Role e mbushur me mish të grirë nga zonja Albana

29 Dhjetor 2023, 13:02

Role e mbushur me mish të grirë

Përbërësit:

  • 700 gr mish i grirë
  • 1 kokërr vezë
  • 1 qepë mesatare
  • 1 lgj mustardë
  • 1 fetë bukë
  • ½ ls kripë
  • 1 ls piper i kuq
  • 1 Is vaj ulliri
  • 4 vezë të ziera
  • 200 ml salcë domate
  • Suxhuk pikant / Proshutë
  • Djathë kaçkavall i butë

Përgatitja:

Mishin e grirë e përziejmë me qepën, kripën, piperin e kuq, mustardën, bukën, vezën dhe sallamin së cilit i kemi hequr lëkurën. E punojmë mirë brumin dhe e hapim në një letër kuzhine. Vendosim në rradhë vezët e ziera duke i ndarë me nga një fetë djathë të butë. E mbështjellim mishin e grirë në formë roleje me ndihmën e një membrane kuzhine. E punojmë mire rolenë dhe e vendosim në frigorifer për 30 minuta. Më pas e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta. Pasi është pjekur shtojmë salcën e domates.