-
VIDEO
Vetëvrasja e Bedrie Lokës në Durrës, burime për Report Tv: Dyshohet se adresën false në TikTok e hapi bashkëshorti
Report Tv zbardh të tjera detaje në lidhje me rastin e rëndë të 41 vjeçares Bedrie Loka që i dha fund jetës duke u pirë fotoksinë pas dhunës nga bashkëshorti dhe pasi i kishin hapur një profil denigrues në TikTok. Gazetari Sokol Dema i ftuar në Frontline në Report Tv tha se ka dyshime që adresën false në TikTok ia kishte hapur burri i saj Xhemal Loka për ta shantazhuar.
-
VIDEO
Pse policia nuk parandaloi vetëvrasjen e 41 vjeçares në Durrës? Mullai: Nisëm hetimet pas denoncimit për profilin denigrues në tik-tok, por nuk patëm indicie
Zëdhënesi i policisë, Gentian Mullai në një lidhje ‘skype’ për ‘Frontline’ me Marsela Karapançon në Report Tv ka dhënë detaje lidhur me denoncimin e 2 janarit të vitit 2022 që 41 vjeçarja që u vetëvra në Durrës, Bedrie Loka, kishte bërë sa i takon profilit denigrues që i ishte hapur në ‘Tik-Tok’.
Ai tha se policia e kishte regjistruar procedimin penal, por nuk kishte pasur indicie të tjera lidhur me shqetësimet e 41 vjeçares.
-
VIDEO
Xhemal Loka e kërcënon dhe ofendon: Mos më shkë*** nervat...
Në videon ekskluzive që Frontline në Report Tv ka publikuar dëgjohen të gjitha ofendimet dhe kërcënimet që Xhemal Loka ka bërë ndaj të ndjerës Bedrie Loka që i dha fund jetës duke pirë fotoksinë. Agresiv dhe i papërmbajtshëm, Xhemali në video dëgjohet tek i thotë fjalët e fundit, ndërsa çdo fjalë u regjistrua nga djali i tyre i vogël.
-
VIDEO
Zgjohet Basha! Bejko: '10 me yll' Vangjeli: Fjala e tij nuk ngjit, njësoj si macja me xhamin (11 janar 2024)
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko i ftuar në studion e “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report Tv komentoi konferencën për shtyp të kryedemokratit Lulzim Basha. Ai tha se me këtë konferencë Basha hapi siparin e një gjuhe të re politike.
-
VIDEO
Berisha përshëndet Bashën nëpërmjet Lorenc Vangjelit: Më ka marrë malli, shumë më ka marrë...
-
VIDEO
La letrën e koduar me plumbin sipër,zhduket i riu/Shoku zbulon keqtrajtimin,vëllai:Armën e mori bosh (11 janar 2024)
Lë një letër dhe zhduket pa gjurmë i riu nga fshati Kamqisht i Tepelenës. Hamit Memlika apo Bushi siç thërritej, humbi gjurmët më datë 12 qershor të 2018 për të mos pasur më asnjë komunikim. Ai provoi emigrimin për herë të parë në vitin 2017 dhe u vendos në Spartë të Greqisë për shkak të vështirësive ekonomike. Atje nisi punë si çoban tek një shqiptar që quhet Klement Sina nga fshati Qesarat i Tepelenës ku punoi për afro 1 vit. Ai kishte kontakte të rregullta me familjarët me të cilët komunikonte nëpërmjet rrjeteve sociale apo edhe numrit celular që ai kishte në përdorim. Hamiti shprehej se ishte shëndoshë e mire dhe se nuk kishte asnjë problem. Këto kontakte zgjatën deri në qershor të 2018. Më datë 12 qershor ai ka komunikuar për herë të fundit me vëllanë Ervin Memlikën si çdo herë tjetër. Ndërsa pas 4 ditësh më datë 16 qeshor pronari, Klementi telefonon Ervinin të cilit i pohon se i vëllai nuk ndodhej në stan dhe se kishte ikur. Sipas tij Hamiti kishte shkuar në stan mbrëmjen e datës 15 qershor por të nesërmen ai nuk e kishte gjetur aty. Pasi Ervini takon pronarin fizikisht, ky i fundit i tregon dhe një letër të cilën Hamiti e kishte lënë në tavolinë para se të zhdukej. Pronari e mohon kategorikisht që mes tyre të ketë ndodhur ndonjë zënkë. Pas largimit të tij numri i celularit rezultonte i fikur ndërsa në rrjetin social Facebook ka qenë aktiv edhe 2 herë. Familjarët i kanë shkruar por nuk kanë mundur të marrin asnjë përgjigje. I vëllai ka bërë një denoncim në policinë greke për zhdukjen e Hamitit, por ende asgjë derimë sot. Fatkeqësitë do të ndiqnin njëra-tjetrën, kur një vit pas zhdukjes babai i Hamitit do të ndërronte jetë, e nga gjithë këto tronditje nëna Dituri Memlika ka pësuar një paralizë dhe sot ndodhet në shtrat. Një familje e madhe me 8 fëmijë, djali i katërt Hamiti rezulton i zhdukur prej vitesh. Sot me zemër të ngrirë familja Memlika janë në pritje të një lajmi që mund t'ua qetësojë sadopak zemrën.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 Janar 2024 – Receta / Rëndësia e sigurisë ushqimore/ Bëje vetë –Ide riciklimi
Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me mish pule dhe oriz / Supë pule me oriz / Tavë me patate, vezë dhe djathë / Papare e aromatizuar.
Siguria ushqimore është një nga çështjet më të rëndësishme për shëndetin tonë që do të thotë të prodhosh, ruash, të përgatisësh e ta shërbesh ushqimin në mënyrën e duhur, në mënyrë që vlerat ushqimore të tij apo kushtet higjenike të mbeten të paprekura dhe të ushqejnë organizmin. Me morinë e produkteve që qarkullojnë sot në botë, duket se misioni i një bote me ushqim të sigurt dhe brenda standarteve është më i vështirë se kurrë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 1 në 10 persona sëmuret pikërisht nga ushqimi i kontaminuar. Ushqimi i pa sigurt mund të shkaktojë rreth 200 sëmundje që nisin nga ato kancerogjenet e deri tek problemet me tretjen. Bakteret që mund të formohen tek ushqimi janë të panumërta, prandaj edhe rreziku që vjen nga to është i madh. Flasim në studion e “Rreze Dielli” me teknologun ushqimor Prof. Dr. Kapllan Sulaj, Dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, pikërisht për këtë problematikë, cilat janë ato ushqime dhe produkte ku jemi më të rrezikuar dhe ku duhet të tregojë më shumë kujdes konsumatori.
Në rubrikën "Bëje vetë" me gazetaren Eni Dare, e cila është e apasionuar dhe pas krijimeve artistike tregojmë disa ide si të ricikloni lodrat e fëmijëve duke krijuar me to lodra të reja atraktive, si të bëjmë art me tulin e bukës si dhe si të realizojmë një sapun xhepi për gjithë ditën.
-
VIDEO
‘Federatë opozitare’, PD e qartë: S’ka bashkim pa larguar Berishën non grata
PD zyrtare e ka të qartë qëndrimin e saj, nuk ka asnjë bashkim me grupin e Rithemelimit dhe të Gazment Bardhit nëse këta të fundit nuk distancohen nga personat non grata. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku shprehet pesimist në Report Tv lidhur me përpjekjet për bashkimin e opozitës me federatë.
-
VIDEO
Vrasja e Aleks Nikës më 21 Janar, ja pse është i rëndësishëm ekspertimi i predhës në Itali! Avokati: Pika kyçe e procesit
Avokati Dorian Matlija në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv deklaron se ky ekspertim është tepër i rëndësishëm për të rihapur hetimet e dosjes së 21 janarit, siç ka kërkuar dhe Gjykata e Strasburgut.
-
VIDEO
Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, do shqyrtohet programi i Kuvendit 15 janar-23 shkurt
Ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve.
-
VIDEO
Vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit, Report Tv: Disa të arrestuar për ekzekutimin në Vlorë
Report TV mëson nga burime se disa persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen me snajper të Gëzim Sinomatit.
-
VIDEO
Kujdes! Ja cilat janë ushqimet më të pasigurta dhe të rrezikshme në vendin tonë
Siguria ushqimore është një nga çështjet më të rëndësishme për shëndetin tonë që do të thotë të prodhosh, ruash, të përgatisësh e ta shërbesh ushqimin në mënyrën e duhur, në mënyrë që vlerat ushqimore të tij apo kushtet higjenike të mbeten të paprekura dhe të ushqejnë organizmin. Me morinë e produkteve që qarkullojnë sot në botë, duket se misioni i një bote me ushqim të sigurt dhe brenda standarteve është më i vështirë se kurrë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 1 në 10 persona sëmuret pikërisht nga ushqimi i kontaminuar. Ushqimi i pa sigurt mund të shkaktojë rreth 200 sëmundje që nisin nga ato kancerogjenet e deri tek problemet me tretjen. Bakteret që mund të formohen tek ushqimi janë të panumërta, prandaj edhe rreziku që vjen nga to është i madh.
Flasim në studion e “Rreze Dielli” me teknologun ushqimor Prof. Dr. Kapllan Sulaj, Dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, pikërisht për këtë problematikë, cilat janë ato ushqime dhe produkte ku jemi më të rrezikuar dhe ku duhet të tregojë më shumë kujdes konsumatori.