Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 11-17 dhjetor 2023.
Sipas astrologut Jorgo Pulla do të jetë një javë vendimtare në çështje të rëndësishme që do të kemi dhe pikërisht kjo javë do të na shoqërojë deri në Mars të vitit 2024, pra çfarë bëjmë tani dhe çfarë duam të realizojmë dhe prioritetet që do të vendosim do të reflektohen dhe do të kenë ndikim deri në muajin Mars. Është momenti më i mirë, më i duhuri në vazhdimësi, prandaj duhet të jemi sa më të vëmendshëm për gjërat që do të bëjmë, pasi kjo javë do t’u japë mundësi të gjitha shenjave të zodiakut.
Astrologu Pulla në parashikimin e tij të horoskopit javor, tregoi klasifikimin e shenjave në bazë të ndikimit dhe vendosjes planetare nga vendi i dymbëdhjetë deri në vendin e parë.