Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Embëlsirë me bukë të thekur / Petulla me petë.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e tretë të muajit 15-21 Janar për shenjat e zodiakut, duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë, në varësi të pozicionimit dhe ndikimit planetar.
Studimet tregojnë se 10-30 % e popullsisë vuan nga fryrja e stomakut apo barkut. E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë ju bën të fryrë? Përvoja me fryrjen mund të jetë e ndryshme për të gjithë. Mund të keni një ndjenjë ngopjeje, pasi keni ngrënë ose barku juaj mund të jetë i ngurtë e i tensionuar. Simptomat dhe shqetësimet mund të jenë të ndryshme për çdo individ, kjo në varësi të edhe vetë problematikës shëndetësore që çdo kush mund të ketë. Nga se shkaktohet fryrja e barkut? Kur mund të quhet normale dhe kur është shenjë e diçkaje tjetër? Çfarë "fshihet" pas fryejes së barkut? A mund të jetë fryrja e barkut shenjë paralajmëruese e një problematike shëndetësore për sëmundjet e brendshme apo janë thjesht gazra me shumicë dhe si të shpëtojmë prej tyre? Përgjigjen e të gjitha këtyre pyetjeve e marrim në studion e "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili tregon faktorët që ndikojnë në fryrjen e barkut, problematikat shëndetësore si dhe bimët mjekësore që na vijnë në ndihmë dhe kurat trajtuese alternative.