-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Janar 2024 – Receta/ Horoskopi i muajit Shkurt nga Jorgo Pulla / Ekinokoku i mëlçisë, trajtimi alternativ
Zonja Albana solli dy sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Trigona shtëpie me sherbet / Tavë me thjerrëza dhe perime.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Shkurt për 12 shenjat e zodiakut. Është një muaj që niset mbarë, shprehet Pulla, por nga mesi kërkohet vëmendje dhe në fund do të jetë ideal. Muaji Shkurt do të jetë një muaj i gjatë sa i takon çështjeve të rëndësishme, është një muaj shumë i rëndësishëm ku do të kemi mundësi për të mësuar nga gabimet dhe për të rregulluar disa problematika të së shkuarës. Sa i takon fushës së dashurisë, është një muaj shumë favorit, ku Afërdita në ndikim me Mërkurin dhe Jupiterin, do të japë mundësi në lidhje të reja dhe në martesa të suksesshme. Favorizim do të kenë dhe lidhjet me pengesa për të gjitha shenjat e zodiakut.
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për parazitët në organizëm, të cilët janë të shumtë, një prej tyre është dhe ekinokoku i cili shkakton sëmundjen e ekinokokozës. Po çfarë është ekinokoku? Tenia e ekinokokut është një krimb i vogël 5-7 mm. Vezët e ekinokokut kanë përmasa 30-50 nanometër, ndërtohen nga segmentet koka, qafa, trupi. Përhapet nga qeni i shtëpisë kur ushqehet me plëndësin e bagëtive: dele, lopë, qengji, dhie, keci, dashi. Kur plehu hidhet nëpër sallata, qepë, presh, spinaq, hudhra, tenia ngjitet nëpër gjethe dhe gjethet e palara mirë bëhen burim infektimi. Burim tjetër infektimi është dhe uji i infektuar. Simptomat e ekinokokut në trupin e njeriut shfaqen brenda 1-3 vitesh, shumohen 3-10-12 vite. Kemi këputje trupore, anemi, dhimbje epigastrike, nauze dhe të vjella, alergji në trup ose zverdhje lëkure, zmadhim i mëlçisë, vështirësi në frymëmarrje, vështirësi në tretje, çrregullim në jashtëqitje si dhe rënie në peshë. Në studion e “Rreze Dielli”, zonja Ligjirije Biçaku rrëfen historinë e saj me sëmundjen e ekinokokut në mëlçi dhe në veshka, kalvarin e gjatë të ekzaminimit në spitale brenda dhe jashtë vendit si dhe kurimin e suksesshëm me bimë mjekësore.
-
VIDEO
Abuzimi i mjekut me 14-vjeçaren, Qendra për Mbrojtjen e Fëmijëve kërkesë Kuvendit: Të ndryshohet Kodi Penal, krim abuzimi seksual me të mitur nën 16 vjeç (29 janar 2024)
Drejtor i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA), Altin Hazizaj thotë në Report Tv se kanë depozituar në Kuvend një kërkesë urgjente për ndryshimin e Kodit Penal, pasi rastit të abuzimit seksual me 14-vjeçaren nga mjeku Dervish Hasi.
-
VIDEO
‘Liridona më ka tradhëtuar’, eksperti Elezi për Report Tv: Sajesë e Naim Murselit për t’iu shmangur veprës penale
I ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, eksperti Bedri Elezi ka folur për 4 dëshmitë e të arrestuarve që janë publikuar në media ndaj vrasjes së Liridona Ademaj, ku thuhet se gjithçka ka qenë e planifikuar dhe se fajtori është gjetur nga ana e hetimeve
-
VIDEO
Sëmundja e fshehtë që prek mëlçinë, transmetohet nga qeni, Ylli Merja zbulon bimën magjike për trajtim
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për parazitët në organizëm, të cilët janë të shumtë, një prej tyre është dhe ekinokoku i cili shkakton sëmundjen e ekinokokozës. Po çfarë është ekinokoku?
Tenia e ekinokokut është një krimb i vogël 5-7 mm. Vezët e ekinokokut kanë përmasa 30-50 nanometër, ndërtohen nga segmentet koka, qafa, trupi. Përhapet nga qeni i shtëpisë kur ushqehet me plëndësin e bagëtive: dele, lopë, qengji, dhie, keci, dashi. Kur plehu hidhet nëpër sallata, qepë, presh, spinaq, hudhra, tenia ngjitet nëpër gjethe dhe gjethet e palara mirë bëhen burim infektimi. Burim tjetër infektimi është dhe uji i infektuar. Simptomat e ekinokokut në trupin e njeriut shfaqen brenda 1-3 vitesh, shumohen 3-10-12 vite. Kemi këputje trupore, anemi, dhimbje epigastrike, nauze dhe të vjella, alergji në trup ose zverdhje lëkure, zmadhim i mëlçisë, vështirësi në frymëmarrje, vështirësi në tretje, çrregullim në jashtëqitje si dhe rënie në peshë. Në studion e “Rreze Dielli”, zonja Ligjirije Biçaku rrëfen historinë e saj me sëmundjen e ekinokokut në mëlçi dhe në veshka, kalvarin e gjatë të ekzaminimit në spitale brenda dhe jashtë vendit si dhe kurimin e suksesshëm me bimë mjekësore.
-
VIDEO
Trigona shtëpie me sherbet nga zonja Albana
Trigona me sherbet
Përbërësit:
- 1 pako peta
- 250 gr arra
- 300 gr galetë
- 150 ml qumësht
- 100 gr sheqer
- 70 gr gjalpë të tretur
- ½ bustinë vanilje
- ½ lëng dhe lëkure limoni
Për sherbetin:
- 250 gr sheqer
- 200 ml ujë
- Lëng limoni
Përgatitja:
Fillimisht presim petat me trashësi rreth 8 centimetra. Më pas vijojmë me përgatitjen e mbushjes. Në një tenxhere hedhim qumështin, sheqerin, arrat, lëkurën e limonit ose lëkurë portokalli dhe vaniljen. I vendosim në zjarr të ngrohen për disa minuta. E lëmë masën të ftohet dhe më pas shtojmë galetën, e përziejmë pa ndërprerje në mënyrë që masa të bëhet homogjene.
Për secilin trigon që do të përgatisim nevojiten tre rripa petash. Secilin prej tyre e spërkasim me gjalpë e më pas i vendosim njëra mbi tjetrën. Pasi i kemi bashkuar rripat tre e nga tre, në fillim të secilës petë vendosim nga një lugë gjelle me masën e përgatitur dhe nisim mbylljen e petave në formë trekëndore. I lyejmë në fund trigonat me gjalpë dhe i vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë. Ndërkohë përgatisim sherbetin. Hedhim në një tenxhere ujin, sheqerin dhe lëngun e limonit. Pasi të jenë ftohur trigonat i hedhim sherbetin sipër ose mund t’i zhysim një e nga një në sherbet.
-
VIDEO
Tavë me thjerrëza dhe perime nga zonja Albana
Tavë me thjerrëza dhe perime
Përbërësit:
- 200 gr thjerrëza
- 1 karrotë
- 2 presh
- 1 vezë
- 1 lgj miell
- 3 lgj vaj ulliri
- 150 gr djathë i grirë
- Kripë, piper i kuq
Përgatitja:
Kaurdisim preshin e prerë në formë rrethore në vaj ulliri. Shtojmë karrotën e grirë në rende, kripën dhe piperin. Thjerrëzat pasi i kemi shpëlarë i ziejmë dhe i kullojmë. Bashkojmë masat duke shtuar vezën dhe miellin. E shtrojmë gatimin në tavë të lyer me pak vaj, e mbulojmë sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 35 minuta.
-
VIDEO
Fat në dashuri, lidhje të reja për... Kujdes, në mes të muajit Shkurt! / Horoskopi mujor nga Jorgo Pulla
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Shkurt për 12 shenjat e zodiakut. Është një muaj që niset mbarë, shprehet Pulla, por nga mesi kërkohet vëmendje dhe në fund do të jetë ideal. Muaji Shkurt do të jetë një muaj i gjatë sa i takon çështjeve të rëndësishme, është një muaj shumë i rëndësishëm ku do të kemi mundësi për të mësuar nga gabimet dhe për të rregulluar disa problematika të së shkuarës. Sa i takon fushës së dashurisë, është një muaj shumë favorit, ku Afërdita në ndikim me Mërkurin dhe Jupiterin, do të japë mundësi në lidhje të reja dhe në martesa të suksesshme. Favorizim do të kenë dhe lidhjet me pengesa për të gjitha shenjat e zodiakut.
-
VIDEO
'Burgosi' gruan, nënën dhe fëmijët në shtëpi, lihet në burg 35-vjeçari: E kam bërë për t’u kujdesur! Avokati kërkon të shtrohet në spital
Gjykata lë në burg me afat 20 ditor Jetnor Zh, 35-vjeçarin i cili burgosi e dhunoi gruan, nënën dhe dy fëmijët e tij të mitur. Prokuroria ka kërkuar 30 ditë, por gjykata ka vendosur 20 ditë, ndërsa avokati i të riu ka kërkuar shtrimin e përkohshëm në spital, derisa sa ti bëhet akt-ekspertimi
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 29 janar 2024
Titujt e gazetave për sot, nga qeveria maqedonase drejtohet nga një shqiptar te NATO thotë mos prisni gjithçka nga ne e deri tek 5 përplasjet e Kadaresë me liderët e letërsisë shqipe.
-
VIDEO
Shëngjergji me turizëm elitar dhe familjar
Shpëtim Sina, administrator I Njësisë Bashkiake në Shëngjergj, tregon hartën turistike të Shëngjergjit, me pika të shumta turistike të frekuentueshme në të katër stinët e vitit.
-
VIDEO
Mulliri i fundit me ujë në Shëngjergj
63 vjecari Hasan Disha rrëfen vitet e punës në një mulli bloje me ujë, trashëguar nga tre breza në familjen e tij. Mulliri, thotë ai, duhet të shëndrrohet në një object kulturor për t’I njohur turistët vendas dhe të huaj, me traditën e blojës së drithrave në mullinjtë tradicionalë me ujë.
-
VIDEO
Shëngjergji, zemra e turizmit mes maleve (28 janar 2024)
Një udhëtim mbreslënës në Shëngjergj, një prej zonave më të bukura malore 40 kilometra në lindje të Tiranës. Ju njohim me bukuritë natyrore të Shëngjergjit, burimet e ujrave, jetën e banorëve vendas, mes të cilëve, jeta dhe puna e mullixhiut Hasan Disha. Mulliri me ujë, ku bluhet grurë dhe misër, i fundit ndër 5 mullinjtë që kishte dikur Shëngjergji. Bashkia e Shëngjergjit premton se mulliri shumë shpejt do të shëndrrohet në një pikë turistike atraktive, e vizitueshme nga turistët vendas dhe të huaj. Ndiqni reportazhin “Shëngjergji, zemra e turizmit mes maleve”, realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.