• VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 17 qershor 1994/ Në një intervistë Ramiz Alia pranon gabimet e rënda të komunizmit: Tani që i kujtojmë çuditemi

    Gazeta Koha Jonë në numrin e datës 17 qershor 1994-të risjell një bisedë të dy viteve me parë të Ramiz Alisë. Në bisedën me gazetarin Pipi Mitrojorgji Ramiz Alia pranon krimet e rënda të komunizmit dhe sqaron se tani që i kujton çuditet.  Duke botuar një foto të Ramiz Alisë së bashku me Enver Hoxhën gazeta Koha Jonë shkruan : “ Po të bëhesha edhe njëherë nuse, dija unë si të nusëroja”.

  • VIDEO

    Spahiu: Pse për 30-vite nuk u protestua kundër mafies shqiptare që pastron para, por vetëm kur erdhi Ivanka Trump?

    Teksa analizoi protestat për 'Zvërnecin', për juristin Kreshnik Spahiu ishte e habitshme se përse këto tubime nuk kanë ndodhur gjatë 30 viteve abuzime me pronat në Shqipëri, por ndodhin në një moment që vjen një investitor i huaj serioz.

    • VIDEO

      ‘Goditjet’ miliona euro të SPAK/ Beqiri: Të hetohet Shkëlzen Berisha, qëndron pas Ilir Shtufit! Kthupi: S’është rastësi që aksioni akordon me protestat për ‘Zvërnecin’

      Duke iu referuar aksioneve të fundit të SPAK, ish-prokurori Karanxha tha se me Presidentin Trump, lufta kundër trafikut ndërkombëtar të drogës ka marrë një peshë të madhe. Ndërsa për ekonomistin Sefa, 'goditjet' e SPAK dhe 'tronditjet' në tregun e pasurive të patunshme, ishin të paralajmëruara që një vit më parë, nga një vendim i Bordit të Bankës së Shqipërisë.

      • VIDEO

        Çfarë duhet të prodhojë protesta para Kryeministrisë? Petro Koçi propozon anullimin e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 dhe zgjedhjen e Presidentit nga populli

      • VIDEO

        Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 16 Qershor 2026 – Receta / Moda & trendet e verës/ Në shtëpinë e Rezarta Delisulës

        Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Paella - Oriz me fruta deti / Sardele krokante në furrë / Supë me mish pule dhe makarona fidhe / Reçel me fiq të vegjël jeshilë.

        Në studion e "Rreze Dielli" me një nga talentet më premtuese të modës shqiptare. Vetëm 18 vjeç, Erba Lulellari ka arritur të ndërtojë një profil mbresëlënës në një industri tepër konkurruese, duke e nisur rrugëtimin e saj që në moshën 14-vjeçare. Me pasion, përkushtim dhe një vizion të qartë për të ardhmen, ajo ka bërë që krijimet e saj të kalojnë kufijtë e Shqipërisë dhe të publikohen në revista prestigjioze ndërkombëtare si Photobook Magazine në SHBA, duke u renditur mes emrave të rinj që po tërheqin vëmendjen në botën e modës. Një tjetër sukses i rëndësishëm ka qenë publikimi në 4-Season Magazine, një eksperiencë që e ka ndihmuar të konsolidojë më tej identitetin e saj krijues. Sot, Erba synon të ndërtojë markën e saj globale dhe një atelie të vetën, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në industrinë ndërkombëtare të modës. Në këtë bisedë do të flasim për rrugëtimin e saj, sfidat dhe sukseset, ëndrrat për të ardhmen, por edhe për trendet që do të dominojnë verën e këtij viti.

        Gazetarja Rezarta Delisula asnjëherë nuk e ka pasur kohën me tepri. Për shkak të profesionit, i është dashur të jetë përherë në lëvizje. Ideja për t’iu përvjedhur realitetit duke u fshehur nëpër gjethet e domateve, apo perimeve të tjera që sapo kanë filluar të rriten në ballkonin e saj, nuk i lindi papritmas një ditë, mes zhurmave mbytëse të përditshmërisë. Historia ka nisur thuajse 30 vite të shkuara nga babai i saj… Përveçse terapi e çlodhje, koha që kalonte nëpër vazot e ballkonit, tashmë ishte edhe në dobi të Morelit, djalit të saj. Shëndeti i tij qëndron përmbi gjithçka; perimet e pazarit sipas saj nuk ofrojnë asgjë të vërtetë. Në vazot drejtkëndore ka sallatë kale, speca, domate, panxhar, në ato më të voglat, që mund të jenë edhe filxhanë çaji, janë të gjitha erëzat, e po ashtu edhe lulet.... Si amvisë tironse Rezarta na tregon pasionin për gatimin, çajrat natyrale me kombinime të ndryshme e padyshim pijen e preferuar të saj Hardiçin.

      • VIDEO

        Yzeiri për largimin e Koçekut nga PS: Përgjegjësinë të mos e kërkojmë tek Mariana! Protestat për Zvërnecin? Greqia dhe Irani mezi e pritën këtë ditë

      • VIDEO

        ‘Nuk blej perime’, befason gazetarja Rezarta Delisula: E kam kthyer ballkonin në bahçe

        Gazetarja Rezarta Delisula asnjëherë nuk e ka pasur kohën me tepri. Për shkak të profesionit, i është dashur të jetë përherë në lëvizje. Ideja për t’iu përvjedhur realitetit duke u fshehur nëpër gjethet e domateve, apo perimeve të tjera që sapo kanë filluar të rriten në ballkonin e saj, nuk i lindi papritmas një ditë, mes zhurmave mbytëse të përditshmërisë. Historia ka nisur thuajse 30 vite të shkuara nga babai i saj… Përveçse terapi e çlodhje, koha që kalonte nëpër vazot e ballkonit, tashmë ishte edhe në dobi të Morelit, djalit të saj. Shëndeti i tij qëndron përmbi gjithçka; perimet e pazarit sipas saj nuk ofrojnë asgjë të vërtetë. Në vazot drejtkëndore ka sallatë kale, speca, domate, panxhar, në ato më të voglat, që mund të jenë edhe filxhanë çaji, janë të gjitha erëzat, e po ashtu edhe lulet.... Si amvisë tironse Rezarta na tregon pasionin për gatimin, çajrat natyrale me kombinime të ndryshme e padyshim pijen e preferuar të saj Hardiçin.

      • VIDEO

        Historia e pabesueshme e 18-vjeçares shqiptare që u publikua në revistat e huaja

        Në studion e "Rreze Dielli" me një nga talentet më premtuese të modës shqiptare. Vetëm 18 vjeç, Erba Lulellari ka arritur të ndërtojë një profil mbresëlënës në një industri tepër konkurruese, duke e nisur rrugëtimin e saj që në moshën 14-vjeçare. Me pasion, përkushtim dhe një vizion të qartë për të ardhmen, ajo ka bërë që krijimet e saj të kalojnë kufijtë e Shqipërisë dhe të publikohen në revista prestigjioze ndërkombëtare si Photobook Magazine në SHBA, duke u renditur mes emrave të rinj që po tërheqin vëmendjen në botën e modës. Një tjetër sukses i rëndësishëm ka qenë publikimi në 4-Season Magazine, një eksperiencë që e ka ndihmuar të konsolidojë më tej identitetin e saj krijues. Sot, Erba synon të ndërtojë markën e saj globale dhe një atelie të vetën, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në industrinë ndërkombëtare të modës. Në këtë bisedë do të flasim për rrugëtimin e saj, sfidat dhe sukseset, ëndrrat për të ardhmen, por edhe për trendet që do të dominojnë verën e këtij viti.

      • VIDEO

        Paella spanjolle / Oriz me fruta deti dhe perime nga zonja Albana

        Paella - Oriz me fruta deti dhe perime

        Përbërësit:

        • 1 litër lëng pule
        • ½ lugë çaji shafran
        • ¼ lugë çaji kripë
        • 3 lugë gjelle vaj ulliri
        • ½ qepë e verdhë
        • ½ spec i kuq
        • 3 thelpinj hudhër
        • 600 gr oriz
        • 400 gr domate të grira
        • 150 gr bizele
        • 450 gr karkaleca të pastruar
        • 450 gr midhje
        • ¼ gotë majdanoz i grirë

        Përgatitja:

        Ngrohni lëngun e pulës dhe shtoni shafranin. Lëreni të qëndrojë 10 minuta. Në një tigan të madh ngrohni vajin e ullirit. Kaurdisni qepën dhe specin për 4-5 minuta. Shtoni hudhrën, lëreni 2 minuta. Më pas shtoni orizin dhe përziejeni për 1 minutë. Hidhni domatet dhe lëngun me shafran. Shtoni kripën dhe lëreni orizin të gatuhet në zjarr mesatar pa e përzier shumë për rreth 15 minuta. Më pas shtoni bizelet, karkalecat, midhjet. Vazhdoni gatimin edhe 10-15 minuta derisa orizi të thithë lëngun dhe frutat e detit të hapen. Hiqeni nga zjarri, mbulojeni me letër alumini për 5 minuta. Në fund spërkateni me majdanoz të freskët dhe shërbejeni menjëherë.

      • VIDEO

        Sardele krokante në furrë pa skuqje nga zonja Albana

        Sardele krokante në furrë

        Përbërësit:

        • 1 kg sardele të pastruara
        • 200 gr miell misri
        • 50 gr miell gruri
        • Kripë, piper i zi
        • Piper i kuq i ëmbël ose djegës
        • 2–3 lugë gjelle vaj ulliri
        • 1 limon për servirje

        Përgatitja:

        Ngrohni furrën në 200°C. Në një tas të madh përzieni miellin e misrit, miellin e grurit, kripën, piperin e zi dhe piperin e kuq. Shtoni sardelet pak nga pak dhe përziejini mirë që të mbulohen nga mielli me erëza. Shtroni një tavë me letër furre dhe vendosni sardelet në një shtresë të vetme. Spërkatini sipër me vaj ulliri dhe piqini për 20–25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante. Shërbejini të ngrohta me lëng limoni të freskët.

      • VIDEO

        Supë me mish pule dhe makarona fidhe nga zonja Albana

        Supë me mish pule dhe makarona fidhe

        Përbërësit:

        • 1 pulë e vogël
        • 200 gr makarona fidhe
        • 1 karrotë
        • 1 litër lëng mishi
        • 1 limon
        • 1 tufë majdanoz
        • 2 copë djathë bebe
        • Kripë, piper

        Përgatitja:

        Fillimisht vendosim pulën të ziejë, më pas e ndajmë nga kockat dhe mishin e pulës e bëjmë në fije. Në lëngun e mishit të cilin e kullojmë vendosim makaronat fidhe, karrotën të grirë në rende, kripën dhe piperin dhe e lemë të ziejë për 10 minuta, Në fund shtojmë tek supa mishin e pulës, djathin bebe, lëngun e limonit dhe majdanozin e grirë imët.

      • VIDEO

        Reçel me fiq të vegjël jeshilë nga zonja Albana

        Reçel me fiq të vegjël jeshilë

        Përbërësit:

        • 1 kg fiq të vegjël të fortë jeshil
        • Disa gjethe të njoma fiku
        • 1 litër ujë
        • 700 gr sheqer
        • Ujë me sodë buke

        Përgatitja:

        Mblidhni fiqtë e vegjël kur janë ende të gjelbër dhe të fortë. Prisni bishtat dhe bëni një prerje të vogël në formë kryqi në fund të çdo fiku. Vendosni fiqtë dhe gjethet e fikut në ujë me sodë buke për 24 orë. Kjo ndihmon që qumështi i fikut të mos irritojë lëkurën dhe fiqtë të mbeten të fortë. Shpëlajini mirë disa herë me ujë të pastër. Përgatisni sherbetin duke zier: 1 litër ujë dhe 700 gr sheqer. Shtoni fiqtë dhe gjethet në sherbet. Vendosni sipër një pjatë të vogël që fiqtë të qëndrojnë të zhytur në lëng. Ziejini në zjarr të ulët për 3–4 orë, derisa fiqtë të bëhen të tejdukshëm dhe sherbeti të trashet. Më pas mbushni kavanozët e sterilizuar, mbyllini dhe ruajini në vend të errët.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv