-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 16 qershor 1996/ Pas masakrës zgjedhore të 26 majit në 17 zona rivotohet sërish, opozita e majtë i bojkoton
Në 1996-tën pas masakrës zgjedhore të 26 majit qytetarët do të shkonin edhe dy herë të tjera në votime. Në 17 zona kishte rivotim për shkak të parregullsive dhe manipulimeve por opozita e majtë e kohës kishte vendosur të mos merrte pjesë. Gazeta Shqiptare shkruan në faqen e parë më 16 qershor 1996: “ Sot e diela e tretë e votimeve në Shqipëri”. Ndërsa në Koha Jonë pasqyrohej si zhvillim kryesor një incident ku zv.kryeministri Dashamir Shehi kishte goditur gazetarin Frrok Çupi.
-
VIDEO
'Zvërneci', Malaj për Report TV: Rama po gabon me protestuesit, protesta s'po ndikon tek ekonomia! Për largimin e Koçekut nga PS: Nuk ka bërë asnjë gabim, të mos largohet nga Kuvendi
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 Qershor 2026 – Receta / Variçet, shkaktarët dhe trajtimi natyral
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me qepë dhe domate / Pite pa petë me patate, proshutë, djathë dhe speca / Tortëza të shpejta me mollë.
Në “Bima dhe Shendeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, do të ndalemi te variçet, një problem që prek një numër të madh njerëzish dhe që shpesh ndikon jo vetëm në pamjen estetike, por edhe në cilësinë e jetës. Tregojmë për mënyrën se si formohen variçet, cilët janë shkaktarët kryesorë dhe faktorët që favorizojnë shfaqjen e tyre. Gjithashtu, do të shpjegojmë çfarë janë variçet, cilat janë simptomat më të zakonshme, çfarë komplikacionesh mund të sjellin nëse nuk trajtohen në kohë dhe cilat janë mundësitë për t’i trajtuar dhe mbajtur nën kontroll me ndihmën e bimëve mjekësore dhe metodave natyrale. Përveç trajtimeve natyrale, do të flasim edhe për rëndësinë e parandalimit dhe ndryshimeve në stilin e jetesës që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të venave.
-
VIDEO
Si të largoni variçet pa ndërhyrje? Këshillat e Ylli Merjës
Në “Bima dhe Shendeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, do të ndalemi te variçet, një problem që prek një numër të madh njerëzish dhe që shpesh ndikon jo vetëm në pamjen estetike, por edhe në cilësinë e jetës. Tregojmë për mënyrën se si formohen variçet, cilët janë shkaktarët kryesorë dhe faktorët që favorizojnë shfaqjen e tyre. Gjithashtu, do të shpjegojmë çfarë janë variçet, cilat janë simptomat më të zakonshme, çfarë komplikacionesh mund të sjellin nëse nuk trajtohen në kohë dhe cilat janë mundësitë për t’i trajtuar dhe mbajtur nën kontroll me ndihmën e bimëve mjekësore dhe metodave natyrale. Përveç trajtimeve natyrale, do të flasim edhe për rëndësinë e parandalimit dhe ndryshimeve në stilin e jetesës që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të venave.
-
VIDEO
Pite pa petë me patate, proshutë, djathë dhe speca nga zonja Albana
Pite pa petë me patate, proshutë, djathë dhe speca
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 1 qepë mesatare
- 2 vezë
- 200 gr djathë gouda i grirë
- 150 gr proshutë
- 1 spec jeshil
- 3 lugë gjelle miell
- 3 lugë gjelle majdanoz i grirë
- 1 lugë çaji rigon
- 120 ml qumësht
- 120 ml vaj ulliri
- Kripë dhe piper
Përgatitja:
Grini patatet në rende të trashë. Grini ose prisni imët qepën dhe specin jeshil. Vendosni patatet në një tas të madh dhe shtoni qepën, specin, proshutën dhe djathin. Shtoni vezët, miellin, majdanozin, rigonin, qumështin dhe vajin e ullirit. Rregulloni shijen me kripë dhe piper dhe përziejini mirë. Hidhni masën në një tavë të lyer me pak vaj dhe nivelojeni. Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 45–50 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë dhe të bëhet krokante. Lëreni të pushojë 10 minuta para se ta prisni dhe shërbejeni të ngrohtë me kos ose sallatë jeshile.
-
VIDEO
Byrek me qepë dhe domate nga zonja Albana
Byrek me qepë dhe domate
Përbërësit:
- 1 pako petë sfoliat
- 5 kokrra qepë
- 5 domate të pjekura
- 2 speca jeshil
- Kripë, piper, rigon
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë domatet nga cipa dhe i presim në kubikë të vegjël. Më pas grijmë qepët jo shumë hollë dhe i kaurdisim derisa të zbuten duke i shtuar pak ujë. Shtojmë më pas specat të prerë në kubikë dhe domatet e grira. Rregullojmë shijen me pak kripë e erëza sipas dëshirës dhe e lëmë mbushjen e byrekut të gatuhet pak minuta. E lëmë të ftohet, ndërkohë lyejmë tepsinë me pak vaj dhe vendosim petët sipas dëshirës të shtresave të mbushjes që do të bëjmë. E mbulojmë mbushjen e fundit me petë duke e spërkatur me pak vaj, mbledhim anët dhe e vendosim byrekun në furrë në pjekje në temperaturën 180- 190 gradë Celsius për 40 minuta.
-
VIDEO
Tortëz e shpejtë me mollë nga zonja Albana
Tortëz e shpejtë me mollë
Përbërësit:
- 1 mollë e kuqe e madhe
- 400 gr petë sfoliatë
- 3 lugë gjelle sheqer
- 1 lugë çaji kanellë
Përgatitja:
Lajeni mirë mollën dhe priteni në feta shumë të holla, duke mos ia hequr lëkurën. Hapni petën sfoliatë dhe priteni në shirita rreth 5 cm të gjerë. Përzieni sheqerin me kanellën dhe spërkateni mbi shiritat e petës. Vendosni fetat e mollës përgjatë pjesës së sipërme të çdo shiriti, duke lënë lëkurën e kuqe pak jashtë. Palosni pjesën e poshtme të petës mbi bazën e mollëve. Rrotullojeni me kujdes për të formuar një trëndafil. Vendosini në forma për mafishe ose në tavë të lyer lehtë me gjalpë. Sipas dëshirës mund të krijoni dhe vetëm një tortëz të vetëm të madhe. Piqini në furrë të parangrohur në 200°C për 20 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë. Pasi të ftohen pak spërkatini me sheqer pluhur dhe pak kanellë.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 15 qershor 1997/ Kavaja divorcohet me PD, dështojnë mitingjet e demokratët akuzojnë: Meksi e Shehu kanë shitur Golemin
Në shtypin e shkruar të datës 15 qershor 1997 pasqyroheshin zhvillimet nga takimet elektorale të kreut të PD-së Tritan Shehu. Gazeta Koha Jonë jep detaje duke sqaruar se kanë dështuar dy mitingjet në Kavajë dhe se demokratët e kësaj zone akuzojnë për shitjen e plazhit të Golemit. Titulli kryesor në Koha Jonë është : Kavaja: PD, koha për divorc.
-
VIDEO
'Një Nga Ne' - Tropoja ndez Alpet! Festa e jashtëzakonshme që bëri bashkë gjithë shqiptarët
“Një nga ne”, formati më i ri i mini-dokumentarëve prodhim i Departamentit të Programacionit të Report Tv. Qëllimi i këtij formati të ri është jo vetëm të sjellë jetën e vërtetë në Shqipëri por edhe të tregojë nëpërmjet tyre forma dhe mënyra për t’ia dalë mbanë situatave të ndryshme me të cilat ndeshemi në përditshmërinë tonë. Mini-dokumentarët do të realizohen nga gazetarja Xhensila Nako, nën kujdesin e gazetares Yllka Kamenica e cila është edhe redaktore e rubrikës së Specialeve në televizionin Report Tv. “Një nga ne” do të transmetohet çdo të shtunë në orën 13:00!
-
VIDEO
Spahiu: Trump i hoqi ‘Non Gratën’ Putinit dhe Dodikut, pse habiteni për Berishën?
Për juristin Kreshnik Spahiu, është ende e paqartë nëse DASH ia ka hequr vërtetë 'non gratën' Sali Berishës apo jo. Sipas Spahiut, me Presidentin Donald Trump në krye, nuk duhet të çuditemi nga këto veprime të administratës amerikane, pasi sipas tij, më parë SHBA-të i hoqën non gratën edhe Vladimir Putinit dhe Dodikut.
-
VIDEO
‘Non grata’ e Berishës/ Sara Mile: Saliut s’ia nxinte goja të thoshte se i janë hequr sanksionet nga SHBA, shqiptarët i kanë ‘hequr vizë’! Sefa: Pres të shoh ambasadorët e huaj të vizitojnë selinë e PD
Për deputeten socialiste Sara Mile, non gratën më të madhe Sali Berisha e ka nga populli shqiptar. Nga ana tjetër, juristi Sefa tha se nuk i interesonte 'fati' i non gratës, aq sa i interesonte mos-prezenca e përfaqësuesve të huaj dhe ambasadorëve në selinë e PD-së.
-
VIDEO
‘Zvërneci’, protesta dhe manipulimi me Inteligjencë Artificiale, drejtori i ‘Acromax’: Në videot me IA shtohet numri i protestuesve
Prej gati dy javësh çdo pasdite qytetarët kanë zhvilluar protestë para kryeministrisë për ndërtimin e resortit në Zvërnec. Aldor Nini, Drejtues i kompanisë “Acromax Media”, në një intervistë në ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se kohët e fundit po shpërndahen video me inteligjencë artificiale.