-
VIDEO
Vaskë Orgocka: Barbarën e çmendën hetuesit me narkotikë (30 janar 2024)
Sa mund të ndryshojë jeta e një njeriu që kalon 17 vite në burgjet e komunizmit? Në familjen e Vaskë Orgockës, veç të tjerash kjo pyetje merr përgjigje tek ky krahasim fotosh. Në këtë fotografi, ku Vaska është bashkë me Barbarën, bashkëshorten e tij, ata kanë dalë pak kohë para arrestimit të tyre dhe portretet e të dyve e dëshmojnë qartë rininë, qetsinë, lumturinë dhe përmbushjen tek të dy. Ndërsa fotografia e dytë që vaska na tregon është shkrepur menjëherë pasi ai ka dalë nga burgu.
-
VIDEO
Shokon nëna e Elis Dakës në ‘Pa gjurme’:Im bir vuan dënimin e një tjetër personi,zbulova vrasjen e… (30 janar 2024)
Një nënë e dy djemve, me një djalë në burg dhe nën dhunën sistematike të ish-burrit, Manushaqe Kovaçi një 58-vjeçare vjen pasditen e sotme në “Pa Gjurmë” për të rrëfyer peripecitë e jetës së saj. U martua në vitin 1990 me Bashkim Dakën nga Golemi, ndërsa të dy sollën në jetë një djalë. Kjo martesë nuk do të zgjaste shumë pasi 4 vite më pas, kur Manushaqja ishte shtatzënë çifti Daka vendosi të divorcohet pasi Bashkimi ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij. Gjykata ia la kujdestarinë e fëmijëve nënës, por sërish edhe pas ndarjes ata jetonin nën të njëjtën çati. Kjo gjë sillte shpesh konflikte mes tyre, konflikte të cilat vazhdojnë ende dhe ditët e sotme. Sipas Manushaqes, Bashkim Daka ushtron dhunë psikologjike mbi të dhe mbi fëmijët nën efektin e alkoolit. Ishte 25 tetori i vitit 2018 kur kryefamiljari denoncoi djalin e tij të madh Elisin për dhunë në familje, ndërsa ky i fundit përfundoi pas hekurave. Sot e kësaj dite kur kanë kaluar më shumë se 5 vite, kjo nënë nuk ka asnjë informacion për të birin se kur do të dalë nga burgu apo si është gjendja e tij. I lodhur nga këto zënka të vazhdueshme, djali i vogël i familjes është larguar në një shtëpi me qira për të mos qënë afër babait të tij. Prandaj, e lodhur, Manushaqe Kovaçi ka udhëtuar nga Golemi për të gjetur një zgjidhje.
-
VIDEO
Mjeku Alimehmeti: Këta janë personat më të rrezikuar nga Fruthi
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti në “Frontline- Interview" në Report Tv ka treguar se kush janë personat më të rrezikuar nga fruthi.
-
VIDEO
'Kushtetuesja' i dha dritën jeshile marrëveshjes me Italinë për emigrantët, deputeti i PS zbulon kur do jetë gati qendra e strehimit në Gjadër
Deputeti socialist, Etjen Xhafaj duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hapi rrugë marrëveshjes me Italinë për emigrantët, tha se qendra e strehimit në Gjadër të Lezhës do të jetë gati brenda 6 mujorit të parë të vitit.
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore, Xhafaj thirrje opozitës: Të diskutojmë! I domosdoshëm garantimi i votës për emigrantët, ua kemi borxh
Në një lidhje skype për “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, deputeti socialist Etjen Xhafa tha se duhet të ketë diskutime të gjera për Reformën Zgjedhore për të bërë të mundur përfaqësimin edhe të emigrantëve shqiptarë, gjë që e konsideroi një domosdoshmëri.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 30 Janar 2024 – Receta/ Ndihma e parë, këshilla / Mbrëmje poetike, 88-vjetori i Kadare
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me patate dhe mish të grirë në petë / Role me spinaq, mbushur me proshutë dhe djathë / Fileto me djathë dhe salcë të kuqe në furrë.
Njohuritë e duhura për dhënien e ndihmës së parë janë thelbësore për sigurimin e mirëqenies dhe sigurisë së individëve në ambiente të ndryshme, brenda apo jashtë. Ofrimi i shërbimeve të ndihmës së parë mund të ndihmojë në parandalimin apo uljen e shkallës së dëmtimeve dhe sëmundjeve, apo dhe të shpëtojë jetën e njerëzve. Në studion e “Rreze Dielli” me Tahir Demko, instruktor i ndihmës së parë, Kryqi i Kuq Shqiptar, tregojmë disa raste sesi duhet të japim ndihmën e parë në mënyrë sa më efektive: - Djegiet në kushte shtëpie - Hemorragji të ndryshme, plagë e gjakderdhje - Rastet e kafshimit nga qeni dhe pickimet nga grenxa ose bleta.
88 vjetori i lindjes së gjeniut, mbrëmje poetike për Ismail Kadare në shtëpinë muze të shkrimtarit më gjenial bashkëkohor, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve, në mbi 45 gjuhë të huaja, ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore. Me rastin e 88 vjetorit të lindjes së shkrimtarit më të madh shqiptar të të gjitha kohërave, një mbrëmje e veçantë poetike në laboratorin e tij krijues, përmes recitimeve nga studentë dhe diskutimeve për veprën e tij "Dimri i vetmisë së madhe". Përjetimet e kësaj mbrëmjeje i përcjell në studion e “Rreze Dielli” Teuta Dhima, bibliografe pranë Bibliotekës publike të Durrësit.
-
VIDEO
Kërkohet ashpërsimi i Kodit Penal për abuzimi me të miturit, avokati: Mosha të rritet të bëhet 18 vjeç! Sociologia: Të edukojmë familjen
Partia e Lirisë depozitoi në Kuvend projektligjin, që synon rritjen e dënimit për fajtorët e abuzimit seksual, ndërsa propozon që mosha e të miturit kur krim marrëdhënia seksuale, qoftë kjo me dakordësi të jetë 16 vjeç dhe jo 14 saç parashikon aktualisht Kodi Penal. Ndërsa dënimi minimal për këtë vepër nga 7 vite që është sot të shkojë sipas PL në 10 vite
-
VIDEO
88-vjetori i Kaderesë, mbrëmje poetike në laboratorin e tij krijues
88 vjetori i lindjes së gjeniut, mbrëmje poetike për Ismail Kadare në shtëpinë muze të shkrimtarit më gjenial bashkëkohor, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve, në mbi 45 gjuhë të huaja, ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore. Me rastin e 88 vjetorit të lindjes së shkrimtarit më të madh shqiptar të të gjitha kohërave, një mbrëmje e veçantë poetike në laboratorin e tij krijues, përmes recitimeve nga studentë dhe diskutimeve për veprën e tij "Dimri i vetmisë së madhe". Përjetimet e kësaj mbrëmjeje i përcjell në studion e “Rreze Dielli” Teuta Dhima, bibliografe pranë Bibliotekës publike të Durrësit.
-
VIDEO
Si të veproni kur digjeni në shtëpi/ Minuti i artë për hemorragjitë, plagët, kafshimi nga qeni…
Njohuritë e duhura për dhënien e ndihmës së parë janë thelbësore për sigurimin e mirëqenies dhe sigurisë së individëve në ambiente të ndryshme, brenda apo jashtë. Ofrimi i shërbimeve të ndihmës së parë mund të ndihmojë në parandalimin apo uljen e shkallës së dëmtimeve dhe sëmundjeve, apo dhe të shpëtojë jetën e njerëzve. Në studion e “Rreze Dielli” me Tahir Demko, instruktor i ndihmës së parë, Kryqi i Kuq Shqiptar, tregojmë disa raste sesi duhet të japim ndihmën e parë në mënyrë sa më efektive:
- Djegiet në kushte shtëpie
- Hemorragji të ndryshme, plagë e gjakderdhje
- Rastet e kafshimit nga qeni dhe pickimet nga grenxa ose bleta
-
VIDEO
Gjellë me patate dhe mish të grirë në petë nga zonja Albana
Gjellë me patate dhe mish të grirë në petë
Përbërësit:
Për brumin:
- 300 gr miell
- 1 lç kripë
- 250 ml ujë
- 1 lç vaj ulliri
- 1 lk uthull
Për mbushjen e petës:
- 400 gr mish i grirë
- 2 qepë
Për gjellën:
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 2 patate
- 2 domate
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Fillimisht zëmë brumin dhe e lëmë të pushojë. Ndërkohë presim qepët në gjysëm hëne, i vendosim në një tigan me vaj ulliri, ku kemi kaurdisur mishin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Hapim petën e madhe dhe shtrojmë mbushjen përgjatë sipërfaqes. E mbledhim role dhe më pas i japim formën e kërmillit.
Në një tenxhere kaurdisim një qepë të grirë hollë, shtojmë karrotën në fije dhe më pas patatet në kubikë. Vijojmë për pak minuta kaurdisjen dhe më pas shtojmë domatet, erëzat dhe pak ujë. Kur gatimi të fillojë të marrë valë shtojmë petën e mbushur. E lëmë të gatuhet mirë, rregullojmë shijen në fund dhe e spërkasim me majdanoz.
-
VIDEO
Krepa role me spinaq, mbushur me proshutë dhe djathë nga zonja Albana
Role me spinaq, mbushur me proshutë dhe djathë
Përbërësit:
- 250 gr spinaq
- 200 gr miell
- 550-600 ml qumësht
- 2 kokrra vezë
- 50 gr miell integral
- 2 lgj vaj ulliri
Për mbushje:
- Proshutë dhe djathë
Përgatitja:
Vendosim spinaqin në ujë të vluar, më pas e kalojmë në ujë të ftohtë. E vendosim spinaqin në blender ku shtojmë miellin, qumështin dhe vezët. Realizojmë një brumë të hollë si për krepa. I kalojmë në një tigan që nuk ngjit garuzhde – garuzhde dhe i mbushim me proshutë dhe djathë.
-
VIDEO
Fileto me djathë dhe salcë të kuqe në furrë nga zonja Albana
Fileto me djathë dhe salcë të kuqe në furrë
Përbërësit:
- 4 fileto derri
- 4 feta djathë
- 200 ml salcë e kuqe
- Gjalpë të freskët
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Rrahim filetot, i marinojmë me kripë dhe piper. Shtojmë nga një fetë djathi, i bëjmë role dhe i fiksojmë me stikadent. I skuqim me pak gjalpë dhe i kalojmë në një tavë ku kemi shtuar salcën e domates. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius.