Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 Korrik 2026 – Receta / Problemet me fryrjen e barkut… Dieta FODMAP

15 Korrik, 14:41 | Përditesimi: 15 Korrik, 14:41

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe me beshamel, djathë dhe kremviçe / Qofte me salcë kremoze limoni / Fërgesë me domate dhe vezë.

Problemet me tretjen janë bërë gjithnjë e më të zakonshme. Fryrja e barkut pas vakteve, gazrat, dhimbjet abdominale, kapsllëku apo diarreja janë shqetësime që ndikojnë në cilësinë e jetës së shumë njerëzve. Shpesh, edhe kur analizat rezultojnë normale, simptomat vazhdojnë, duke i shtyrë pacientët të kërkojnë zgjidhje përmes ndryshimeve në mënyrën e të ushqyerit. Një nga qasjet ushqimore që ka tërhequr vëmendjen e specialistëve është dieta FODMAP, e cila përdoret kryesisht për menaxhimin e simptomave tek personat me zorrë të ndjeshme dhe sindromën e zorrës së irrituar. Por çfarë është në të vërtetë kjo dietë, si funksionon dhe a është e përshtatshme për të gjithë? Për t'iu përgjigjur këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera, flasim në “Rreze Dielli” me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike, Altin Joka. Diskutojmë për dietën FODMAP, përfitimet dhe kufizimet e saj, gabimet që duhen shmangur, si edhe për mënyrat më të mira për të mbajtur një zorrë të shëndetshme në afat të gjatë, përfshirë rolin e probiotikëve, kefirit dhe ushqimeve të fermentuara.

MC/Shqiptarja.com