-
VIDEO
Protesta për Zvërnecin, Malaj: Po politizohet, investimit do t'i shkojmë deri në fund! Gjoni: Ky tubim është kundër Ramës, s’është për flamingo
Megjithëse të dy pranuan se protesta nisi nga kundërshtimet ndaj projektit, interpretimet e tyre për zhvillimet që pasuan pas akterve të dhunës në Zvërnec ishin diametralisht të kundërta.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 Qershor 2026 – Receta / Kujdesi kardiak nga temperaturat e larta
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kungulleshka të mbushura me salcë beshamel / Limonadë me lëng limoni.
Jemi në periudhën e vitit kur temperaturat e larta po bëhen gjithnjë e më të pranishme dhe organizmi ynë përballet me sfida të shtuara. Zemra, si një nga organet më të rëndësishme të trupit, është ndër të parat që ndjen efektet e vapës, ndaj kërkon kujdes të veçantë, veçanërisht tek personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët. Me ardhjen e stinës së verës shtohen edhe aktivitetet në plazh dhe pishina, por sa të sigurta janë ato për shëndetin kardiovaskular? A mund të shkaktojë zhytja e menjëhershme në ujë të ftohtë probleme me zemrën? Cilat janë rreziqet që duhen njohur dhe si mund t’i parandalojmë ato? Një tjetër çështje që shpesh ngjall shqetësim është arresti kardiak tek moshat e reja. Edhe pse konsiderohet më i rrallë, ai mund të ndodhë edhe tek adoleshentët. Cilët janë faktorët që e favorizojnë, si mund të identifikohen shenjat paralajmëruese dhe kur duhet kërkuar ndihma mjekësore? Për të folur më shumë mbi këto tema të rëndësishme për shëndetin e zemrës gjatë sezonit të verës, diskutojmë në “Rreze Dielli” me Prof. Dr. Edmond Pistuli, kardiopediatër.
-
VIDEO
‘Mos u zhysni në ujë pasi keni ngrenë, ambientohuni me ujin’, RREZIK infarkti / Thirrja kardiologut

Kungulleshka të mbushura me salcë beshamel nga zonja Albana
Kungulleshka të mbushura me salcë beshamel
Përbërësit:
- 8–10 kungulleshka të njoma
- 250 gr mish i grirë
- 1 filxhan kafeje oriz
- 2–3 qepë mesatare
- Kripë, piper, kopër
Për salcën beshamel:
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 2 lugë gjelle miell
- 2–3 filxhanë çaji qumësht
- 2 filxhanë çaji lëng perimesh
- 2 vezë
- Pak lëng limoni
- Kripë, piper
- Kopër e freskët
Përgatitja:
Lajini kungulleshkat dhe zbrazini nga mesi duke krijuar hapësirë për mbushjen. Përzieni mishin e grirë me qepët e grira hollë, orizin gjysmë të zier, koprën, kripën dhe piperin. Mbushni kungulleshkat me këtë masë. Vendosini në tenxhere, shtoni pak kripë dhe lëng mishi ose ujë sa të mbulohen pjesërisht. Ziejini në zjarr të ulët për 30–40 minuta. Ndërkohë përgatisni salcën beshamel. Shkrini gjalpin dhe kaurdisni miellin lehtë. Shtoni qumështin dhe lëngun e kungulleshkave duke i përzier vazhdimisht. Ziejeni 2–3 minuta derisa të trashet. Më pas hiqeni nga zjarri, lëreni të ftohet pak dhe shtoni vezët e rrahura me lëng limoni. Rregulloni shijen me kripë, piper dhe kopër. Vendosini kungulleshkat në pjatë, mbulojini me salcën beshamel dhe spërkatini me kopër të grirë hollë. Ose mund ta përgatisni në një variant më të lehtë duke i mbushur kungujt, vendosini në tavë, sipër beshamelin dhe direkt në furrë për t’u pjekur.
-
VIDEO
Limonadë me lëng limoni nga zonja Albana
Limonadë me lëng limoni
Përbërësit:
- 2–3 limona mesatarë
- 1 gotë sheqer
- 3–4 gota ujë
- Gjethe menteje
Përgatitja:
Zieni ujin me sheqerin derisa të shkrihet plotësisht sheqeri. Lëreni të ftohet. Shtrydhni limonat dhe kullojeni lëngun. Përziejeni lëngun e limonit me ujin e ëmbëlsuar. Hidheni në gota dhe shtoni nga një fetë limoni për zbukurim. Që limonët të japin sa më shumë lëng, para se t’i shtrydhni vendosini në ujë të vakët për rreth 5 minuta.
-
VIDEO
Protestat për Zvërnecin/ Analisti Tafani: Mediat e huaja e përdorin për t’i rënë Trumpit
Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
Ngjarja e rëndë e zhdukjes së 34-vjeçarit Eglant Koçi vijon të mbetet një nga çështjet më të ndjekura të ditëve të fundit. Pas gjashtë ditësh pa asnjë kontakt me të riun, vëllai i Eglant Koçit ka thyer heshtjen në një intervistë ekskluzive për gazetaren Odeta Dume në emisionin investigativ “Pa Gjurmë” në Report TV.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
Pas gjashtë ditësh pa asnjë kontakt me Eglant Koçin, i cili është marrë peng dhe dyshohet se është vrarë vëllai i tij ka thyer heshtjen në një intervistë ekskluzive për Report Tv. Ai mohon që familja të ketë pasur dijeni për shuma të mëdha parash apo aktivitet me kriptovaluta, pistë që po verifikohet nga grupi hetimor.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Qershor 2026 – Receta / Kanceri i zorrës së trashë / Vlerat e shalqirit
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Sallatë krokante me makarona / Çorbë me oriz / Speca të kuq të pjekur mbushur me djathë.
Kanceri i zorrës së trashë po shfaqet gjithnjë e më shpesh jo vetëm tek të moshuarit, por edhe tek grupmosha më të reja, duke ngritur pikëpyetje të rëndësishme mbi stilin modern të jetesës, ushqimin dhe faktorët mjedisorë që mund të ndikojnë në këtë prirje shqetësuese. Sa përgjegjësi ka mënyra se si ushqehemi çdo ditë? Cilat janë zakonet që mund të rrisin rrezikun dhe cilat janë ato që mund të na mbrojnë? Për të kuptuar më mirë lidhjen mes ushqyerjes, shëndetit të zorrëve dhe parandalimit të sëmundjeve të rënda, flasim në “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, për arsyet pse kanceri i zorrës së trashë po përhapet kaq shumë, ndikimin e dietës dhe faktorëve të tjerë të jetesës, si dhe për mënyrën se si duhet të ushqehen personat që janë diagnostikuar me këtë sëmundje.
Shalqiri është një nga frutat më të preferuara të verës, freskues, i shijshëm dhe i pranishëm pothuajse në çdo tryezë gjatë ditëve të nxehta. Por përtej shijes së ëmbël dhe përmbajtjes së lartë të ujit, ai fsheh edhe një sërë vlerash ushqyese që shumë njerëz nuk i njohin. Sa i dobishëm është shalqiri për organizmin? Cilat janë përfitimet e tij për hidratimin, zemrën dhe shëndetin në përgjithësi? Dhe mbi të gjitha, si mund të dallojmë një shalqi të mirë, të pjekur dhe cilësor mes dhjetëra produkteve që gjejmë në treg? Për t'iu përgjigjur këtyre pyetjeve, flasim me nutricionistin Altin Joka, për vlerat e fshehura të shalqirit, mitet dhe të vërtetat rreth konsumit të tij, si dhe këshillat praktike për të zgjedhur gjithmonë shalqirin më të mirë.
-
VIDEO
Sekreti i shalqirit perfekt: Vlerat ushqyese që nuk i dini dhe si të zgjidhni më të mirin
Shalqiri është një nga frutat më të preferuara të verës, freskues, i shijshëm dhe i pranishëm pothuajse në çdo tryezë gjatë ditëve të nxehta. Por përtej shijes së ëmbël dhe përmbajtjes së lartë të ujit, ai fsheh edhe një sërë vlerash ushqyese që shumë njerëz nuk i njohin. Sa i dobishëm është shalqiri për organizmin? Cilat janë përfitimet e tij për hidratimin, zemrën dhe shëndetin në përgjithësi? Dhe mbi të gjitha, si mund të dallojmë një shalqi të mirë, të pjekur dhe cilësor mes dhjetëra produkteve që gjejmë në treg? Për t'iu përgjigjur këtyre pyetjeve, flasim me nutricionistin Altin Joka, për vlerat e fshehura të shalqirit, mitet dhe të vërtetat rreth konsumit të tij, si dhe këshillat praktike për të zgjedhur gjithmonë shalqirin më të mirë.
-
VIDEO
Kanceri në zorrë po prek edhe 20 vjeçarët! ALARM, çfarë po bëjmë gabim?
Kanceri i zorrës së trashë po shfaqet gjithnjë e më shpesh jo vetëm tek të moshuarit, por edhe tek grupmosha më të reja, duke ngritur pikëpyetje të rëndësishme mbi stilin modern të jetesës, ushqimin dhe faktorët mjedisorë që mund të ndikojnë në këtë prirje shqetësuese. Sa përgjegjësi ka mënyra se si ushqehemi çdo ditë? Cilat janë zakonet që mund të rrisin rrezikun dhe cilat janë ato që mund të na mbrojnë? Për të kuptuar më mirë lidhjen mes ushqyerjes, shëndetit të zorrëve dhe parandalimit të sëmundjeve të rënda, flasim në “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, për arsyet pse kanceri i zorrës së trashë po përhapet kaq shumë, ndikimin e dietës dhe faktorëve të tjerë të jetesës, si dhe për mënyrën se si duhet të ushqehen personat që janë diagnostikuar me këtë sëmundje.
-
VIDEO
Makarona krokante sallatë nga zonja Albana
Makarona krokante sallatë
Përbërësit:
- 200 gr makarona flutur
- 1 lugë çaji spec i kuq i ëmbël
- 1 lugë çaji hudhër pluhur
- 1 lugë çaji piper i zi
- 3–4 lugë gjelle vaj ulliri
- Djathë parmixhano i grirë
- Kripë sipas shijes
- Pak kopër e grirë
Për sallatën:
- 1 marule e vogël
- 2 kastraveca
- 12 domate qershi
- 1 avokado e vogël
- 1 qepë e kuqe
- 100 gr djathë i bardhë
- 4 lugë gjelle kos
- 2 lugë gjelle majonezë
- 1 lugë çaji mjaltë
- 1 thelpi hudhër e shtypur
- Lëngu i 1 limoni të vogël
- Kripë dhe piper
Përgatitja:
Ziejini makaronat sipas udhëzimeve të paketimit dhe kullojini. Përziejini me vajin e ullirit, specin e kuq, hudhrën, piperin, kripën dhe parmixhanon. Shtrijini në një tavë dhe piqini në furrë të parangrohur në 200°C derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante. Përziejini herë pas here. Në një tas të madh vendosni marulen e prerë, kastravecat, domatet qershi, avokadon, qepën e kuqe dhe djathin feta. Bashkoni të gjithë përbërësit e salcës. Hidhni salcën mbi sallatë dhe përziejeni lehtë. Në fund shtoni makaronat krokante sipër dhe shërbejeni menjëherë.