-
VIDEO
Pulë me perime në salcë aromatike mesdhetare nga zonja Albana
Pulë me perime në salcë aromatike mesdhetare
Përbërësit:
- 1 pulë
- 60 ml vaj ulliri
- 2 qepë të kuqe
- 400 gr patëllxhanë
- 3 thelpinj hudhër
- 350 gr kungulleshka
- 2 speca të kuq ose jeshilë
- 800 gr domate të grira
- 125 ml verë e bardhë e thatë
- 1 tufë majdanoz
- Trumzë, rozmarinë, borzilok i freskët
- Kripë dhe piper i zi i sapobluar
Përgatitja:
Ndani pulën në copa dhe e rregulloni me kripë e piper. Ngrohni vajin e ullirit në një tenxhere ose tavë të thellë dhe skuqni copat e pulës derisa të marrin ngjyrë të artë nga të gjitha anët. Hiqini mënjanë. Në të njëjtin vaj kaurdisni qepët e prera në feta për rreth 10 minuta derisa të zbuten. Shtoni patëllxhanët e prerë në kubikë, hudhrën, kungulleshkat dhe specat. Gatuajini edhe 10 minuta. Hidhni domatet e grira, verën e bardhë dhe erëzat aromatike. Vendoseni përsëri pulën në tenxhere, ulni zjarrin dhe lëreni të ziejë ngadalë rreth 45 minuta, derisa pula të jetë e butë dhe salca të trashet. Në fund rregulloni shijen me kripë e piper dhe spërkateni me majdanoz të freskët.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 18 qershor 1996/ Pas masakrës zgjedhore të 26 majit PD i fiton të 17-ta zonat në rivotim, PS akuzon për ekstrem të djathtë
Në shtypin e shkruar të datës 18 qershor 1996 pasqyroheshin rezultatet e raundit të tretë të votimeve në 17-të zona. Pas masakrës zgjedhore të 26 majit zgjedhjet në zona të caktuara u zhvilluan edhe dy herë dhe Gazeta Shqiptare shkruan në faqe të parë: “ Votimet e treta: PD fiton në të 17 zonat. Ndërsa PS akuzonte se Shqipëria pushtohet nga ekstremi i djathtë dhe Zëri i Popullit shkruan : “ Berisha fiton 90% të vendeve në Parlament”.
-
VIDEO
17 ditë protesta/ Meçe: Nga lëvizje qytetare në përplasje të hapur politike
-
VIDEO
Alibeaj: SPAK godet bosët e krimit, Rama-Berisha në të njëjtin hall!
-
VIDEO
Emisioni i plotë "Pa Gjurme" – “Foli me të fejuarën dhe fiku telefonin”/ Motra: Kam frikë se ka gabuar diku…
-
VIDEO
Emisioni i plotë "Repolitix"- Protestat/ SKENARI: Rama ikën, do vendosë një tjetër socialist! Zbulohet pse u largua Neomalësorja!
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 17 Qershor 2026 – Receta / Denisa Kona, pasionet dhe malli për nënën
Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fileto pule të marinuara me kos dhe erëza në furrë / Bukë pite / Speca me domate dhe vezë / Patëllxhanë të mbushur me djathë.
Denisa Kona është një grua që ka ditur t’i japë jetë çdo pasioni të saj. E njohur prej vitesh në gazetari, ajo ka eksploruar me të njëjtën përkushtim edhe botën e shëndetit natyral, duke kërkuar gjithmonë harmoninë mes njeriut dhe natyrës. Sot, jeta e saj është një mozaik i pasur dashurish dhe përkushtimesh: dashuria për shkrimin, për muzikën, për fëmijët, për zogjtë që i ka kthyer në pjesë të pandashme të familjes së saj, por edhe për kujtimin e nënës së shtrenjtë, mungesa e së cilës vazhdon të lërë gjurmë të thella në zemrën e saj. E ftuar në studion e “Rreze Dielli”, Denisa Kona ndan me ne jo vetëm pasionet dhe rrugëtimin e saj jetësor, por edhe përjetimin e dhimbshëm të humbjes së nënës. Një rrëfim i ndjerë për dashurinë, mungesën, kujtimet dhe besimin e saj se jeta nuk përfundon këtu, por vazhdon në një botë përtej asaj që ne shohim.
-
VIDEO
‘Besoj në jetën e përtejme, e ndjej nënën kudo’ / Prek Denisa Kona: Sot flas ndryshe me të
Denisa Kona është një grua që ka ditur t’i japë jetë çdo pasioni të saj. E njohur prej vitesh në gazetari, ajo ka eksploruar me të njëjtën përkushtim edhe botën e shëndetit natyral, duke kërkuar gjithmonë harmoninë mes njeriut dhe natyrës. Sot, jeta e saj është një mozaik i pasur dashurish dhe përkushtimesh: dashuria për shkrimin, për muzikën, për fëmijët, për zogjtë që i ka kthyer në pjesë të pandashme të familjes së saj, por edhe për kujtimin e nënës së shtrenjtë, mungesa e së cilës vazhdon të lërë gjurmë të thella në zemrën e saj. E ftuar në studion e “Rreze Dielli”, Denisa Kona ndan me ne jo vetëm pasionet dhe rrugëtimin e saj jetësor, por edhe përjetimin e dhimbshëm të humbjes së nënës. Një rrëfim i ndjerë për dashurinë, mungesën, kujtimet dhe besimin e saj se jeta nuk përfundon këtu, por vazhdon në një botë përtej asaj që ne shohim.
-
VIDEO
Bukë pite të buta si pambuk nga zonja Albana
Bukë pite
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 300 ml qumësht i vakët
- 5 gr maja buke e thatë
- 1 lugë çaji sheqer
- 1 lugë çaji kripë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja:
Përziejmë qumështin e vakët me majanë dhe sheqerin. E lemë 5-10 minuta. Më pas shtojmë miellin, kripën dhe vajin. E punojmë derisa të formohet një brumë i butë dhe elastik. E mbulojmë dhe e lëmë të vijë për rreth 1 orë. Më pas e ndajmë në 6-8 toptha. Hapim secilin në formë disku të rrumbullakët sa pëllëmba e dorës. I vendosim në tavë me letër pjekjeje, i lëmë 20 minuta dhe më pas i vendosim në furrë shumë të nxehtë (220-250°C) për 6-10 minuta, derisa të fryhen si tullumbace dhe të marrin pak ngjyrë sipër.
-
VIDEO
Patëllxhanë të mbushur me djathë nga zonja Albana
Patëllxhanë të mbushur me djathë
Përbërësit:
- 3 patëllxhanë të mëdhenj
- 3 thelpinj hudhër
- 1 tufë majdanoz
- 150 gr djathë që shkrihet
- 3 lugë gjelle peksimadhe
- 3 lugë salcë domate
- 3-4 lugë vaj ulliri
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
- Rigon, borzilok
Përgatitja:
Patëllxhanët pritini në feta të rrumbullakëta rreth 1 cm të trasha. Spërkatini me kripë, piper dhe pak vaj ulliri. Piqini në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 15 minuta. Në një tas përzieni djathin e grirë me hudhrat e shtypura, majdanozin e grirë, pak kripë, piper të zi, piper të kuq dhe peksimadhe. Vendosni një lugë mbushje mbi një fetë patëllxhani dhe mbulojeni me një fetë tjetër, si sanduiç. Renditini në tavë, sipër hidhni salcën e domates dhe pak djathë kaçkavall të grirë. Piqini përsëri në 190°C për 15–20 minuta, derisa djathi të shkrijë dhe të marrë ngjyrë të artë. Për një shije më të freskët mund të shtoni edhe pak rigon ose borzilok.
-
VIDEO
Fileto pule të marinuara me kos dhe erëza në furrë nga zonja Albana
Fileto pule të marinuara me kos dhe erëza në furrë
Përbërësit:
- 4 fileto pule
- 250 gr kos
- 1 lugë çaji paprika
- 1 lugë çaji rigon
- 1 lugë çaji hudhër pluhur
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji piper i zi
- 1 lugë çaji borzilok
Përgatitja:
Përziejmë kosin me të gjitha erëzat. Lyejmë mirë filetot e pulës me marinadën. I mbulojmë dhe i lëmë në frigorifer të paktën 2-4 orë (idealja gjatë natës). I vendosim njëra mbi tjetrën mbi një shkop qebapi ku në fillim dhe në fund vendosim gjysëm qepe dhe i pjekim derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të jenë gatuar plotësisht.
-
VIDEO
Speca me domate dhe vezë nga zonja Albana
Speca me domate dhe vezë
Përbërësit:
- 3 speca
- 1 qepë mesatare
- 4 domate të pjekura
- 1 lgj salcë domate
- 2 thelpinj hudhër
- 2 vezë
- 1 lgj vaj për person
- 1 filxhan kafeje ujë
- Kripë, rigon
- Piper i zi, piper i kuq
- Majdanoz ose borzilok i freskët
Përgatitja:
Në fillim pastrojmë e lajmë qepën, e presim hollë në gjysëmhëne. Pastrojmë specat nga farat dhe i ndajmë në shirita. Vendosim një tigan me vaj ulliri dhe skuqim qepën derisa të zverdhet. Shtojmë specat, i kaurdisim për 5-6 minuta, më shtojmë hudhrat, domatet dhe pak ujë. Rregullojmë shijen me kripë, piper, rigon dhe pak spec djegës nëse dëshirojmë. Vendosim kapakun dhe i lëmë të gatuhen për 10 minuta në zjarr të ulët. Në fund hedhim vezët sipër, shtojmë pak kripë e majdanoz dhe vendosim kapakun. E lëmë gatimin për pak minuta sa vezët të mpiksen dhe e servirim të ngrohtë me pak majdanoz ose borzilok të freskët.