegës. Të gjithë masën e ndajmë në tava balte, duke e spërkatur me djathë të butë, sipër djathit shtojmë disa speca të prera rrethore dhe e vendosim në furrë të nxehtë.

  • VIDEO

    Kaçamak tradicional, receta e vjetër autentike e stërgjysheve tona nga zonja Albana

    Kaçamak tradicional

    Përbërësit:

    • 1 litër ujë
    • 500 gr miell misri
    • 1 lugë e mesme kripë
    • Gjalpë i freskët

    Përgatitja:

    Ziejmë ujin bashkë me kripën, shtojmë miellin e misrit sipër ujit. E shpojmë në 5-6 vende dhe e lëmë në zjarr të ulët të ziejë për 30 minuta pa e përzier. Pas 30 minutave e ulim zjarrin në minimum dhe e përziejmë mirë me një lugë druri derisa të fitojmë një masë homogjene. Më pas djegim gjalpin dhe i japim formën me një lugë. Kaçamakun e shoqërojmë me djathë ose kos.

  • VIDEO

    Patate furre me miks erëzash nga zonja Albana

    Patate në furrë

    Përbërësit:

    • 1 kg patate
    • 1 lç kripë, piper i zi
    • 1 lç piper i kuq i ëmbël
    • 3 lgj vaj ulliri
    • 3 lgj djathë kaçkavall të fortë
    • 3 lgj bukë e thërrmuar
    • 1 lç pluhur hudhre
    • Rozmarinë

    Për salcën shoqëruese:

    • 100 ml kos
    • 1 lgj majdanoz i thatë
    • Piper i zi

    Përgatitja:

    Presim patatet në gjysmë hëne dhe i vendosim në nje tas ku shtojmë ujë të nxehtë me kripë. Më pas largojmë ujin, thajmë patatet me letër dhe shtojmë erëzat. Në një tavë me letër pjekje vendosim patatet për t’i pjekur në furrë në 200 gradë. Aromatizojmë pak kos me piper të zi dhe majdanoz të thatë dhe servirim patatet e pjekura në furrë. 

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 31 janar 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga marsi i Lulzim Bashës te raporti i TI për korrupsionin vlerëson SPAK e deri tek misionarët e kotësisë.

  • VIDEO

    Çipi i parë vendoset në trurin e njeriut, hap para apo kërcënim (30 Janar 2024)

    Mbrëmjen e sotme, ekspertët e ftuar në studion e ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga diskutuan mbi risitë që sjell për njerëzimin vendosja e një mikroçipi në trurin e njeriut si dhe për Inteligjencën Artificiale. Neurologu Kita Sallabanda shpjegoi sesi është i ndërtuar mikroçipi duke treguar se përpjekje të tilla, bëhen në mjekësi që prej 15 vitesh.

    • VIDEO

      Çipi i vendosur në trurin e njeriut, inxhinieri: Jam i gatshëm të bëhem shqiptari i parë që e provon

      Inxhinieri Ermend Mertenika i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv tha se do të ishte i gatshëm të bëhej shqiptari i parë që implementon në tru miroçipin e kompanisë së Elon Musk.

    • VIDEO

      ‘Je komplet i pandriçuar’, debat mes Alfred Cakos dhe inxhinierit! Konspiracionisti del nga lidhja ‘skype’ për emisionin Repolitix

      Komenti i bërë nga konspiracionisti Alfred Cako mbi mikroçipin e vendosur për herë të parë në trurin e njeriut, ka shkaktuar debate në studion e ‘Repolitix’ në Report Tv.

    • VIDEO

      Çipi i vendosur për herë të parë në trurin e njeriut, konspiracionisti Cako: Revolucion që do shoqërohet me luftë

      Konspiracionisti Alfred Cako i ftuar në një lidhje skype për ‘Repolitix’ ka folur për zhvillimin më të ri të shkencës, vendosjen e mikroçipit të parë në trurin e njeriut.

    • VIDEO

      Mirkoçipi i parë në trurin e njeriut, neurologu shpjegon sesi është i ndërtuar! Profesori Çiço: Ja sesi do të ndihmojë të sëmurët

      Mbrëmjen e sotme, ekspertët e ftuar në studion e ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga diskutuan mbi risitë që sjell për njerëzimin vendosja e një mikroçipi në trurin e njeriut si dhe për Inteligjencën Artificiale. Neurologu Kita Sallabanda shpjegoi sesi është i ndërtuar mikroçipi duke treguar se përpjekje të tilla, bëhen në mjekësi që prej 15 vitesh.

    • VIDEO

      Habit Ngjela: 35% e serbëve katolikë janë shqiptarë me origjinë! Ministri i jashtëm i Serbisë e ka mbiemrin ‘Daci’

      Avokati Spartak Ngjela në një lidhje “skype” për emisionin “Frontline Interview” me Marsela Karapançon në Report Tv foli sa i takon konflikteve etnike në rajon, duke deklaruar se 35% e serbëve katolikë janë etnikisht shqiptarë të cilët janë asimiluar ndër shekuj.

    • VIDEO

      Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Ngjela: Rama të tregojë çfarë marrim në këmbim! I nevojshëm ndërtimi i një spitali provizor në Gjadër

      Avokati Spartak Ngjela, në një lidhje 'skype' për emisionin 'Frontline Interview' me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv foli për vendimin e gjykatës Kushtetuese që i hapi rrugë marrëveshjes Shqipëri-Itali për qendrën e pritjes së emigrantëve afrikanë në Gjadër të Lezhës. Ngjela parashtroi disa pikëpyetje ndaj të cilave tha se qeveria duhet të japë sqarime. 

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv