-
VIDEO
SPAK kërkon arrest shtëpie me policë tek dera, avokatët e Berishës bëjnë lëvizjen e re për të shtyrë vendimin e GJKKO-së: Duam audion e seancës
Avokatët e Sali Berishës bënë sot lëvizjen e re për të shtyrë në kohë vendimin e GJKKO-së për marrjen e masës së sigurisë arrest në shtëpi për ish-kryeministrin Sali Berisha, në hetim për aferën ‘Partizani’. Vendimi pritet të jepet në orën 15:00.
-
VIDEO
Qofte me salcë me nerden, poetja Adelina Pali tregon recetën plot shije të gjyshes së saj
Tavë me qofte me nerden
Përbërësit:
- 300 gr mish i grirë viçi
- 1 qepë e grirë në rende
- 15 gr oriz
- 1 kokërr vezë
- 30 gr miell gruri
- 10 gr miell misri
- 10 gr sheqer
- Pak nerden kumbulle
- Salcë domatesh
- Vaj lule dielli
- Nenexhik
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në një tas vendosim mishin e grirë, pak kripë, qepën e grirë në rende, nenexhikun, orizin, një lugë miell dhe një vezë. I përziejmë mirë, e punojmë për disa minuta, e mbulojmë dhe e lëmë 30 minuta të qetësohet në mënyrë që të lidhet mishi me përbërësit e tjerë dhe të marrë aromën e duhur.
Pasi janë qetësuar marrim një tigan, hedhim vaj rreth 1 filxhan kafeje dhe bëjmë qoftet, të cilat nuk i pudrosim me miell, por i skuqim direkt. Pasi të fillojnë skuqjen ulim pak flakën në mënyrë që të ziejnë nga brenda dhe të skuqen shumë dhe mos të shpërbëhen. I heqim nga zjarri, marrim tavën e vendosim mbi zjarr me 1 litër ujë, shtojmë piper dhe yndyrën që skuqëm qoftet të kulluar me një kullesë. Vendosim kapakun, e lëmë të nxehet uji pak, më pas shtojmë 1 lugë nerden, pak kripë dhe 1/2 lugë salcë domate. Neutralizojmë shijen me pak sheqer dhe përziejmë miellin e grurit dhe të misrit me pak nga lëngu dhe e hedhim brenda. E mbulojmë derisa të marrë valë e të lidhet lëngu dhe me pas shtojmë qoftet. E lëmë salcën me qofte të gatuhet për rreth 30 minuta derisa salca të lidhet plotësisht.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 28 dhjetor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga marshimi i fundit i Berishës te Gjykata e Lartë rikthen në Apel "vulën" e PD-së e deri tek si i mbylli PS-ja dyert e komisioneve parlamentare.
-
VIDEO
Vula e PD ngelet rrugëve të gjykatave! Çfarë di Shkëlzen Berisha për Gërdecin? (27 dhjetor 2023)
-
VIDEO
‘Gërdeci’/ Galdini: Na surprizoi Shkëlzeni për kontaktet me ‘armikun’ e PD-së! Kthupi: Pas dëshmisë së tij, do zgjerohet rrethi i të pandehurve
Gjatë diskutimit të dëshmisë së Shkëlzen Berishës për Gëdecin, të ftuarit në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, e konsideruan këtë si një tradhëti befasuese pasi gjatë kohës që Berisha kishte qenë në krye të PD Delijorgji ka qenë një prej biznesmenëve më të sulmuar.
-
VIDEO
Zvarritja në GJKKO për arrestin e Berishës, Galdini: Po kthehet nga burrë shteti në 'burrë shtëpie’! Elezi: Kapet pas procedurave, duket që ka probleme
I ftuar në emisionin “Repolitix” me gazetarin Denis Minga në Report Tv, kreu i Lëvizjes së Re, Arian Galdini tha se me këto zvarritje, Berisha po kthehet nga burrë shteti në ‘burrë shtëpie’. Galdini tha se Berisha po rrëzonte imazhin që kishte ndërtuar më herët si person që nuk trembej para asgjëje.
-
VIDEO
Gjykata e Lartë ktheu në Apel vendimin për vulën, Kthupi: Legjitimon PD-së si palë ankuese! Elezi: Berisha fitoi frymëmarrje, por nuk e kontrollon më bazën
Vendimin e Gjykatës së Lartë për ta kthyer për shqyrtim në themel në Gjykatën e Apelit çështjen e vulës së Partisë Demokratike, sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi e komentoi si legjitimim të partisë si palë ankuese.
-
VIDEO
24 orë ‘liri’ për Berishën, avokat Beqiri: Kërkesa e 3 për përjashtimin e gjyqtares, qesharake! Hoxha: Do të zvarrisë procesin! Haklaj: Vetëm në Afrikë protestohet kundër drejtësisë
Për të tretën herë kërkohet përjashtimi i gjyqtares, Irena Gjoka nga gjykimi i Sali Berishës për aferën Partizani, me pretendimin e konflikt të interesit, pavarësisht se e njëjta kërkesë është rrëzuar në dy herët e para. Avokatët të ftuar në "Studio Live" në Report Tv shpjegojnë arsyet e kësaj kërkese të cilën e quajnë qesharake
-
VIDEO
7 operacione nuk e ngritën dot në këmbë, prek Stela: Hoqa dhe veshkën, por jam optimiste (27 Dhjetor 2023)
Personazhi i radhës në “Një nga ne” është Stelina Brakaj, një vajzë 24 vjeçare me aftësi të kufizuara.
Vuan nga spina bifida, një sëmundje që e ka lënë në karrige me rrota, por pamundësia fizike nuk ia ka ndërprerë ëndrrat.
Stelina ka studiuar shkenca kompjuterike, ka pasion muzikën, nget makinën dhe çdo ditë përpiqet ta thyejë rutinën me gjëra të reja.
Gjithnjë përpiqet të qëndrojë optimiste, ndonëse herë pas herë përballet me sfida të cilat e demoralizojnë.
Mungesa e infrastrukturës për personat me aftësi të kufizuara është një nga problematikat që vihet re rëndom në qytetin bregdetar të Vlorës. Për këtë arsye Stela kërkon ndihmën e kalimtarëve që të kalojë rrugën ose për t’u ngjitur në trotuare.
Dëshira më e madhe është të punojë në profesion, por duket se kjo kategori është ende e paragjykuar nga shoqëria dhe pronarët e kompanive.
-
VIDEO
Vogëlushja shkon me gomar në shkollë, nëna: Sëmundja po e torturon, nuk e kuroj e dot (27 dhjetor 2023)
Nëna e tyre Albina Rrapo detyrohet çdo mëngjes të lërë punët dhe të përcjellë fëmijët e saj 7 dhe 10-vjeçarë për në shkollë. Gjendja në të cilën kjo familje prej 4 anëtarësh jeton është mjaft e rëndë. Kryefamiljari Florenc Rrapo trajtohet me kemp dhe nuk punon. Gjithashtu edhe vajza 10 vjeçe trajtohet me kemp për shkak të një problemi në këmbë që ka shfaqur që në lindje.
-
VIDEO
Andoni kritika për vendimin e Gjykatës së Lartë për vulën e PD-së: Mban peng procesin për partinë e dytë më të madhe në vend
Analisti Ben Andoni tha se vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë që ktheu në Gjykatën e Apelit çështjen për vulën e Partisë Demokratike, është një penalizim i madh për të dy palët.
-
VIDEO
Gjykata e lartë ktheu konfliktin për vulën në Apel, avokati për Report Tv: Do shqyrtojë në themel vendimin e Zhukrit, palë edhe Basha
Gjykata e Lartë ktheu për rigjykim konfliktin Berisha-Basha për vulën e Partisë Demokratike. Avokati Redi Ramaj, i ftuar në Report Tv tha se tashmë Apeli duhet të marrë një vendim përfundimtar se kujt i takon vula, Berishës apo Bashës.