• VIDEO

    Speca të kuq të pjekur mbushur me djathë nga zonja Albana

    Speca të kuq të pjekur mbushur me djathë

    Përbërësit:

    • 4 speca të kuq
    • 200 gr djathë kaçkavall i butë
    • 2 lugë vaj ulliri
    • 2 lugë majdanoz të grirë
    • Pak piper i zi

    Përgatitja:

    Piqini specat derisa lëkura të nxijë lehtë. Vendosini në një qese ose enë të mbyllur për 10 minuta dhe më pas qërojini. Hapini me kujdes dhe hiqni farat. Mbushini me feta djathi, spërkatini me vaj ulliri dhe pak piper. Vendosini në furrë në 180°C për 8–10 minuta, derisa djathi të zbutet. Në fund shtoni majdanozin e grirë.

  • VIDEO

    Çorbë me oriz nga zonja Albana

    Çorbë me oriz

    Përbërësit:

    • 1 filxhan oriz
    • 1 litër ujë / lëng pule ose perimesh
    • 3 lugë kos
    • 1 e verdhë veze
    • 1 lugë gjelle miell
    • Lëngu i ½ limoni
    • 1 lugë gjelle gjalpë
    • 1 lugë çaji spec i kuq i ëmbël
    • Kripë, piper i zi
    • Pak hudhër pluhur

    Përgatitja:

    Lajeni orizin dhe ziejeni në ujë ose lëng mishi derisa të zbutet mirë. Në një enë përzieni kosin, të verdhën e vezës, miellin, lëngun e limonit, kripën dhe erëzat. Merrni 1–2 garuzhde nga lëngu i nxehtë i orizit dhe shtojeni ngadalë te përzierja me kos duke e trazuar vazhdimisht. Hidhni përzierjen në tenxhere dhe trazojeni pa ndërprerje. Ziejeni në zjarr të ulët për 3–4 minuta derisa çorba të trashet lehtë. Në fund shtoni gjalpin e shkrirë dhe shërbejeni të ngrohtë.

  • VIDEO

    Protesta për Zvërnecin, Meçaj: Partitë opozitare duan ta përdorin për të goditur Ramën, dje drejtonte kryetarja e FRPD! Kthupi: Organizatorët janë të rinjtë!

    Arben Meçaj shprehet se për opozitën është e qartë se nëse Rama nuk kthehet në objektiv, do të vijojnë të mbeten në opozitë. Sipas tij, protesta mund të jetë duke u organizuar nga lëvizja për të penguar investimet strategjike ose 'idealistët', por Adriatik Kthupi shprehet se pas tubimeve, qëndrojnë vetëm të rinjtë.

    • VIDEO

      Spahiu propozon: Referendum për projektin e Trump në Zvërnec! Populli të votojë ‘po’ ose ‘jo’

      Gjatë një bisede në “Repolitix” në Report Tv, juristi tha se kjo ide ‘bashkon’ në të njëjtën ditë votimin për zgjedhjen e qeverisë dhe për investimin, brenda verës.

      • VIDEO

        Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 9 Qershor 2026 – Receta / Platforma AloDoktor/ Risi në fushën e estetikës

        Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me speca, oriz dhe mish të grirë / Omletë në unaza qepeje / Sallatë me kastravec / Spinaq në brumë.

        Në botën e bukurisë ekzistojnë emra që nuk përfaqësojnë thjesht produkte apo stil, por një filozofi të tërë elegance, arti dhe luksit italian. Një prej tyre është pa dyshim Aldo Coppola - brandi që revolucionarizoi mënyrën se si gratë kujdesen për flokët, duke sjellë natyralitetin, finesën dhe konceptin e “beauty experience”. Sot në "Rreze Dielli" prezantojmë Artën, një grua që e solli këtë frymë edhe në Shqipëri, një sipërmarrëse elegante, pasionante dhe vizionare, e cila besoi se edhe gratë shqiptare meritonin të preknin standardin premium të beauty-t italian. Ajo nuk sjell vetëm një markë të famshme, por një mënyrë të re të të jetuarit bukurinë.

        Në një kohë kur me një klikim porosisim ushqim, rezervojmë udhëtime apo bëjmë pagesa online, pse duhet të jetë kaq e vështirë të gjesh një mjek, një klinikë apo të rezervosh një vizitë kur ke një problem shëndetësor tëndin apo të familjarëve? Pikërisht për këtë është krijuar AloDOKTOR, një platformë shqiptare që synon ta bëjë më të thjeshtë dhe më të shpejtë lidhjen mes pacientit dhe profesionistëve të shëndetit. Me një prej themeluesve të AloDoktor.al, Erando Çiko, diskutuam në “Rreze Dielli” për këtë ide inovative dhe për mënyrën se si teknologjia po ndryshon aksesin në shërbimet shëndetësore.

      • VIDEO

        AloDoktor.al, platforma që ju çon te doktori vetëm me një klik

        Në një kohë kur me një klikim porosisim ushqim, rezervojmë udhëtime apo bëjmë pagesa online, pse duhet të jetë kaq e vështirë të gjesh një mjek, një klinikë apo të rezervosh një vizitë kur ke një problem shëndetësor tëndin apo të familjarëve? Pikërisht për këtë është krijuar AloDOKTOR, një platformë shqiptare që synon ta bëjë më të thjeshtë dhe më të shpejtë lidhjen mes pacientit dhe profesionistëve të shëndetit. Me një prej themeluesve të AloDoktor.al, Erando Çiko, diskutuam në “Rreze Dielli” për këtë ide inovative dhe për mënyrën se si teknologjia po ndryshon aksesin në shërbimet shëndetësore.

      • VIDEO

        ‘Të puthura nga dielli’,historia e Artës nga Dukagjini në sallonin luksoz italian: Ishte burri që...

        Në botën e bukurisë ekzistojnë emra që nuk përfaqësojnë thjesht produkte apo stil, por një filozofi të tërë elegance, arti dhe luksit italian. Një prej tyre është pa dyshim Aldo Coppola - brandi që revolucionarizoi mënyrën se si gratë kujdesen për flokët, duke sjellë natyralitetin, finesën dhe konceptin e “beauty experience”. Sot në "Rreze Dielli" prezantojmë Artën, një grua që e solli këtë frymë edhe në Shqipëri, një sipërmarrëse elegante, pasionante dhe vizionare, e cila besoi se edhe gratë shqiptare meritonin të preknin standardin premium të beauty-t italian. Ajo nuk sjell vetëm një markë të famshme, por një mënyrë të re të të jetuarit bukurinë.

      • VIDEO

        Tavë me speca, oriz dhe mish të grirë nga zonja Albana

        Tavë me speca, oriz dhe mish të grirë

        Përbërësit:

        • 400 gr speca të kuq dhe jeshilë
        • 200 gr mish i grirë
        • 100 gr oriz
        • 1 qepë e madhe
        • 2 lgj salcë domate
        • 1 lgj vaj për person
        • 1 lugë çaji rigon
        • 1 lugë çaji piper i zi
        • 1 lugë çaji kripë
        • 500 ml ujë i nxehtë

        Përgatitja:

        Në një tigan kaurdisni qepën me vajin derisa të zbutet. Shtoni mishin e grirë dhe gatuajeni për 5–6 minuta. Hidhni specat dhe vazhdoni gatimin derisa të zbuten pak. Shtoni salcën e domates, rigonin, kripën dhe piperin. Përzieni orizin e larë dhe kalojeni të gjithë masën në një tavë. Hidhni ujin e nxehtë dhe përziejeni lehtë. Piqeni në furrë të parangrohur në 190°C për 45–50 minuta, derisa orizi të jetë gatuar dhe sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.

        Këshilla nga Albana: Për një shije më të pasur, përdorni speca të kuq të pjekur lehtë para gatimit.

      • VIDEO

        Spinaq në brumë nga zonja Albana

        Spinaq në brumë

        Përbërësit:

        • 300 gr gjethe spinaqi me kërcej të freskët
        • 100 gr miell
        • 30 gr niseshte misri
        • 1 lugë çaji pluhur pjekës
        • 1 kokërr vezë
        • 180 ml ujë shumë i ftohtë
        • 1 lugë çaji paprika e ëmbël
        • Pak kripë
        • Vaj për skuqje

        Salcë për servirje:

        • 2 lugë gjelle salcë soje
        • 1 lugë gjelle mjaltë
        • 1 lugë çaji lëng limoni

        Përgatitja:

        Lajeni dhe thajeni mirë spinaqin. Në një tas përzieni miellin, niseshtenë, pluhurin pjekës, paprikën dhe kripën. Rrihni lehtë vezën dhe shtoni ujin e ftohtë. Bashkojini me përzierjen e miellit, mos e përzieni shumë pasi brumi duhet të mbetet paksa me kokrriza. Zhytini gjethet e spinaqit në brumë. Skuqini në vaj të nxehur për 1–2 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokante. Vendosini mbi letër kuzhine për të larguar vajin e tepërt. Përgatisni salcën shoqëruese me pak mjaltë, soja dhe lëng limoni.

      • VIDEO

        Sallatë me kastravec nga zonja Albana

        Sallatë me kastravec

        Përbërësit:

        • 4 kastravecë të vegjël
        • 1 spec djegës
        • 4 qepë të njoma
        • 2 thelpinj hudhër
        • 1 lugë gjelle salcë soje
        • 1 lugë gjelle vaj ulliri
        • 1 tufë majdanoz i freskët
        • Lëng nga ½ limon
        • Kripë sipas shijes
        • Fara susami për dekor

        Përgatitja:

        Vendosim kastravecët në një qese ushqimore dhe i rrahim lehtë me rrahësen e mishit, derisa të çahen pak. I presim në copa mesatare. Presim specin djegës dhe qepët e njoma në feta të holla, ndërsa majdanozin e grijmë imët. Në një tas përziejmë salcën e sojës, vajin e ullirit, lëngun e limonit dhe hudhrën e shtypur. Shtojmë kastravecët, specin, qepët dhe majdanozin. I trazojmë mirë që të përthithin aromat e dressingut. Në fund e spërkasim sallatën me fara susami, e vendosim në frigorifer 10–15 minuta që shijet të bashkohen më mirë dhe e servirim menjëherë.

      • VIDEO

        Omletë në unaza qepeje nga zonja Albana

        Omletë në unaza qepeje

        Përbërësit:

        • 1 qepë e madhe
        • 3–4 vezë
        • 1 lgj gjalpë ose vaj ulliri
        • Kripë, piper i zi
        • Pak djathë kaçkavall i grirë
        • Majdanoz ose qepë të njoma

        Përgatitja:

        Qërojmë qepën dhe e presim në feta të trasha rreth 1–1.5 cm. Ndajmë fetat në unaza të mëdha. Nxehim një tigan dhe shtojmë gjalpin ose vajin. Vendosim unazat e qepës në tigan dhe i lëmë 1–2 minuta të zbuten pak. Thyejmë vezët dhe i hedhim me kujdes dy vezë brenda secilës unazë. I spërkatim me kripë dhe piper. Mbulojmë tiganin me kapak dhe e gatuajmë 4–5 minuta në zjarr të ulët, derisa veza të mpikset. Nëse dëshirojmë shtojmë djathin sipër në minutën e fundit. E shërbejmë të ngrohtë me bukë të thekur ose sallatë.

      • VIDEO

        Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 8 Qershor 2026 – Receta / Gjethet e fikut, përdorimet në shëndet / Kallot e këmbës, kura natyrale

        Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Krepa në furrë / Bukëza shkopinj me ullinj / Embëlsirë akullore me biskota.

        Gjethet e fikut janë përdorur prej shekujsh në mjekësinë popullore si një ndihmë natyrale për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies. Të pasura me përbërës bioaktivë, antioksidantë dhe substanca me vlera terapeutike, ato janë studiuar për rolin e tyre në mbështetjen e organizmit në raste të ndryshme, si nivelet e larta të sheqerit në gjak, kolesteroli i rritur, tensioni arterial dhe probleme të tjera metabolike. Në studion e “Rreze Dielli”, së bashku me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, do të flasim për vetitë e gjetheve të fikut, mënyrën e përdorimit të tyre dhe do të realizojmë kombinime të ndryshme çajrash me bazë gjethet e fikut, si kura natyrale që mund të ndihmojnë në mbështetjen e shëndetit.

        Kallot janë një problem i zakonshëm që shfaqet si pasojë e fërkimit dhe presionit të vazhdueshëm në lëkurë, veçanërisht në shputa dhe gishta. Edhe pse në fillim mund të duken të padëmshme, me kalimin e kohës ato mund të shkaktojnë dhimbje, parehati gjatë ecjes dhe vështirësi në aktivitetet e përditshme. Por pse krijohen kallot, cilët janë faktorët që i favorizojnë dhe si mund t’i trajtojmë në mënyrë natyrale? Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti”, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja do të shpjegojë hap pas hapi mënyrën e duhur të pastrimit të kallove, gabimet që duhen shmangur dhe do të prezantojë një përzierje të veçantë natyrale që ndihmon në zbutjen, largimin dhe eliminimin e tyre.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv