-
VIDEO
Mos i prisni KALLOT! Ja metoda natyrale që i zhduk pa dhimbje
Kallot janë një problem i zakonshëm që shfaqet si pasojë e fërkimit dhe presionit të vazhdueshëm në lëkurë, veçanërisht në shputa dhe gishta. Edhe pse në fillim mund të duken të padëmshme, me kalimin e kohës ato mund të shkaktojnë dhimbje, parehati gjatë ecjes dhe vështirësi në aktivitetet e përditshme. Por pse krijohen kallot, cilët janë faktorët që i favorizojnë dhe si mund t’i trajtojmë në mënyrë natyrale? Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti”, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja do të shpjegojë hap pas hapi mënyrën e duhur të pastrimit të kallove, gabimet që duhen shmangur dhe do të prezantojë një përzierje të veçantë natyrale që ndihmon në zbutjen, largimin dhe eliminimin e tyre.
-
VIDEO
Gjethet e Fikut, ‘ilaç’ natyral nga diabeti tek kolesteroli dhe…
Gjethet e fikut janë përdorur prej shekujsh në mjekësinë popullore si një ndihmë natyrale për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies. Të pasura me përbërës bioaktivë, antioksidantë dhe substanca me vlera terapeutike, ato janë studiuar për rolin e tyre në mbështetjen e organizmit në raste të ndryshme, si nivelet e larta të sheqerit në gjak, kolesteroli i rritur, tensioni arterial dhe probleme të tjera metabolike. Në studion e “Rreze Dielli”, së bashku me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, do të flasim për vetitë e gjetheve të fikut, mënyrën e përdorimit të tyre dhe do të realizojmë kombinime të ndryshme çajrash me bazë gjethet e fikut, si kura natyrale që mund të ndihmojnë në mbështetjen e shëndetit.
-
VIDEO
Krepa në furrë nga zonja Albana
Krepa në furrë
Përbërësit:
- 500 ml qumësht
- 200 gr miell
- 30 gr sheqer
- 10 gr gjalpë i shkrirë
- 2 vezë
- 1 vanilje
- Për servirje: sheqer pluhur dhe kanellë
Përgatitja:
Në një tas përziejmë qumështin me vezët, sheqerin, vaniljen dhe gjalpin. Shtojmë miellin dhe e përziejmë derisa të krijohet një masë homogjene. E lëmë të pushojë për 10 minuta. E hedhim në një tavë të shtruar me letër pjekjeje. E vendosim në furrë në 200°C për rreth 15 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë. E servirim pudrosur me sheqer pluhur dhe kanellë ose mund t’i bëjmë me mbushje sipas dëshirës.
-
VIDEO
Bukëza me ullinj plot shije nga zonja Albana
Bukëza me ullinj
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 350 ml ujë i vakët
- 7 gr maja e thatë
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji sheqer
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 100–150 gr ullinj të zinj pa bërthamë
Përgatitja:
Përziejmë ujin, majanë dhe sheqerin. E lemë 5 minuta. Shtojmë miellin, kripën dhe vajin. E përziejmë mirë dhe në fund shtojmë ullinjtë. Mbulojmë enën dhe e lemë brumin të vijë 1–1.5 orë. Më pas e kalojmë në tavolinë me pak miell dhe e ndajmë në shirita të gjatë si bukëza shkopinj. I vendosim në tepsi me letër pjekjeje, i lëmë dhe 20 minuta të pushojnë dhe më pas i pjekim në 220°C për 20–25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Sanduiç akullore me biskota nga zonja Albana
Embëlsirë akullore me biskota
Përbërësit:
- 500 gr krem qumështi
- 1 kuti qumësht i kondensuar
- 1 paketë biskota katrore
Përgatitja:
Rrihni kremin e qumështit derisa të bëhet një pana e butë. Shtoni qumështin e kondensuar dhe përziejeni me spatul. Mund të shtoni edhe pak biskota të thërrmuara në krem për më shumë shije. Në një tavë ose tepsi të shtruar me letër kuzhine vendosni një shtresë biskotash. Hidhni sipër kremin dhe nivelojeni mirë. Mbulojeni me një shtresë tjetër biskotash. Vendoseni në ngrirje për rreth 6 orë ose gjatë natës. Nxirreni, priteni në katrorë sipas vijave të biskotave dhe shërbejeni. Për një variant më aromatik mund të shtoni: vanilje, copëza çokollate, luleshtrydhe të grira ose pak krem lajthie në përzierje.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Qershor 2026 – Receta / Historia rrëqethëse e Tony Selimit
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë dheu me të brendshme viçi / Supë me spinaq, oriz dhe limon / Petulla me qumësht.
'5 vjeç i përdhunuar, 19 vjeç në luftë, 20 vjeç i pastrehë', Tony Selimi, shqiptari nga Gostivari që sot frymëzon mbi 1 miliard njerëz. Nga një histori e vështirë emigrimi dhe sfidash personale, abuzimi seksual në fëmijëri, bullizmi dhe sot te skenat ndërkombëtare të motivimit dhe zhvillimit personal. I ftuar në studion e “Rreze Dielli” në një rrëfim sa prekës dhe emocional Toni Selimi, një djalë nga Gostivari që u ngrit nga sfidat e jetës për t’u bërë një nga zërat më të fuqishëm globalë në transformimin njerëzor dhe inteligjencën artificiale. Nga Londra në Times Square, nga TEDx në Kombet e Bashkuara, nga librat bestseller te CEO-t, yjet e Hollyvudit, sipërmarrës, avokat, politikan, mjek, dhe Individët me Pasuri Ultra të Lartë Neto që kanë krijuar mbi një miliard paund në vlerë duke u trajnuar nga ai dhe përdorur metodën e tij 12 Step Business Accelerator Method™, Tony ka dhënë mbi 29,000 orë konsulta dhe prekur mbi 170 milionë njerëz me punën e tij.
-
VIDEO
Si të ringrihemi, si të forcojmë shëndetin mendor, por dhe financat tona / Motivuesi Tony Selimi
Nga një histori e vështirë emigrimi dhe sfidash personale, abuzimi seksual në fëmijëri, bullizmi dhe sot te skenat ndërkombëtare të motivimit dhe zhvillimit personal. Toni Selimi, një djalë nga Gostivari që u ngrit nga sfidat e jetës për t’u bërë një nga zërat më të fuqishëm globalë në transformimin njerëzor dhe inteligjencën artificiale. Nga Londra në Times Square, nga TEDx në Kombet e Bashkuara, nga librat bestseller te CEO-t, yjet e Hollyvudit, sipërmarrës, avokat, politikan, mjek, dhe Individët me Pasuri Ultra të Lartë Neto që kanë krijuar mbi një miliard paund në vlerë duke u trajnuar nga ai dhe përdorur metodën e tij 12 Step Business Accelerator Method™, Tony ka dhënë mbi 29,000 orë konsulta dhe prekur mbi 170 milionë njerëz me punën e tij.
-
VIDEO
‘5 vjeç më përdhunuan, ishte mik i familjes / Historia e trishtë e Tony Selimit
'5 vjeç i përdhunuar, 19 vjeç në luftë, 20 vjeç i pastrehë', Tony Selimi, shqiptari nga Gostivari që sot frymëzon mbi 1 miliard njerëz. Nga një histori e vështirë emigrimi dhe sfidash personale, abuzimi seksual në fëmijëri, bullizmi dhe sot te skenat ndërkombëtare të motivimit dhe zhvillimit personal. I ftuar në studion e “Rreze Dielli” në një rrëfim sa prekës dhe emocional Toni Selimi, një djalë nga Gostivari që u ngrit nga sfidat e jetës për t’u bërë një nga zërat më të fuqishëm globalë në transformimin njerëzor dhe inteligjencën artificiale. Nga një histori e vështirë fëmijërie dhe emigrimi, deri te skenat ndërkombëtare të motivimit, historia e jashtëzakonshme e Tony Selimit.
-
VIDEO
Tavë tironse e dheut me të brendshme viçi nga zonja Albana
Tavë tironse e dheut me të brendshme viçi
Përbërësit:
- 400 gr mish viçi
- 500 gr gjizë
- 1 kokërr qepë
- 1 thelpi hudhër
- 50 gr miell misri
- 10 gr nenexhik i thatë
- 10 gr spec i kuq
- 1 lugë gjelle salcë domatesh
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 20 gr gjalpë
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Kaurdisim qepën e grirë imët derisa të zbutet. Shtojmë hudhrën dhe salcën e domates, i përziejmë për 1 minutë. Hedhim mishin e viçit dhe e skuqim lehtë nga të gjitha anët. Shtojmë kripën, piperin, specin e kuq dhe pak ujë, dhe e lemë mishin të ziejë derisa të zbutet mirë. Në një tas përziejmë gjizën me miellin e misrit dhe nenexhikun. Kur mishi të jetë gati, shtojmë përzierjen e gjizës duke e përzier ngadalë. E kalojmë masën në një tavë balte dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 190°C për rreth 25–30 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë. Shërbehet e nxehtë me bukë shtëpie ose bukë misri.
-
VIDEO
Supë me spinaq, oriz dhe limon nga zonja Albana
Supë me spinaq, oriz dhe limon
Përbërësit:
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lgj gjalpë
- 50 ml vaj ulliri
- 100 gr oriz
- ½ tufë majdanoz
- 300 gr spinaq
- 1 vezë
- 4 lugë kos
- 2 lgj miell
- Ujë ose buljon
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tenxhere shtojmë gjalpë dhe vaj ulliri, shtojmë qepën e kaurdisim dhe më pas hudhrat e prera mesatarisht. Shtojmë bulion dhe masën e orizit. Teksa orizi zien, në një tas përziejmë kosin me vezët dhe miellin. Në momentin që është zierë orizi, shtojmë spinaqin dhe e lëmë 5 minuta të marr valë. Më pas nga bulioni i tenxheres shtojmë pak tek tasi që kemi rrahur kosin me vezët dhe këto masa të dyja i bashkojmë. E lemë supën dhe pak minuta të marrë valë, e spërkasim me bimë aromatike, kripë e piper dhe e servirim të ngrohtë.
-
VIDEO
Petulla me qumësht, servirur me krem çokollate nga zonja Albana
Petulla me qumësht
Përbërësit:
- 1 gotë qumësht i vakët
- 1 lgj vaj
- 3 gota miell
- 1 lç sheqer
- 1 lç kripë
- Maja buke e butë
- Vaj për skuqje
- Krem çokollate për servirje
Përgatitja:
Në një enë shtojmë majanë e bukës, sheqerin, kripën, vajin, i përziejmë derisa të treten produktet. Më pas shtojmë miellin dhe qumështin e vakët. Zëmë brumin, e lëmë rreth 1 orë të rehatohet duke e mbuluar me qese membranë. Nga kjo masë krijojmë 10 toptha brumi, i lëmë sërish të pushojnë për 20 minuta. Mbas 20 minutash në mes të çdo topi brumi, kriojmë një vrimë. I skuqim me vaj bimor dhe i servirim me krem çokollate sipër.
-
VIDEO
Protesta për Zvërnecin/ Spahiu: Nëse Rama jep dorëheqjen, kush i fiton zgjedhjet e parakohshme?
Nën autorësinë dhe moderimin e gazetares Marsela Karapanço, politika dhe ngjarja më e rëndësishme e momentit, nuk do të jetë thjesht një opsion më shumë, por beteja e së vërtetës pa kompromis, e pyetjeve të drejtpërdrejta, e kërkesës se “llogarisë” ndaj atyre që janë deleguar të përfaqësojnë qytetarët, politikanëve. Por jo vetëm!Çdo të enjte ora 21:00